finale Archives - 55 News https://55news.al/tag/finale/ Sun, 11 Nov 2018 12:25:50 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png finale Archives - 55 News https://55news.al/tag/finale/ 32 32 Pas 35-vitesh gratë iraniane lejohen të ndjekin finalen e futbollit të Ligës së Kampionëve në stadium https://55news.al/sport/pas-35-vitesh-grate-iraniane-lejohen-te-ndjekin-finalen-e-futbollit-te-liges-se-kampioneve-ne-stadium/ Sun, 11 Nov 2018 12:25:50 +0000 https://new.55news.al/?p=66347 Pas plot 35-vitesh gratë iraniane janë lejuar që të marrin pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve të Azisë në Teheran. Ato ndoqën ekipin vendas Persepolis ndërsa humbi ndaj Kashima Antlers të Japonisë. Prej kohësh, FIFA po punon me Iranin për t’i dhënë fund ndalimit të femrave në stadium. Vitin e kaluar, 100 gra u […]

The post Pas 35-vitesh gratë iraniane lejohen të ndjekin finalen e futbollit të Ligës së Kampionëve në stadium appeared first on 55 News.

]]>
Pas plot 35-vitesh gratë iraniane janë lejuar që të marrin pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve të Azisë në Teheran. Ato ndoqën ekipin vendas Persepolis ndërsa humbi ndaj Kashima Antlers të Japonisë.

Prej kohësh, FIFA po punon me Iranin për t’i dhënë fund ndalimit të femrave në stadium.

Vitin e kaluar, 100 gra u lejuan të shihnin ndeshjen miqësore mes Iranit dhe Bolivisë ndërkohë që në mars të këtij viti u arrestuan 35 gra pasi morën pjesë në një ndeshje mes Persepolis dhe ekipit Esteqlal të Teheranit.

The post Pas 35-vitesh gratë iraniane lejohen të ndjekin finalen e futbollit të Ligës së Kampionëve në stadium appeared first on 55 News.

]]>
Asociacioni, në marrëveshjen finale Kosovë – Serbi https://55news.al/bota-shqiptare/asociacioni-ne-marreveshjen-finale-kosove-serbi/ Tue, 02 Oct 2018 08:05:57 +0000 https://new.55news.al/?p=54134 Qeveria e Kosovës është e gatshme që të punojë në përshpejtimin e procesit për formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, por ajo ende nuk ka marrë ndonjë draft-statut të propozuar nga ekipi menaxhues, i cili është përgjegjës për hartimin e këtij draft-statuti, thonë zyrtarët e ekzekutivit të vendit. Një propozim për […]

The post Asociacioni, në marrëveshjen finale Kosovë – Serbi appeared first on 55 News.

]]>
Qeveria e Kosovës është e gatshme që të punojë në përshpejtimin e procesit për formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, por ajo ende nuk ka marrë ndonjë draft-statut të propozuar nga ekipi menaxhues, i cili është përgjegjës për hartimin e këtij draft-statuti, thonë zyrtarët e ekzekutivit të vendit.

Një propozim për draft-statutin për Asociacionin tashmë i është dorëzuar Bashkimit Evropian nga ekipi menaxhues, i cili përbëhet vetëm nga katër përfaqësues të komunitetit serb të Kosovës.

Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë, që Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë propozim për draft-statutin e Asociacionit.

“Pala serbe e ka dërguar vetëm raportin e punës së komisionit – që ka qenë i caktuar qysh nga qeveria paraprake – se si e shohin ata e fillimit të Asociacionit, por draft final ende nuk ka”, tha Matoshi.

Njohësi serb i zhvillimeve politike, Petar Miletiq, duke folur për Radion Evropa e lirë, shpreh mendimin që reduktimi i çështjes së formimit të Asociacionit në çështjen e statutit të tij, është drejtim i gabuar.

“Kjo nuk është çështje teknike, por politike, sepse Bashkësia e komunave serbe nuk është diçka, e cila do të duhej të merrej vetëm me çështje komunale, por me çështje politike. Prandaj, ekziston frikë e madhe në Prishtinë nga ajo që serbët mund të jenë politikisht të fuqishëm në rast se e formojnë Bashkësinë e komunave serbe. Unë besoj që për këtë shkak po ndodh bllokada. Pra, bëhet fjalë për kompetencat e Bashkësisë dhe për këtë shkak nuk po arrihet deri te formimi i saj dhe jo për shkak se disa juristë nuk kanë qenë të aftë që ta shkruajnë statutin”, theksoi Miletiq.

