gylenistet Archives - 55 News https://55news.al/tag/gylenistet/ Thu, 12 Apr 2018 09:27:20 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png gylenistet Archives - 55 News https://55news.al/tag/gylenistet/ 32 32 Autoritetet turke marrin vendim për 6 ‘gylenistët’ e deportuar nga Kosova https://55news.al/globi/autoritetet-turke-marrin-vendim-per-6-gylenistet-e-deportuar-nga-kosova/ Thu, 12 Apr 2018 09:27:20 +0000 https://new.55news.al/?p=5468 Gjykata turke ka caktuar masë arresti me paraburgim për gjashtë pjesëtarët e organizatës terroriste FETO/PDY të sjellë në Turqi nga Kosova përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) nën akuzat “udhëheqje të organizatës terroriste” dhe “spiunazh ndërkombëtar”, raporton Anadolu Agency (AA). Vendimi për paraburgimin e të dyshuarve Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan […]

The post Autoritetet turke marrin vendim për 6 ‘gylenistët’ e deportuar nga Kosova appeared first on 55 News.

]]>
Gjykata turke ka caktuar masë arresti me paraburgim për gjashtë pjesëtarët e organizatës terroriste FETO/PDY të sjellë në Turqi nga Kosova përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) nën akuzat “udhëheqje të organizatës terroriste” dhe “spiunazh ndërkombëtar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi për paraburgimin e të dyshuarve Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është caktuar nga një gjykatë penale në Stamboll. Të dyshuarit janë sjellë në gjykatë pas marrjes paraprake të dëshmive nga ana e Prokurorisë Republikane të Stambollit dhe Byrosë së Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara.

Ndërkohë, MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars solli në Turqi gjashtë pjesëtarët e lartë të organizatës terroriste FETO.

The post Autoritetet turke marrin vendim për 6 ‘gylenistët’ e deportuar nga Kosova appeared first on 55 News.

]]>
“Gylenistët” e larguar nga Kosova, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit https://55news.al/globi/gylenistet-e-larguar-nga-kosova-reagon-departamenti-amerikan-i-shtetit/ Tue, 03 Apr 2018 13:56:50 +0000 https://new.55news.al/?p=3227 Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me deportimin e shtetasve turq nga Kosova pak ditë më parë. Një zëdhënës i DASH, duke e komentuar këtë incident, i tha Zërit të Amerikës se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje […]

The post “Gylenistët” e larguar nga Kosova, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit appeared first on 55 News.

]]>
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me deportimin e shtetasve turq nga Kosova pak ditë më parë.

Një zëdhënës i DASH, duke e komentuar këtë incident, i tha Zërit të Amerikës se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor.

“Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit janë jetike për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për aspiratat euro-atlantike. Për pyetje të tjera, mund t’i drejtoheni qeverive të Kosovës dhe Turqisë”, tha  zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

The post “Gylenistët” e larguar nga Kosova, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit appeared first on 55 News.

]]>