hysaj Archives - 55 News https://55news.al/tag/hysaj/ Thu, 20 Feb 2020 09:54:50 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png hysaj Archives - 55 News https://55news.al/tag/hysaj/ 32 32 Hysaj bëhet gati për të luajtur kundër Barcelonës https://55news.al/sport/hysaj-behet-gati-per-te-luajtur-kunder-barcelones/ Thu, 20 Feb 2020 09:54:50 +0000 https://new.55news.al/?p=145907 Elseid Hysaj nuk kërkon të mungojë për asnjë arsye në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League ndaj Barcelonës, sfidë që do të zhvillohet mesjavën e ardhshme në “San Paolo”. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, i cili u dëmtua në sfidën e fundit të Serie A ndaj Cagliarit, ka djegur të gjitha etapat […]

The post Hysaj bëhet gati për të luajtur kundër Barcelonës appeared first on 55 News.

]]>
Elseid Hysaj nuk kërkon të mungojë për asnjë arsye në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League ndaj Barcelonës, sfidë që do të zhvillohet mesjavën e ardhshme në “San Paolo”.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, i cili u dëmtua në sfidën e fundit të Serie A ndaj Cagliarit, ka djegur të gjitha etapat duke dalë në stërvitje që këtë të mërkurë, edhe pse mediat aluduan se do të mungonte rreth 15 ditë.

Hysaj, i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm në zgjedhjet e trajnerit të Napolit, Genaro Gattuso, e ka hedhur pas shpatullave dëmtimin dhe me shumë gjasa do të jetë gati për sfidën ndaj Barcelonës.

The post Hysaj bëhet gati për të luajtur kundër Barcelonës appeared first on 55 News.

]]>
Hysaj për “Sky Sport”: Kishim probleme në dhomat e zhveshjes, Gatuzo po na jep shumë nga vetja https://55news.al/sport/hysaj-per-sky-sport-kishim-probleme-ne-dhomat-e-zhveshjes-gatuzo-po-na-jep-shume-nga-vetja/ Sat, 01 Feb 2020 11:35:16 +0000 https://new.55news.al/?p=142405 Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka folur për mikrofonët e “Sky Sport” ditën e sotme, duke i dhënë meritën Gatuzos për rikthimin e harmonisë në skuadër dhe se në ekip ndihet dora e trajnerit të ri “Po na jep shumë, përpara se të vinte ai kishim shumë probleme si […]

The post Hysaj për “Sky Sport”: Kishim probleme në dhomat e zhveshjes, Gatuzo po na jep shumë nga vetja appeared first on 55 News.

]]>
Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka folur për mikrofonët e “Sky Sport” ditën e sotme, duke i dhënë meritën Gatuzos për rikthimin e harmonisë në skuadër dhe se në ekip ndihet dora e trajnerit të ri

“Po na jep shumë, përpara se të vinte ai kishim shumë probleme si në dhomat e zhveshjes ashtu edhe jashtë fushe. Kjo na bëri që të humbisnim shumë kohë. Tani me trajnerin jemi më të përqëndruar. Ka shumë nga Gatuzo te ky Napoli i sotëm, ai do 110% në çdo ndeshje dhe ne duhet të stërvitemi shumë. Me Sampdorian na duhen tre pikët, duhet të tregojmë se jemi Napoli dhe të fitojmë kundër të gjithëve”.

The post Hysaj për “Sky Sport”: Kishim probleme në dhomat e zhveshjes, Gatuzo po na jep shumë nga vetja appeared first on 55 News.

]]>
Hysaj rikthehet vendimtar, asist mjaft i bukur për Napolin https://55news.al/sport/hysaj-rikthehet-vendimtar-asist-mjaft-i-bukur-per-napolin/ Sun, 24 Feb 2019 18:48:50 +0000 https://new.55news.al/?p=87312  Napoli luan sfidën e javës së 25-të në Seria A, në transfertë ndaj Parmës, dhe ekipi i Anccelotit, gjendet në fitore, me gol të Piotr Zielinskit në minutën e 19-të.   Titullar në krahun e majtë të mbrojtjes, është edhe shqiptari Elseid Hysaj, i cili ishte pikërisht autori i asistit për golin e polakut. Zielinski […]

The post Hysaj rikthehet vendimtar, asist mjaft i bukur për Napolin appeared first on 55 News.

]]>
 Napoli luan sfidën e javës së 25-të në Seria A, në transfertë ndaj Parmës, dhe ekipi i Anccelotit, gjendet në fitore, me gol të Piotr Zielinskit në minutën e 19-të.