Ai është shprehur i bindur që autoritetet e Kosovës qëllimisht po e zvarrisinformimin e Asociacionit, me shpresën që nuk do t’u duhet fare ta bëjnë këtë.

Por, Matoshi ka theksuar se vet autoritetet e Beogradit kanë ndikuar në zvarritjen e procesit të formimit të Asociacionit, duke shpresuar që këtë çështje ta zgjidhin në kuadër të marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duket që pala serbe, në koordinim me politikat e Beogradit zyrtar, po provon prolongimin, që ta ndërlidhë me një marrëveshje finale, çfarëdo që të jetë ajo, duke shpresuar se do të përfitojë më shumë. Mirëpo, qëndrimi i vendosur i kryeministrit të Kosovës, Haradinaj, është që Asociacioni do të bëhet dhe sa i përket anës së Qeverisë, statuti mund të shkruhet qysh sot, por do të jetë ekskluzivisht në suaza të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. në këtë pikë nuk do të ketë asnjë lëvizje milimetrike”, u shpreh Matoshi.

Në anën tjetër, Miletiq shpreh mendimin që megjithatë fajtori kryesor për moshartimin e statutit të Asociacionit dhe mosformimin e tij, është Beogradi zyrtar, gjegjësisht pushteti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Ata, pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në veri të Kosovës, nuk kanë thënë që pas kësaj nuk mund të ketë asnjë marrëveshja pa formimin e Bashkësisë. Kjo ka qenë zgjidhja e vetme se si të arrihet te formimi i Bashkësisë. Por, tashmë, me siguri se do të presim një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme, në mënyrë që Bashkësia të formohet. Por, as kjo nuk garanton që Bashkësia do të ketë ato kompetenca të cilat serbët i kanë të domosdoshme që të ndjehen më të sigurt dhe më komod në Kosovë”, tha Miletiq.

Më herët, njëri nga anëtarët e ekipit menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pati theksuar që “baza për formimin e Asociacionit të komunave serbe është ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës dhe miratimi i ligjeve të veçanta në mënyrë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive”.

Zyrtarët në institucionet e Kosovës patën theksuar se Kosova nuk e ka ndërmend ta ndryshojë Kushtetutën për t’i futur kompetencat e Asociacionit brenda saj. Koha.net

The post Asociacioni, në marrëveshjen finale Kosovë – Serbi appeared first on 55 News.

]]>
Luiza Gega përfundon garën e dyta, siguron finalen e madhe https://55news.al/sport/luiza-gega-perfundon-garen-e-dyta-siguron-finalen-e-madhe/ Fri, 10 Aug 2018 11:54:48 +0000 https://new.55news.al/?p=41569 Atletja shqiptare Luiza Gega e cila është duke marrë pjesë në kampionatin Europian që po zhvillohet në Berlin, e ka mbyllur garën e 3000 metrave me pengesa në kohën 9’33”11, duke u renditur e dyta. Në këtë mënyrë ajo ka arritur të sigurojë kualifikimin në finalen e madhe që do të zhvillohet të dielën në […]

The post Luiza Gega përfundon garën e dyta, siguron finalen e madhe appeared first on 55 News.

]]>
Atletja shqiptare Luiza Gega e cila është duke marrë pjesë në kampionatin Europian që po zhvillohet në Berlin, e ka mbyllur garën e 3000 metrave me pengesa në kohën 9’33”11, duke u renditur e dyta.

Në këtë mënyrë ajo ka arritur të sigurojë kualifikimin në finalen e madhe që do të zhvillohet të dielën në orën 20:55.

Koha më e mirë e arritur nga Luiza këtë vit është 9’22”00, e cila është koha e dytë më e mirë në këtë sezon nga te gjitha atletet garuese që marrin pjesë në këtë event, ndaj dhe shpresat mbeten të mëdha për fituesen e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

gara

The post Luiza Gega përfundon garën e dyta, siguron finalen e madhe appeared first on 55 News.

]]>
Italia “magjike” fluturon në finale… https://55news.al/sport/italia-magjike-fluturon-ne-finale/ Fri, 27 Jul 2018 06:54:10 +0000 https://new.55news.al/?p=38238 Italia ka arritur finalen e kampionatit europian U-19, pasi ka mposhtur 2-0 Francën në gjysmëfinalen e luajtur në Helsiniki të Finaldës. Talentet e reja “axurrët” kaluan në avantazh në mesin e pjesës së parë me anë të Christian Capone, futbollisti i Inter, ndërsa tre minuta më vonë Moise Kean, futbollisti i Juventus, shënoi golin e […]

The post Italia “magjike” fluturon në finale… appeared first on 55 News.

