hiqet Archives - 55 News https://55news.al/tag/hiqet/ Thu, 20 Dec 2018 13:44:35 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png hiqet Archives - 55 News https://55news.al/tag/hiqet/ 32 32 Marrëveshja me Italinë – Hiqet detyrimi për të certifikuar në Ambasadë vërtetimet shqiptare https://55news.al/aktualitet/marreveshja-me-italine-hiqet-detyrimi-per-te-certifikuar-ne-ambasade-vertetimet-shqiptare/ Thu, 20 Dec 2018 13:44:35 +0000 https://new.55news.al/?p=75347 Qytetarët shqiptarë nuk do kenë më nevojë të certifikojnë vërtetimet që u nevojiten në shtetin fqinj nga Ambasada Italiane. Në një dalje të përbashkët para mediave, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ambasadori italian Alberto Cutillo thanë se kjo është bërë e mundur falë një marrëveshjeje mes dy vendeve. Bushati tha se kjo do shpëtojë […]

The post Marrëveshja me Italinë – Hiqet detyrimi për të certifikuar në Ambasadë vërtetimet shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Qytetarët shqiptarë nuk do kenë më nevojë të certifikojnë vërtetimet që u nevojiten në shtetin fqinj nga Ambasada Italiane. Në një dalje të përbashkët para mediave, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ambasadori italian Alberto Cutillo thanë se kjo është bërë e mundur falë një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Bushati tha se kjo do shpëtojë shumë shqiptarë nga xhirot e gjata te përkthyesi, noteri, certifikimi në Ambasadën Italiane e në Ministrinë tonë.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë, kosto totale që do u kursehet shqiptarëve nga heqja e këtij detyrimi arrin në 2.6 milionë euro.

The post Marrëveshja me Italinë – Hiqet detyrimi për të certifikuar në Ambasadë vërtetimet shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
“Jelekverdhët”, fitore absolute. Rritja e taksës hiqet nga buxheti i 2019-s https://55news.al/globi/jelekverdhet-fitore-absolute-rritja-e-takses-hiqet-nga-buxheti-i-2019-s/ Thu, 06 Dec 2018 08:24:43 +0000 https://new.55news.al/?p=72240 Rritja e parashikuar e taksave të karburanteve, që shkaktoi protesta javore të dhunshme në Francë, tashmë është hequr nga projektligji për buxhetin e vitit 2019. Zhvillimi i fundit është njoftuar nga vet kryeministri Edouard Philippe, i cili vetëm një ditë më parë kishte premtuar në fakt se do ta shtynte hyrjen në fuqi të ligjit […]

The post “Jelekverdhët”, fitore absolute. Rritja e taksës hiqet nga buxheti i 2019-s appeared first on 55 News.

]]>
Rritja e parashikuar e taksave të karburanteve, që shkaktoi protesta javore të dhunshme në Francë, tashmë është hequr nga projektligji për buxhetin e vitit 2019.

Zhvillimi i fundit është njoftuar nga vet kryeministri Edouard Philippe, i cili vetëm një ditë më parë kishte premtuar në fakt se do ta shtynte hyrjen në fuqi të ligjit me 6 muaj, nga 1 janari që ishte parashikuar.

Protestat e “jelekëve të verdhë” (gilets jaunes) prekën thuajse të gjitha qytetet kryesore franceze përgjatë tri fundjavave të fundit, ndërsa në plan janë për t’u mbajtur demonstrata të tjera këtë fundjavë. Ajo që nisi fillimisht si kundërshtim i taksës së naftës, u transformua shumë shpejt në pakënaqësi më e gjerë ndaj politikave qeveritare, e veçanërisht kundër presidentit Macron.

 “Jelekverdhët” u quajtën të tillë për shkak se mbanin veshur jelekët e verdhë fosforeshentë që janë të detyrueshme me ligj për t’u mbajtur në çdo automjet. Që prej nisjes së trazirave kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa dhuna dhe vandalizmat u shtrinë në një masë të paparë prej vitesh në Francë, e sigurisht edhe u dënuan nga masa e gjerë.

