Ad imageAd image

Merkato mbush arkat e Barcelonës, fiton 124 mln euro nga 9 futbollistë

1 min lexim

Përveç merkatos cilësore në hyrje këtë vit Barcelona ka shkëlqyer edhe në dalje pasi prej 9 futbollistëve të larguar ka arritur të fusë në arkat e klubit 124 mln euro. Një shumë e cila nuk ishte arritur kurrë më parë.

6 prej këtyre futbollistëve janë larguar drejt “Premier League”. Gerard Delofeu është i pari. Sulmuesi i krahut është bërë përfundimisht një lojtar i Ëatford dhe kjo u ka sjellë katalanasve shumën e 13 mln eurove. Një tjetër futbollist i Barcelonës që ka shkuar te ky klub është Lucas Digne prej të cilit janë arkëtuar 20.2 mln euro.

Ndërsa dy futbollistë të tjerë i janë bashkuar Everton. Jerry Mina është blerë për shifrën e 30.2 mln eurove, ndërsa Andre Gomez është huazuar për 2,2 mln euro.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë te Sevillia është rikthyer mbrojtësi Aleix Vidal, për të cilin janë paguar 8.5 mln euro. Shumën më të madhe Barcelonës ia ka sjellë Paulinho, i cili u rikthye të Guangzhou Evergrande.

barca

Ndani këtë artikull