GrabarKitarovic Archives - 55 News https://55news.al/tag/grabarkitarovic/ Fri, 20 Jul 2018 12:30:03 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png GrabarKitarovic Archives - 55 News https://55news.al/tag/grabarkitarovic/ 32 32 Presidentja e Kroacisë, Grabar-Kitaroviç viziton qytetin e lashtë të Krujës https://55news.al/aktualitet/presidentja-e-kroacise-grabar-kitarovic-viziton-qytetin-e-lashte-te-krujes/ Fri, 20 Jul 2018 12:30:03 +0000 https://new.55news.al/?p=36559 Presidentja e Kroacisë, Sh S. Znj. Kolinda Grabar-Kitaroviç, në ditën e tretë të qëndrimit në vendin tonë me ftesë të Presidentit Meta, nuk mund të largohej nga Shqipëria pa vizituar edhe qytetin e lashtë të Krujës, kalanë e famshme dhe pazarin e vjetër të qytetit. Gjatë kësaj vizite shtetërore të kreut të shtetit kroat, që […]

The post Presidentja e Kroacisë, Grabar-Kitaroviç viziton qytetin e lashtë të Krujës appeared first on 55 News.

]]>
Presidentja e Kroacisë, Sh S. Znj. Kolinda Grabar-Kitaroviç, në ditën e tretë të qëndrimit në vendin tonë me ftesë të Presidentit Meta, nuk mund të largohej nga Shqipëria pa vizituar edhe qytetin e lashtë të Krujës, kalanë e famshme dhe pazarin e vjetër të qytetit.

Gjatë kësaj vizite shtetërore të kreut të shtetit kroat, që përkon edhe me Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Presidentja Grabar-Kitaroviç, duke vizituar muzeun e Krujës, vuri në dukje lidhjet e hershme historike e të miqësisë me dy vendeve dhe popujve, duke nënvizuar sidomos faktin mjaft domethënës se Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe i biri, Gjoni, u shpallën “Qytetarë Nderi” të Republikës së atëhershme të Raguzës (Dubrovniku i sotëm).

Presidentja Grabar-Kitaroviç u njoh më nga afër me historinë e kryeqendrës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, si dhe me zakonet, traditat dhe punimet artistike të banorëve të zonës.

The post Presidentja e Kroacisë, Grabar-Kitaroviç viziton qytetin e lashtë të Krujës appeared first on 55 News.

]]>