Në fakt, kryeministri Philippe tha të martën se rritja e planifikuar e taksës së karbonit te karburantet, që duhej të hynte në fuqi nga 1 janari i 2019-s, do të pezullohej për 6 muaj për të lejuar zhvillimin e konsultave me grupet e interesit. Ai njoftoi gjithashtu se edhe rritja e planifikuar e çmimeve të gazit dhe energjisë gjatë këtij dimri nuk do të zbatohej, sikurse edhe forcimi i rregullave për testet e emetimit të gazrave nga automjetet do të shtyhej.

Por, të mërkurën, Philippe tha përpara deputetëve të dhomës së ulët të Parlamentit se “qeveria është e gatshme për dialog, pasi rritja e taksës është hequr tashmë nga projektbuxheti për 2019-n”.

Kjo është një tërheqje domethënëse nga qeveria e presidentit Macron, i cili kishte argumentuar më herët se këto masa ishin të domosdoshme për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të përmbushur objektivat për reduktimin e deficitit buxhetor.

The post “Jelekverdhët”, fitore absolute. Rritja e taksës hiqet nga buxheti i 2019-s appeared first on 55 News.

]]>
Maqedoni, Kuvendi do të diskutojë nëse do ti hiqet Gruevskit mandati i deputetit https://55news.al/globi/maqedoni-kuvendi-do-te-diskutoje-nese-do-ti-hiqet-gruevskit-mandati-i-deputetit/ Mon, 29 Oct 2018 16:01:05 +0000 https://new.55news.al/?p=62269 Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka dorëzuar te kryetari i Komisionit për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit kërkesën e dërguar nga gjykata, për marrjen e mandatit të deputetit dhe ish kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Komisioni duhet të vendosë se a do të jetë i padenjë deputeti Gruevski për të kryer funksionin e […]

The post Maqedoni, Kuvendi do të diskutojë nëse do ti hiqet Gruevskit mandati i deputetit appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka dorëzuar te kryetari i Komisionit për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit kërkesën e dërguar nga gjykata, për marrjen e mandatit të deputetit dhe ish kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Komisioni duhet të vendosë se a do të jetë i padenjë deputeti Gruevski për të kryer funksionin e deputetit pas vendimit për dënimin me burg prej 2 vjetësh për blerjen e Mercedesit luksoz, në kohën sa ishte kryeministër i vendit.

Kryetari i Komisionit, Pavlle Bogoevski, ka konfirmuar se kërkesa është dorëzuar deri tek ai dhe njoftoi se seanca në të cilën do të shqyrtohet kjo kërkesë duhet të caktohet për 15 ditë.

The post Maqedoni, Kuvendi do të diskutojë nëse do ti hiqet Gruevskit mandati i deputetit appeared first on 55 News.

]]>
Hiqet celulari i dytë – 900 mijë numra aktivë më pak në gjashtë muaj https://55news.al/teknologji/hiqet-celulari-i-dyte-900-mije-numra-aktive-me-pak-ne-gjashte-muaj/ Mon, 03 Sep 2018 12:52:02 +0000 https://new.55news.al/?p=46287 Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ra për të dytin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në tremujorin e dytë të këtij viti, ky numër zbriti në 2.7 milionë, 6% më pak krahasuar me tremujorin paraardhës. Që nga fillimi i vitit, numërohen 900 mijë përdorues aktivë të telefonisë […]

The post Hiqet celulari i dytë – 900 mijë numra aktivë më pak në gjashtë muaj appeared first on 55 News.

]]>
Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ra për të dytin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në tremujorin e dytë të këtij viti, ky numër zbriti në 2.7 milionë, 6% më pak krahasuar me tremujorin paraardhës.

Që nga fillimi i vitit, numërohen 900 mijë përdorues aktivë të telefonisë celulare më pak. Mbyllja e operatorit Plus ka pasur një efekt te statistikat e numrave celularë aktivë, megjithatë ajo që bie në sy është se asnjë prej operatorëve të tjera nuk e ka rritur numrin e përdoruesve.

Sipas AKEP, Vodafone Albania ka pësuar rënie të përdoruesve aktivë me afër 21%, Telekom Albania ka raportuar 12% më pak përdorues, ndërsa Albtelecom 7% më pak.