]]>
Italia ka arritur finalen e kampionatit europian U-19, pasi ka mposhtur 2-0 Francën në gjysmëfinalen e luajtur në Helsiniki të Finaldës.

Talentet e reja “axurrët” kaluan në avantazh në mesin e pjesës së parë me anë të Christian Capone, futbollisti i Inter, ndërsa tre minuta më vonë Moise Kean, futbollisti i Juventus, shënoi golin e dytë.

Në finalen që do të luhet ditën e shtunë në Seinajoki, italianët do të përballen me Portugalinë, të cilën e ka mundur 3-2 në fazën me grupe. Në gjysmëfinale, Portugalia mposhti 5-0 Ukrainën.

The post Italia “magjike” fluturon në finale… appeared first on 55 News.

]]>
S’ka propozime konkrete për Marrëveshjen finale me Serbinë https://55news.al/bota-shqiptare/s-ka-propozime-konkrete-per-marreveshjen-finale-me-serbine/ Thu, 26 Jul 2018 06:25:08 +0000 https://new.55news.al/?p=37927 Qeveria dhe presidenti nuk flasin me një gojë për kompromiset në dialog me Serbinë, edhe pse janë pjesë e një Ekipi, shkruan sot Koha Ditore. Dallime ka edhe brenda partnerëve të koalicionit. Kabineti i kryeministrit Haradinaj nuk ka komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, i cili ka paralajmëruar një ditë më herët se nëse vijat […]

The post S’ka propozime konkrete për Marrëveshjen finale me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Qeveria dhe presidenti nuk flasin me një gojë për kompromiset në dialog me Serbinë, edhe pse janë pjesë e një Ekipi, shkruan sot Koha Ditore.

Dallime ka edhe brenda partnerëve të koalicionit. Kabineti i kryeministrit Haradinaj nuk ka komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, i cili ka paralajmëruar një ditë më herët se nëse vijat e kuqe nuk vlejnë në raport me Serbinë, ato nuk duhet të vlejnë as me Shqipërinë.

Zëvendëskryeministri nga radhët e PDK-së, Hoxhaj ka përsëritur qëndrimin e tij rreth vijave të kuqe. Sa u përket dallimeve ka thënë se këto tema janë përtej një qeverie dhe partie, dhe një mandati.

The post S’ka propozime konkrete për Marrëveshjen finale me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Qytetari nga Elbasani gjen rezultatin në kokë të finales, fiton një tufë me para! https://55news.al/aktualitet/qytetari-nga-elbasani-gjen-rezultatin-ne-koke-te-finales-fiton-nje-tufe-me-para/ Mon, 16 Jul 2018 07:17:06 +0000 https://new.55news.al/?p=35179 Me përmbylljen e finales së Botërorit 2018 në Rusi, në rrjetet sociale në Shqipëri kanë nisur të publikohen fotot e një sërë komentesh në lidhje me ndeshjen me një total prej 6 golash. Shumëkush ka postuar një mendim apo një foto të rezultatin, por ka patur edhe nga ata shqiptarë që këtë ndeshje botërore e […]

The post Qytetari nga Elbasani gjen rezultatin në kokë të finales, fiton një tufë me para! appeared first on 55 News.

]]>
Me përmbylljen e finales së Botërorit 2018 në Rusi, në rrjetet sociale në Shqipëri kanë nisur të publikohen fotot e një sërë komentesh në lidhje me ndeshjen me një total prej 6 golash.

Shumëkush ka postuar një mendim apo një foto të rezultatin, por ka patur edhe nga ata shqiptarë që këtë ndeshje botërore e kanë luajtur në baste.

Njëri prej tyre, një qytetar nga Elbasani ka patur mjaft fat pasi ka arritur të gjejë rezultatin “në kokë” të ndeshjes.

Elbasanlliu ka luajtur pak para, 5 mijë lekë të vjetra, me një koeficient të çmendur prej 151. Shuma që ai ka fituar është thuajse një milion lekë, 750 mijë lekë të vjetra.screenshot-55_1531685967-8487111.jpg

The post Qytetari nga Elbasani gjen rezultatin në kokë të finales, fiton një tufë me para! appeared first on 55 News.