 

Titullar në krahun e majtë të mbrojtjes, është edhe shqiptari Elseid Hysaj, i cili ishte pikërisht autori i asistit për golin e polakut.

Zielinski shërbeu Hysajn pranë fundores, dhe shkodrani u mor vesh mjaft mirë, duke ia kthyer sërish topin brenda zone, dhe polaku nuk fali përballë portierit Sepe.

The post Hysaj rikthehet vendimtar, asist mjaft i bukur për Napolin appeared first on 55 News.

]]>
Chelsea e kërkon Hysajn që në janar https://55news.al/sport/chelsea-e-kerkon-hysajn-qe-ne-janar/ Wed, 05 Dec 2018 12:36:45 +0000 https://new.55news.al/?p=72088 ​Chelsea i ka filluar bisedimet me Napolin për transferimin e yllit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj të cilin anglezët duan ta marrin si huazim në afatin kalimtar të janarit, dhe pastaj ta kthejnë në Itali në fund të sezonit. Nuk ishte e lehtë për Chelsea që të arrinte marrëveshjen me Napolin për t’ia marrë […]

The post Chelsea e kërkon Hysajn që në janar appeared first on 55 News.

]]>
​Chelsea i ka filluar bisedimet me Napolin për transferimin e yllit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj të cilin anglezët duan ta marrin si huazim në afatin kalimtar të janarit, dhe pastaj ta kthejnë në Itali në fund të sezonit.

Nuk ishte e lehtë për Chelsea që të arrinte marrëveshjen me Napolin për t’ia marrë trajnerin Maurizio Sarri gjatë kësaj vere, e vetëm pak ditë më vonë t’ia marrin edhe mesfushorin Jorginho, transmeton Gazeta Express.

Mediumi italian Calciomercato pretendon se në këto dy marrëveshje, për Sarrin dhe Jorginhon, dy klubet ishin pajtuar që Chelsea të mos kërkonte më lojtarë të Napolit. Mirëpo, klubi anglez është i gatshëm ta shkelë këtë marrëveshje pasi që drejtuesit shqetësohen se atyre mund t’i ndalohen transferimi i lojtarëve në të ardhmen.

Për shkak të kësaj, klubi londinez e ka shprehur interesimin për mbrojtësin e krahut të djathtë, Elseid Hysaj, i cili pëlqehet shumë nga Sarri. Kontrata e tij përfundon në vitin 2021 dhe ai ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh.

Chelsea tanimë i ka filluar bisedimet me Napolit për yllin e kombëtares shqiptare dhe ideja e drejtuesve të klub anglez është që ta marrin si huazim Hysajn në janar dhe pastaj ta kthejnë në Itali në fund të sezonit.

Raportohet se londinezët janë duke negociuar për uljen e çmimit dhe për këtë arsye kanë ndaluar bisedimet mes Napolit dhe futbollistit për rinovimin e kontratës. Nëse Chelsea nuk arrin ta transferojë Hysajn, atëherë ai do të marrë ofertë të re nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

The post Chelsea e kërkon Hysajn që në janar appeared first on 55 News.

]]>
Çfarë po ndodh me kuqeziun? Në dyshim rinovimi i Hysajt me Napolin https://55news.al/sport/cfare-po-ndodh-me-kuqeziun-ne-dyshim-rinovimi-i-hysajt-me-napolin/ Sat, 27 Oct 2018 09:11:20 +0000 https://new.55news.al/?p=61613 E ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, po kthehet në një çështje të ndërlikuar te skuadra e Napolit, pasi shqiptari së fundmi ka humbur edhe vendin e titullarit dhe kërkesa e tij për pagë është e papranueshme për klubin. Sipas Calciomercato.com, agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, vazhdon të tregohet mjaft agresiv me […]

The post Çfarë po ndodh me kuqeziun? Në dyshim rinovimi i Hysajt me Napolin appeared first on 55 News.

]]>
E ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, po kthehet në një çështje të ndërlikuar te skuadra e Napolit, pasi shqiptari së fundmi ka humbur edhe vendin e titullarit dhe kërkesa e tij për pagë është e papranueshme për klubin.

Sipas Calciomercato.com, agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, vazhdon të tregohet mjaft agresiv me kërkesat e tij në lidhje me të ardhmen e Hysajt.

Giuffredi i ka kërkuar një rrogë prej 3 milionë eurosh klubit italian, por Napoli nuk ka ndër mend të paguajë një shifër të tillë, teksa drejtuesit ofrojnë një pagë 2.5 milionë euro.

Dallimi prej 500 mijë eurosh është duke mbajtur peng rinovimin e Hysajt. Një çështje tjetër që duhet të zgjidhet është dhe ajo që ka të bëjë me klauzolën 50 milionë euro për transferimin jashtë Italisë.

