dhomes Archives - 55 News https://55news.al/tag/dhomes/ Fri, 18 Jan 2019 14:53:34 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png dhomes Archives - 55 News https://55news.al/tag/dhomes/ 32 32 LETRA/Trump i anullon vizitat jashtë vendi kryetares së Dhomës: Shtyje ekskursionin! https://55news.al/globi/letra-trump-i-anullon-vizitat-jashte-vendi-kryetares-se-dhomes-shtyje-ekskursionin/ Fri, 18 Jan 2019 14:53:34 +0000 https://new.55news.al/?p=80637 Presidenti i SHBA, Donald Trump i tha të enjten Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi se udhëtimi i saj në Belgjikë, Egjipt dhe Afganistan është anuluar, për shkak të mbylljes së pjesshme të qeverisë. Në një letër drejtuar demokrates së lartë të Dhomës së Përfaqësuesve, Presidenti Trump shkruante: “Për shkak të mbylljes së qeverisë, […]

The post LETRA/Trump i anullon vizitat jashtë vendi kryetares së Dhomës: Shtyje ekskursionin! appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i SHBA, Donald Trump i tha të enjten Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi se udhëtimi i saj në Belgjikë, Egjipt dhe Afganistan është anuluar, për shkak të mbylljes së pjesshme të qeverisë.

Në një letër drejtuar demokrates së lartë të Dhomës së Përfaqësuesve, Presidenti Trump shkruante: “Për shkak të mbylljes së qeverisë, më vjen keq t’ju informoj se udhëtimi juaj në Bruksel, Egjipt dhe Afganistan është shtyrë.” “Do ta riplanifikojmë këtë ekskursion shtatë-ditor kur të ketë mbaruar mbyllja,” shkruante Presidenti Trump.

Letra vjen pas një kërkese që zonja Pelosi i bëri Presidentit Trump gjatë kësaj jave për ta shtyrë fjalimin e tij tradicional për gjendjen e vendit përpara dy dhomave të Kongresit më 29 janar.

Presidenti Trump tha se zonja Pelosi duhet të qëndrojë në Uashington për të negociuar me të mbi rrugët për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, një ngërç që lidhet me refuzimin e Dhomës së Përfaqësuesve për të miratuar fondet e kërkuara nga Presidenti Trump për financimin e një muri kufitar me Meksikën.

Presidenti Trump tha se nëse dëshiron, zonja Pelosi mund të përdorë avionë udhëtarësh për vizitat e saj, duke nënkuptuar se qeveria nuk mund t’i vërë në dispozicion një aeroplan ushtarak.

Udhëtimi i zonjës Pelosi ishte planifikuar të fillonte të enjten mbrëma.

Mbyllja e psesshme e qeveriswë amerikane hyri të enjten në ditën e 27 dhe është mbyllja më e gjatë ndonjëherë në historinë e vendit.

Ndërkohë që mbyllja vazhdon, Departamenti i Shtetit i udhëzoi të enjten të gjithë diplomatët në Uashington dhe jashtë vendit, të kthehen në punë me pagesë javën e ardhshme, duke thënë se kishte gjetur fondet për pagat e tyre të paktën përkohësisht, pavarësisht mbylljes së qeverisë.

Nuk është ende e qartë se ku u gjetën paratë, por departamenti tha se do të përdorte “fonde ekzistuese si dhe burime të tjera fiskale në dispozicion për të rifilluar financimin e listës së pagave”.

POLEMIKA MES LIGJVËNËSVE

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane gati një muaj më parë, për shkak të kërkesës së Presidentit Trump për financimin e murit në kufirin SHBA-Meksikë, duket se po rrit tensionet mes ligjvënësve.

Udhëheqësi i shumicës republikane në senat, Mitch McConnell kritikoi qëndrimin e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe të partisë së saj demokrate në lidhje me ndërtimin e murit.

“Vitet e fundit kam parë se si një administratë demokrate ka ndërtuar të njëjtat barriera çeliku, të cilat President i tanishëm kërkon t’i zgjerojë. Por, këto ditë duket se demokratët janë të kënaqur të marrin urdhëra nga ligjvënësja e San Franciskos dhe të rreshtohen në pozicionin e saj ekstrem se muret tani janë bërë të pamoralshme. Vërtet janë bërë?”