]]>
Ky është lojtari i finales Francë – Kroaci https://55news.al/sport/ky-eshte-lojtari-i-finales-france-kroaci/ Sun, 15 Jul 2018 17:10:47 +0000 https://new.55news.al/?p=35096 Sulmuesi Antoine Griezmann është shpallur lojtari i ndeshjes finale të Botërorit Rusia 2018, Francë – Kroaci. Franca e ka fituar Kupën e Botës 2018 në Rusi pasi e mposhti Kroacinë 4-2, dhe njërin prej golave e shënoi Antoine Griezmann, transmeton Gazeta Express. Griezmann e realizoi golin e parë të francezëve nga penalltia dhe tani është […]

The post Ky është lojtari i finales Francë – Kroaci appeared first on 55 News.

]]>
Sulmuesi Antoine Griezmann është shpallur lojtari i ndeshjes finale të Botërorit Rusia 2018, Francë – Kroaci.

Franca e ka fituar Kupën e Botës 2018 në Rusi pasi e mposhti Kroacinë 4-2, dhe njërin prej golave e shënoi Antoine Griezmann, transmeton Gazeta Express.

Griezmann e realizoi golin e parë të francezëve nga penalltia dhe tani është shpallur lojtari i finales.

The post Ky është lojtari i finales Francë – Kroaci appeared first on 55 News.

]]>
Parashikimi i ‘Simpsons’, ja cilat skuadra shkojnë në finale https://55news.al/sport/parashikimi-i-simpsons-ja-cilat-skuadra-shkojne-ne-finale/ Wed, 27 Jun 2018 14:45:01 +0000 https://new.55news.al/?p=29891 Ditët e fundit po bën shumë bujë parashikimi i serialit vizatimor “The Simpson” për finalen e Botërorit që po luhet në Rusi. Sipas tyre trofeun prestigjioz në Moskë më 15 korrik do të diskutojnë Meksika dhe Portugalia. Ky parashikim ka nxitur mjaft njerëz për të vendosur baste se kështu do të ndodhë me të vërtetë. […]

The post Parashikimi i ‘Simpsons’, ja cilat skuadra shkojnë në finale appeared first on 55 News.

]]>
Ditët e fundit po bën shumë bujë parashikimi i serialit vizatimor “The Simpson” për finalen e Botërorit që po luhet në Rusi. Sipas tyre trofeun prestigjioz në Moskë më 15 korrik do të diskutojnë Meksika dhe Portugalia.

Ky parashikim ka nxitur mjaft njerëz për të vendosur baste se kështu do të ndodhë me të vërtetë.

Kujtojmë që “The Simpsons” në vitin 2000 parashikoi zgjedhjen e Donald Trump si president të Amerikës, duke i shkaktuar një humbje prej 3.8 mln stërlina kompanisë së basteve “William Hill”.

Ndaj për të mos e pësuar si herën e parë ata kanë vendosur të ulin koeficientet për finalen e Botërorit të parashikuar nga “Simpsons”. Nga 500/1 koefiçienti ka shkuar në 33/1.

Nëse finalja do të ishte vërtet Meksikë-Portugali kompania angleze e “William Hill” momentalisht do të kishte një humbje prej 670 mijë stërlinash.

Kujtojmë që “The Simpsons” finalen e Botërorit të 2018 e kanë parashikuar në një episod të vitit 1997./Bw

ndeshja

The post Parashikimi i ‘Simpsons’, ja cilat skuadra shkojnë në finale appeared first on 55 News.

]]>
Marrëveshja finale synohet të mbërrihet brenda 6-8 muajsh https://55news.al/bota-shqiptare/marreveshja-finale-synohet-te-mberrihet-brenda-6-8-muajsh/ Tue, 26 Jun 2018 06:50:46 +0000 https://new.55news.al/?p=29368 Pak më shumë se gjysmë viti e kanë në dispozicion autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, për të mbërritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, në kuadër të asaj që e kanë cilësuar fazë përfundimtare të dialogut. Kjo meqë marrëveshja synohet të mbërrihet në kuadër të mandatit aktual të strukturave të Bashkimit Evropian, shkruan […]

The post Marrëveshja finale synohet të mbërrihet brenda 6-8 muajsh appeared first on 55 News.

]]>
Pak më shumë se gjysmë viti e kanë në dispozicion autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, për të mbërritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, në kuadër të asaj që e kanë cilësuar fazë përfundimtare të dialogut.