Agjenti i Hysajt pretendon që kjo klauzolë të hiqet, ndërkohë që palët pritet të takohen javën e ardhshme.

The post Çfarë po ndodh me kuqeziun? Në dyshim rinovimi i Hysajt me Napolin appeared first on 55 News.

]]>
Hysaj mposht Behramin https://55news.al/sport/hysaj-mposht-behramin/ Mon, 22 Oct 2018 08:18:04 +0000 https://new.55news.al/?p=59994 Kapiteni Valon Behrami ka luajtur deri në minutën e 68-të te Udinese që u mposht në shtëpi nga Napoli me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe ishte e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit italian, Serie A, shkruan sot “Koha Ditore”. Te Napoli gjatë tërë këtij takimi, në krahun e majtë […]

The post Hysaj mposht Behramin appeared first on 55 News.

]]>
Kapiteni Valon Behrami ka luajtur deri në minutën e 68-të te Udinese që u mposht në shtëpi nga Napoli me rezultatin 3:0.

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe ishte e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit italian, Serie A, shkruan sot “Koha Ditore”.

Te Napoli gjatë tërë këtij takimi, në krahun e majtë të mbrojtjes, u paraqit Elseid Hysaj.

Me këtë humbje Udinese ka rënë në pozitën e 16-të me tetë pikë, kurse Napoli zë vendin e dytë me 21 pikë, katër më pak se lideri Juventusi.

The post Hysaj mposht Behramin appeared first on 55 News.

]]>
Shkodra denoncon Empolin dhe do 50 mijë euro për Hysajn https://55news.al/sport/shkodra-denoncon-empolin-dhe-do-50-mije-euro-per-hysajn/ Wed, 17 Oct 2018 18:49:12 +0000 https://new.55news.al/?p=58839 Elseid Hysaj nuk i hodhi hapat e parë në futboll me Vllazninë, por me klubin privat të themeluar dy dekada më parë, KF Shkodra. Pas tetë vitesh stërvitje me këtë skuadër, mbrojtësi firmosi për herë të parë si profesionist me klubin e Empolit në Itali. Mirëpo, sipas pretendimeve të presidentit të KF Shkodra, Taip Piraniqi, italianët […]

The post Shkodra denoncon Empolin dhe do 50 mijë euro për Hysajn appeared first on 55 News.

]]>
Elseid Hysaj nuk i hodhi hapat e parë në futboll me Vllazninë, por me klubin privat të themeluar dy dekada më parë, KF Shkodra. Pas tetë vitesh stërvitje me këtë skuadër, mbrojtësi firmosi për herë të parë si profesionist me klubin e Empolit në Itali. Mirëpo, sipas pretendimeve të presidentit të KF Shkodra, Taip Piraniqi, italianët nuk e kanë bërë pagesën e kompensimit për tetë vjet që Hysaj është stërvitur me këtë skuadër. Bëhet fjalë për një shumë prej 50 mijë eurosh dhe siç raporton “Panorama Sport” se trajneri i njohur shkodran hedh dritë mbi atë që ka ndodhur disa vite më parë. Sipas Piraniqit, çështja e tarifës së kompensimit të lojtarit të trajnuar nga KF Shkodra ka shumë dyshime që ngre hije skandali.

• HISTORIA E ELSEIDIT

“Pas denoncimeve që kemi bërë për tarifën e kompensimit që kemi kërkuar për Sindrit Gurin, ne si klub kemi edhe rastin e lojtarit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, që sot është pjesë e Napolit. Hysaj është stërvitur vetëm te KF Shkodra në Shqipëri për 8 vjet radhazi. Pas largimit nga ekipi ynë, ka shkuar për 1 vit te Fiorentina, por pa kontratë. Pas një sezoni, ai ka nënshkruar me klubin e Empolit. Në atë kohë, duke mos pasur asnjë informacion për këto përfitime, kemi humbur të drejtën e kërkimit të tyre sipas rregullave që ka UEFA dhe FIFA. Sipas kësaj rregulloreje, klubi i Empolit në momentin që KF Shkodra nuk i ka kërkuar tarifën e kompensimit për tetë vjet stërvitje, duhet të derdhte te Federata Shqiptare e Futbollit shumën përkatëse që na takonte, por që nuk e ka bërë. Mirëpo, ne kemi gjetur një dokument përmes një studioje avokatie në Itali se Empoli ka dërguar në Shqipëri një shumë prej 50 mijë eurosh. Në këtë situatë, ne nuk kemi informacion se kujt ia kanë dërguar këtë shumë”, është shprehur fillimisht kreu i klubit.