Kjo tendencë mund të shpjegohet pjesërisht me faktin që shumë përdorues kanë mbajtur më shumë se një numër celular. Mbyllja e Plus ka bërë thjesht që të reduktohen numrat e dytë apo të tretë celularë në përdorim.

Numrat celularë aktivë, për herë të parë pas shumë vitesh, janë më pak se numri i banorëve të vendit, ndërsa për vite me radhë shqiptarët kanë përdorur më shumë se një kartë SIM. Heqja dorë nga mbajtja e disa numrave nisi pas hyrjes në fuqi të rregullores që ndalonte diferencimin e tarifave për thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit. Unifikimi i tarifave ka bërë që përdoruesit të mos kenë nevojë për disa numra celularë njëherësh.
Operatori që ka pësuar më pak rënie është Eagle Mobile, ndërsa dy operatorët e tjerë kanë tkurrje dyshifrore të numrit të përdoruesve. Ulja e numrit të abonentëve aktivë në treg ka ndikuar edhe në rënien e trafikut të komunikimit nga rrjetet e lëvizshme. Volumi total i thirrjeve telefonike ka rënë me 8%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara ka rënë me afro 15% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017. Scan

telefonia.jpg

 

 

 

The post Hiqet celulari i dytë – 900 mijë numra aktivë më pak në gjashtë muaj appeared first on 55 News.

]]>
Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë, mund të hiqet sërish valuta nga tregu https://55news.al/aktualitet/paralajmerimi-i-bankes-se-shqiperise-mund-te-hiqet-serish-valuta-nga-tregu/ Sun, 17 Jun 2018 12:12:42 +0000 https://new.55news.al/?p=26841 Në ditën e dytë të samitit të shtatë rajonal të Guvernatorëve të bankave qendrore rajonale u diskutua mbi politikat monetare dhe stabilitetin e sistemit bankar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Guvernatorët e bankave qendrore shpalosën sfidat kryesore për të ndaluar risqet e mundshme në të ardhmen. Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë, gjatë […]

The post Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë, mund të hiqet sërish valuta nga tregu appeared first on 55 News.

]]>
Në ditën e dytë të samitit të shtatë rajonal të Guvernatorëve të bankave qendrore rajonale u diskutua mbi politikat monetare dhe stabilitetin e sistemit bankar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Guvernatorët e bankave qendrore shpalosën sfidat kryesore për të ndaluar risqet e mundshme në të ardhmen.

Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë, gjatë fjalës së tij tregoi se ekspozimi ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit është i lartë. Kryesisht ekonomia shqiptare është e ekspozuar ndaj nivelit të lartë të euroizimit për shkak të të hyrave nga tregtia, remitancat. Sikurse sektori real, edhe sektori financiar është i ekspozuar.

Edhe pse Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit, megjithatë për shkak të mbiçmimit në muajt e parë të 2018-s me më shumë se 7% u detyruan që të bejnë një nderhyrje të jashtëzakonshme në treg, duke tërhequr valutë nga tregu- shpjegoi guvernatori Sejko gjatë fjalës së tij. Guvernatori theksoi se kjo ndërhyrje, e cila bëhet për herë të parë, ka për qëllim të vetëm ruajtjen e inflacionit në objektiv.

Megjithatë kjo ndërhyje për Bankën e Shqipërisë po bëhet në një moment ku efektet sezonale po punojnë në të kundërt. Për shkak se priten të hyra prej turistëve, guvernatori Sejko tha se, nese do te gjendet e nevojshme, do të detyrohen të blejnë më shumë valutë në treg.

Gjatë tre viteve të mëparshmë ky zhvlerësim erdhi si pasojë e fondamenteve, por në 2018-n mbiçmimi i lekut shkoi përtej këtyre treguesve. Guvernatori tha se kursi i këmbimit u ndikua prej pritshmërive të aktorëve të tregut për rënie të mëtejshme.

Pas deklratës së Bankës së Shqipërisë për ndërhyrje në treg, monedha e përbashkët u forcua ndjeshëm, si pasojë e ndikimit psikologjik, dhe më pas hyri sërish në trend rënës. Të ejnten, një ditë para festës së Bajramit, euro u stabilizua në tregun vendas./Monitor

The post Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë, mund të hiqet sërish valuta nga tregu appeared first on 55 News.

]]>