Kjo meqë marrëveshja synohet të mbërrihet në kuadër të mandatit aktual të strukturave të Bashkimit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.
Faza finale, sikurse edhe gjithë procesi i deritashëm dialogues, është lehtësuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme.
Dialogu kishte nisur në kohën kur këtë pozitë e kishte baronesha Catherine Ashton, ndërsa synohet të përmbyllet nga pasuesja e saj, Federica Mogherini. Në fillimvitin e ardhshëm, Mogherinit i përfundon mandati.
Bekim Çollaku është këshilltar i presidentit Hashim Thaçi. Një ditë më parë, ai e ka shoqëruar kreun e shtetit në takimin e parë të fazës finale të dialogut, të zhvilluar në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Ai ka treguar të hënën se sa intensive do të jenë bisedimet dhe brenda çfarë kohe synohet të përmbyllet faza e dialogut që ka marrë start të dielën. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

The post Marrëveshja finale synohet të mbërrihet brenda 6-8 muajsh appeared first on 55 News.

]]>
Matematicienët bëjnë llogaritë: Këto dy skuadra mund të jenë finalistet e Botërorit… https://55news.al/sport/matematicienet-bejne-llogarite-keto-dy-skuadra-mund-te-jene-finalistet-e-boterorit/ Thu, 31 May 2018 09:12:36 +0000 https://new.55news.al/?p=21269 Kërkuesit e Universitetit të Insbrukut në Austri kanë llogaritur koeficientët e 26 kompanive të basteve të ndeshjeve të Botërorit dhe i kanë vendosur ato përballë statistikave të tyre, duke simuluar ndeshjet e mundshme dhe rezultatet. Ata përdorën koeficientet e tyre si një bazë, por duke u hequr marzhin e llogaritur të fitimit. Pastaj llogaritën probabilitetet […]

The post Matematicienët bëjnë llogaritë: Këto dy skuadra mund të jenë finalistet e Botërorit… appeared first on 55 News.

]]>
Kërkuesit e Universitetit të Insbrukut në Austri kanë llogaritur koeficientët e 26 kompanive të basteve të ndeshjeve të Botërorit dhe i kanë vendosur ato përballë statistikave të tyre, duke simuluar ndeshjet e mundshme dhe rezultatet. Ata përdorën koeficientet e tyre si një bazë, por duke u hequr marzhin e llogaritur të fitimit.

Pastaj llogaritën probabilitetet e përballjes së një skuadre me një tjetër dhe i vendosën në një model kalkulimi që simulonte çdo variant ndeshjeje në një kompjuter. Dhe Brazili dhe Gjermania kanë dalë të parat.

“Finalja më e mundshme, me një probabilitet 5.5% është Gjermani-Brazil dhe këta të fundit kanë shansin për t’u hakmarrë për gjysmëfinalen e humbur në 2014”, tha një nga bashkautorët e studimit, profesori Akim Cailais.

Edhe pse kjo është finalja e mundshme, modelet e matematicienëve e patën të pamundur për të thënë se cila prej tyre do ta ngrinte trofeun. Por probabiliteti i “Seleçaos” për të triumfuar kundër “pancerave” është 50.6%, duke i lënë Gjermanisë 49.4%.

Simulimi i probabiliteteve të ndeshjes finale nga statisticienët është përsëritur me miliona herë. Pas Brazilit dhe Gjermanisë, dy ekipet e tjera favorite janë Spanja (12.5%) dhe Franca (12.1%). Gjysmëfinalja më e mundshme do të jetë BrazilFrancë (9.4%) dhe GjermaniSpanjë 9.2%.

Rusia ka 28.9% shanse që të shkojë në çerekfinale, por shanset për të triumfuar në vendin e tyre i kanë vetëm 2.1%. “Kompanitë e basteve duan të fitojnë sa më shumë para dhe koeficientët i vendosin në mënyrë sa më realiste që të jetë e mundur, duke marrë në konsideratë jo vetëm statistikat historike, por edhe shortin, madje edhe lojtarët e dëmtuar”, shtoi profesor Cailais. Kjo skuadër matematicienësh ka parashikuar saktë se Spanja do të triumfojë në Botërorin e 2010-ës, ndërsa në “Brazil 2014” parashikoi saktë tre nga katër ekipet gjysmëfinaliste./PanoramaSport/

The post Matematicienët bëjnë llogaritë: Këto dy skuadra mund të jenë finalistet e Botërorit… appeared first on 55 News.

]]>