• SITUATA DHE PADIA

“Tashmë, problemi në lidhje me çështjen e Hysajt nuk mund të ndiqet nga UEFA dhe FIFA, por vetëm nëpërmjet gjykatave në Itali dhe për këtë i është bërë një kërkesë zyrtare Empolit. Kemi pyetur klubin italian se mbi çfarë dokumenti kanë bërë kontratën me Elseid Hysajn. Pra, ai dokument duhej të lëshohej vetëm nga klubi ynë. 50 mijë euro në adresë të kujt janë nisur në Shqipëri? Sepse, si rrjedhojë e asaj kontrate, do të ketë edhe xhirime të tjera në euro. Deri në këtë moment që po flasim, nuk kemi marrë një përgjigje konkrete nga Empoli. Kjo situatë na krijon dyshime dhe mendoj se jemi përpara një skandali të madh. Studioja në Itali është duke mbledhur materiale për të bërë një padi penale dhe për ta rikthyer çështjen në kohë. Edhe pse KF Shkodra që drejtoj nuk ka emrin e madh, traditën dhe kontributin si shumë klube të tjera, e them me krenari se në vitet e fundit nuk e di se cili ekip në Shqipëri ka prodhuar kaq shumë talente sa akademia jonë. Kemi zbuluar lojtarë të Kombëtares si Hysaj, Guri, Hebaj dhe Vajushi, por edhe shumë të tjerë që luajnë në nivele të larta qoftë në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Bëhet fjalë për futbollistë që janë stërvitur me ne së paku 6 vite. Ne thjesht kërkojmë vetëm atë që na takon, pra, atë që është shkruar e zeza mbi të bardhë në rregulloret dhe ligjet e UEFA-s e FIFA-s”, përfundoi presidenti i klubit privat shkodran.

The post Shkodra denoncon Empolin dhe do 50 mijë euro për Hysajn appeared first on 55 News.

]]>
Çfarë po ndodh me Hysajn? Shtypi italian i bën elozhe Malkuit https://55news.al/sport/cfare-po-ndodh-me-hysajn-shtypi-italian-i-ben-elozhe-malkuit/ Thu, 27 Sep 2018 18:03:40 +0000 https://new.55news.al/?p=52883 Në ndeshjen e fundit me Parmën, ku Napoli fitoi pastër, 3-0, trajneri Karlo Ançeloti preferoi të linte pushim Elseid Hysajn dhe në vend të tij të aktivizonte francezin Malkuit, që në fakt u paraqit mjaft mirë. Shtypi italian e ka vlerësuar me nota pozitive lojën e mbrojtësit të djathtë, që erdhi gjatë merkatos së verës […]

The post Çfarë po ndodh me Hysajn? Shtypi italian i bën elozhe Malkuit appeared first on 55 News.

]]>
Në ndeshjen e fundit me Parmën, ku Napoli fitoi pastër, 3-0, trajneri Karlo Ançeloti preferoi të linte pushim Elseid Hysajn dhe në vend të tij të aktivizonte francezin Malkuit, që në fakt u paraqit mjaft mirë.

Shtypi italian e ka vlerësuar me nota pozitive lojën e mbrojtësit të djathtë, që erdhi gjatë merkatos së verës dhe që ndryshe nga Hysaj, ka bërë mirë në lojën sulmuese, duke hedhur më shumë topa të rrezikshëm në zonën kundërshtare.

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, tashmë duhet të shqetësohet, sepse ka një konkurrent të fortë për postin e titullarit te Napoli. Ndoshta Malkuit nuk mbron aq sa shkodrani, por dihet që trajnerit Ançeloti i pëlqejnë më shumë anësorët që shtyjnë përpara.

The post Çfarë po ndodh me Hysajn? Shtypi italian i bën elozhe Malkuit appeared first on 55 News.

]]>
Ancelotti i thur elozhe Hysajt https://55news.al/sport/ancelotti-i-thur-elozhe-hysajt/ Sun, 16 Sep 2018 11:51:30 +0000 https://new.55news.al/?p=49603 Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, me fitoren 1-0 ndaj Fiorentinës, i ka mbyllur gojën të gjithë skeptikëve në lidhje me faktin se skuadra e tij pësonte shumë gola. Këtë herë skuadra napoletane bëri një ndeshje të mirë, duke fituar minimalisht ndaj një rivali të fortë, çka për trajnerin Ancelotti është një rezultat që motivon më […]

The post Ancelotti i thur elozhe Hysajt appeared first on 55 News.