Senatori McConnell tha se e vetmja mënyrë për të dalë nga ngërçi është arritja e një marrëveshjeje dy-partiake. Ndërkohë, udhëheqësi i pakicës demokrate në senat, Chuck Schumer tha se zoti McConnell po heq dorë nga autoriteti e tij dhe po bën punën e Presidentit.

“Unë do t’i thoja kryetarit shumë thjesht se ju mund të mos pajtoheni me ne. Por, hapni qeverinë! Ju mund ta bëni këtë zoti McConnell! Fajësimet dhe kritikat tuaja nuk kanë për ta hapur qeverinë. Ne të gjithë e dimë se Donald Trumpi është pengesë. Ju, unë dhe të gjithë e dimë këtë.”

Presidenti Trump ka thënë se nuk do të shqyrtonte asnjë propozim për të rihapur qeverinë, nëse kjo nuk përfshin financimin e murit.

Presidenti Trump ktheu në ligj të mërkurën një projekt-ligj që garanton se punonjësit federalë do marrin pagat e humbura për shkak të mbylljes së qeverisë, siç është vepruar gjatë mbylljeve të mëparshme të qeverisë në dekadat të fundit.

Nëse mbyllja zgjat edhe një javë tjetër, punonjësit e qeverisë do të humbasin pagën e tyre të dytë këtë muaj. VO

letra.jpg

 

 

The post LETRA/Trump i anullon vizitat jashtë vendi kryetares së Dhomës: Shtyje ekskursionin! appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Crawford: Rreziku i PPP-ve i takon shtetit https://55news.al/aktualitet/presidenti-i-dhomes-amerikane-te-tregtise-crawford-rreziku-i-ppp-ve-i-takon-shtetit/ Mon, 19 Nov 2018 15:20:15 +0000 https://new.55news.al/?p=68493 Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tirana Mark Crawford ka folur gjate një interviste për problemin e PPP-ve në vend. Sipas tij, ky model investimi, pra nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat, është model i njohur në një masë të madhe shtetesh. Edhe pse PPP-të është një praktikë e njohur, përsëri duhet pasur pasur kujdes në mënyrën […]

The post Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Crawford: Rreziku i PPP-ve i takon shtetit appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tirana Mark Crawford ka folur gjate një interviste për problemin e PPP-ve në vend. Sipas tij, ky model investimi, pra nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat, është model i njohur në një masë të madhe shtetesh. Edhe pse PPP-të është një praktikë e njohur, përsëri duhet pasur pasur kujdes në mënyrën se si implementohet ajo. Ajo që vihet re në Shqipëri është konceptimi i gabuar i idesë së Partneritetit Publik-Privat. Kur një kompani private merr përsipër gjithë rezultatet, ajo do të marrë përsipër edhe riskun për gjithë projektin, tha ai i ftuar në Ekopolitikë në Ora News. Nga ana tjetër, kemi shfaqjen e një mënyre tjetër. Një kompani private financon projektin nëpërmjet buxhetit të shtetit e rrjedhimisht, qeveria përballet me një dyfishim kostoje.

Sipas z. Crawford, në Shqipëri duket se rëndom ndodh situata e mësipërme. Sipas tij, janë kompani të cilat, edhe pse marrim përsipër zbatimin e një projekti të caktuar, ato nuk marrin përsipër gjithë riskun e tij por vetëm një pjesë të vogël. Në një farë mënyre, krijohet një partneritet mes publikut dhe një ndërmjetësi (brooker-i).
Pra, është pikërisht ky i fundit ai që nuk merr përsipër gjithë riskun e projektit pasi nuk ka interes të caktuar në gjithë investimin publik që është duke u zhvilluar apo nga investimi që bën qeveria.

The post Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Crawford: Rreziku i PPP-ve i takon shtetit appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Dhomës së Llogarive të Ukrainës një vizitë zyrtare në Shqipëri, ja kë takoi https://55news.al/aktualitet/kryetari-i-dhomes-se-llogarive-te-ukraines-nje-vizite-zyrtare-ne-shqiperi-ja-ke-takoi/ Fri, 28 Sep 2018 15:00:13 +0000 https://new.55news.al/?p=53118 Në datën 28 shtator 2018, një delegacion i Zyrës së Llogarive të Ukrainës i kryesuar nga Kryetari i saj, z. Valeriy Patskan zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri. Vizita vjen në vazhdën e bashkëpunimit të frytshëm midis dy institucioneve dhe të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga Kryetarët Bujar Leskaj dhe Valeriy Patskan, në datën […]

The post Kryetari i Dhomës së Llogarive të Ukrainës një vizitë zyrtare në Shqipëri, ja kë takoi appeared first on 55 News.

