Ad imageAd image

Luiza Gega përfundon garën e dyta, siguron finalen e madhe

1 min lexim

Atletja shqiptare Luiza Gega e cila është duke marrë pjesë në kampionatin Europian që po zhvillohet në Berlin, e ka mbyllur garën e 3000 metrave me pengesa në kohën 9’33”11, duke u renditur e dyta.

Në këtë mënyrë ajo ka arritur të sigurojë kualifikimin në finalen e madhe që do të zhvillohet të dielën në orën 20:55.

Koha më e mirë e arritur nga Luiza këtë vit është 9’22”00, e cila është koha e dytë më e mirë në këtë sezon nga te gjitha atletet garuese që marrin pjesë në këtë event, ndaj dhe shpresat mbeten të mëdha për fituesen e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

- reklamë -
Ad imageAd image

gara

Ndani këtë artikull