]]>
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, me fitoren 1-0 ndaj Fiorentinës, i ka mbyllur gojën të gjithë skeptikëve në lidhje me faktin se skuadra e tij pësonte shumë gola. Këtë herë skuadra napoletane bëri një ndeshje të mirë, duke fituar minimalisht ndaj një rivali të fortë, çka për trajnerin Ancelotti është një rezultat që motivon më shumë ekipin.

“Bëmë ndeshjen që kishim përgatitur. Në pjesën e parë bëmë disa gabime, sidomos në fazën e ndërtimit të aksioneve sulmuese, por në të dytën guxuam më shumë dhe ia dolëm mbanë. Mbrojtja? Këtë herë luajti mirë edhe pse nuk kemi qenë kurrë në krizë. Bëmë disa ndryshime dhe rezultati erdhi menjëherë”, tha Ancelotti.

Duke folur për Insigne, njeriun që i dha fitoren, trajneri Ancelotti tha: “Vjen nga një moment ku nuk arrin të shprehet si duhet, por ndaj Fiorentinës luajti me personalitet dhe u shpërblye me një gol të rëndësishëm për të dhe skuadrën. Por po luajmë mirë si grup edhe pse kemi pak ditë që kemi provuar disa gjëra të reja, që dhanë efekt. Tani na duhet vijueshmëri”.

The post Ancelotti i thur elozhe Hysajt appeared first on 55 News.

]]>
Hysaj: Nuk jemi më ata të verës, do jemi pjesë e këtij Europiani patjetër https://55news.al/sport/hysaj-nuk-jemi-me-ata-te-veres-do-jemi-pjese-e-ketij-europiani-patjeter/ Wed, 05 Sep 2018 12:53:03 +0000 https://new.55news.al/?p=46855 Futbollisti i kombëtares Elseid Hysaj e ka të qartë objektivin e Shqipërisë nën drejtimin e Christian Panuçit, kualifikimi për në Euro 2020. Optimizmi mes tifozëve dhe ndoshta vetë lojtarëve mund të mos jetë shumë i lartë duke parë ndeshjet e dobëta të zhvilluara deri tani, por për Hysajn, ato janë një histori e kaluar tashmë. […]

The post Hysaj: Nuk jemi më ata të verës, do jemi pjesë e këtij Europiani patjetër appeared first on 55 News.

]]>
Futbollisti i kombëtares Elseid Hysaj e ka të qartë objektivin e Shqipërisë nën drejtimin e Christian Panuçit, kualifikimi për në Euro 2020. Optimizmi mes tifozëve dhe ndoshta vetë lojtarëve mund të mos jetë shumë i lartë duke parë ndeshjet e dobëta të zhvilluara deri tani, por për Hysajn, ato janë një histori e kaluar tashmë.

“Kemi ndryshuar plotësisht nga ndeshjet e verës, të cilat ishin shumë të këqija”, tha mbrojtësi i djathtë në konferencën për shtyp organizuar nga FSHF. “Atëherë ishin shumë faktorë që ndikuan, si pushimet, lojtarët e lodhur. Kishim shumë probleme. Por duhet t’i harrojmë ato. Me entuziazmin që kanë ardhur lojtarët mendoj që do të luajmë shumë më mirë”. tha Hysaj.

Liga e Kombeve nis me një skuadër që Shqipëria ka pasur mundësi ta njohim më parë, Izraelin, kundër së cilës kemi fituar 3-0 por edhe jemi mundur 3-0. “Duhet të mos mendojmë për të kaluarën, por te ndeshjet e radhës, pasi është një mundësi për të shkuar në Europian”, shton ai. “Të gjithë e kemi kuptuar që janë ndeshje të vërteta, jo miqësore, dhe vlejnë kualifikimin”.

“Sadiku dhe Roshi janë mungesa të mëdha, por ne jemi një grup shumë i mire dhe tani që janë rikthyer disa lojtarë me përvojë po krijojmë një grup më të mirë, më të bashkuar dhe bëhemi gati për ndeshjet… Cana më ka etiketuar lider? Nuk mendoj tani për shiritin e kapitenit, isha i lumtur kur e mora atë gjatë Europianit, ishte një ndjesi e veçantë sepse dihet kush është Cana, unë e kam parë duke luajtur nga TV. Por unë tani jam gati të bëj punën time, për shirin ka kohë”.

Ndërsa për dallimet mes Ancelottit dhe Panuçit, Hysaj thotë: “Ançeloti është më i qetë. E keni parë ën Spanjë, Enrike u merr telefonat në mëngjes dhe ua jep në darkë. Ka edhe më keq…”

The post Hysaj: Nuk jemi më ata të verës, do jemi pjesë e këtij Europiani patjetër appeared first on 55 News.

]]>