]]>
Në datën 28 shtator 2018, një delegacion i Zyrës së Llogarive të Ukrainës i kryesuar nga Kryetari i saj, z. Valeriy Patskan zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri. Vizita vjen në vazhdën e bashkëpunimit të frytshëm midis dy institucioneve dhe të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga Kryetarët Bujar Leskaj dhe Valeriy Patskan, në datën 15 qershor 2018, në Kiev.

Vizitën e tij në Shqipëri, z.Patskan e filloi me takimin me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z.Gramoz Ruçi. Gjatë takimit me z.Ruci u evidentuan lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Ukrainës dhe u theksua që kjo është vizita e rangut më të lartë që zhvillohet në Shqipëri nga zyrtarë e Ukrainës, duke e vlerësuar si një shenjë të mirë për vizita të tjera të rangut edhe më të lartë.

Më pas u realizua takimi zyrtar në KLSH, në të cilin Kryetari i KLSH-së, z. Leskaj bëri një prezantim të aktivitetit të KLSH për vitin 2017 dhe gjashtë mujorin e parë të vitit 2018, në të cilin vuri theksin tek treguesit e auditimeve të vitit 2017 dhe 2018, si për numrin e auditimeve të realizuara, dëmin ekonomik të konstatuar, të ardhurat e munguara dhe shpenzimet e kryera jo në përputhje me parimet e efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit (3E), masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, rekomandime për ndryshime apo përmirësime të legjislacionit, etj.

Kryetari Leskaj tha se veprimtaria e KLSH-së bazohet në 4 nene të Kushtetutës  dhe në Ligjin 154/2014  dt. 26 Nëntor “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Metodologjia e përdorur në matjen e performancës së KLSH për vitin 2017, u bazua në sistemin e vetëvlerësimit dhe i mundësoi KLSH parashikueshmërinë e zhvillimit  strategjik të mbështetur në rezultate konkrete të analizave, të identifikojë aspektet e zhvillimit dhe të përcaktojë mundësitë e përmirësimit, monitorojë veprimtarinë e institucionit me qëllim rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë.

Zoti Leskaj vuri në dukje dhe analizoi disa tregues që lidhen me performancën e KLSH-së për vitin 2017: Indikatori i dobisë së auditimit, si një nga treguesit më domethënës të performancës së Institucioneve Supreme të Auditimit, për vitin 2017 rezulton se për çdo një lek të shpenzuar për institucionin e KLSH-së janë zbuluar dhe kërkuar për t’u zhdëmtuar 31.9 lekë.  Dëmi ekonomik në shumën totale prej 11.5 miliard lekë ose 85.8 milionë euro; 156 auditime të realizuara, llojet e tyre, si edhe subjektet në të cilat janë kryer auditimet.  Për vitin 2017, KLSH realizoi 5 auditime IT,  nga 2 të realizuara në 2016.

Gjatë vitit 2017 KLSH ka rekomanduar gjithsej 91 propozime për ndryshim/përmirësim legjislacioni, nga të cilat janë pranuar dhe janë në proces zbatimi 29 rekomandime.  Në vitin 2017 KLSH ka propozuar 2082 rekomandime, të cilat synojnë përmirësimin e sistemeve organizative të enteve të audituara.

Marrëdhëniet e mira të KLSH-së me parlamentin, dërgimin e raporteve sensitive të auditimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Komisionet respektive, si edhe mbështetjen e Kuvendit për institucionin.

Një rëndësi të veçantë, Kryetari i KLSH-së gjatë fjalës së tij i vuri hapjes së institucionit dhe rritjes së transparencës së veprimtarisë së tij, nëpërmjet publikimit të të gjitha vendimeve të auditimit, realizimit të muajit të hapur për qytetarët, shkrimeve të audituesve të KLSH-së në media, botimeve të librave, konferencat shkencore, etj.

Kryetari i Dhomës së Llogarive të Ukrainës falënderoi Kryetarin e KLSH-së për organizimin e kësaj vizite dhe shprehu bindjen qe këto marrëdhënie do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen. Zoti Patskan falënderoi veçanërisht Kryetarin Leskaj për organizimin vitin e ardhshëm nga KLSH të takimit të Grupit të Punës së EUROSAI-t për auditimin e fondeve të alokuara për fatkeqësitë dhe katastrofat natyrore dhe theksoi se në kuadër të këtij bashkëpunimi do të organizohet një auditim ndërkombëtar, duke e ftuar KLSH-në të bëhet pjesë e tij. Auditimi do të përqëndrohet në dy drejtime kryesore, atë të parandalimit të përmbytjeve dhe të katastrofave natyrore.

Zoti Patskan vlerësoi shumë hapat e bërë nga KLSH në drejtim të auditimit të performancës dhe të IT dhe përfundoi fjalën e tij duke thënë …” kur hyra në institucionin Tuaj u ndjeva sikur po hyja në shtëpinë e një miku, megjithëse është hera e parë që vij në Shqipëri. Duke ndjekur me vëmendje prezantimin e Kryetarit Leskaj, mendoj që periudha e drejtuar prej tij do të mbahet mend si një nga më të suksesshmet në historinë e institucionit….”.

Në këtë vizitë Kryetari Patskan shoqërohej nga Znj.Iryna Ivanova – Anëtare e Zyrës së Auditimit të Ukrainës, Z. Igor Iaremchuk – Anëtar i Zyrës së Auditimit të Ukrainës, Z. Mykhailo Tolstanov–Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve  Ndërkombëtare.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe pyetje, lidhur me auditimin e performancës, auditimin IT, muajin e transparencës për qytetarët, grupet e përbashkëta të punës, etj.

Në fund të dy drejtuesit realizuan një takim kokë më kokë, në të cilin u diskutuan çështje të rëndësishme për bashkëpunimin e ardhshëm institucional.

The post Kryetari i Dhomës së Llogarive të Ukrainës një vizitë zyrtare në Shqipëri, ja kë takoi appeared first on 55 News.

]]>
Biznesmeni i dhunuar në Tiranë, anëtar i Dhomës Amerikane https://55news.al/aktualitet/biznesmeni-i-dhunuar-ne-tirane-anetar-i-dhomes-amerikane/ Wed, 19 Sep 2018 16:18:06 +0000 https://new.55news.al/?p=50493 Biznesmeni Andrea Zoga është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij, në zonën e Komunës së Parisit, ku katër persona i kanë zënë pritë me një makinë tip ‘Golf’. Zoga rezulton se ka nën administrim ‘fast food’-in e njohur në kryeqytet me emrin ‘Big Bite’. […]

The post Biznesmeni i dhunuar në Tiranë, anëtar i Dhomës Amerikane appeared first on 55 News.

]]>
Biznesmeni Andrea Zoga është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij, në zonën e Komunës së Parisit, ku katër persona i kanë zënë pritë me një makinë tip ‘Golf’.

Zoga rezulton se ka nën administrim ‘fast food’-in e njohur në kryeqytet me emrin ‘Big Bite’. Ky aktivitet është themeluar që në vitin 2006-të dhe është i shpërndarë në disa pika të Tiranës. Ai është gjithashtu anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Andrea Zoga hodhi dyshime se sulmi lidhet me një konflikt që ka vëllai i tij, por me të cilin nuk ka kontakte prej kohësh.

“Unë nuk kam asnjë konflikt personal. Përpara disa kohësh më erdhën në biznesin tim disa persona dhe më kërkuan që të flisnin për këtë çështje. Unë i thashë se nuk kam kontakte me vëllain dhe i kërkova të më linin të qetë. I kam denoncuar në polici dhe prokurori. Herën e parë më kërcënuan me jetën e familjes”, deklaroi Zoga.

I dhunuari tregon se kamerat e sigurisë të një banke të nivelit të dytë kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe kërkoi nga autoritetet që të arrestojnë sa më shpejtë autorët, pasi nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër veçse të largohet nga Shqipëria.

The post Biznesmeni i dhunuar në Tiranë, anëtar i Dhomës Amerikane appeared first on 55 News.

]]>