jale Archives - 55 News https://55news.al/tag/jale/ Sat, 29 Aug 2020 09:37:32 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png jale Archives - 55 News https://55news.al/tag/jale/ 32 32 Kryemadhi ja merr këngës e valles në Jalë https://55news.al/politike/kryemadhi-ja-merr-kenges-e-valles-ne-jale/ Sat, 29 Aug 2020 09:37:32 +0000 https://new.55news.al/?p=172358   Të rinjtë e LRI po zhvillojnë kampin veror në Jalë ku kanë marrë pjesë shumë përsonalitete të Levizjes Socialiste për Integrim Kryetarja Kryemadhi edhe mbrëmë ka surprizuar të rinjtë duke ja marre valles se Hajredin Pashës bashkë me ta na ambjentet ku po bëhet kampi veror i të rinjëve.  

The post Kryemadhi ja merr këngës e valles në Jalë appeared first on 55 News.

]]>
 

Të rinjtë e LRI po zhvillojnë kampin veror në Jalë ku kanë marrë pjesë shumë përsonalitete të Levizjes Socialiste për Integrim

Kryetarja Kryemadhi edhe mbrëmë ka surprizuar të rinjtë duke ja marre valles se Hajredin Pashës bashkë me ta na ambjentet ku po bëhet kampi veror i të rinjëve.

 

The post Kryemadhi ja merr këngës e valles në Jalë appeared first on 55 News.

]]>
Denoncim/ Berisha: Narkoshteti shkatërron shtëpitë për ryshfete në Jalë (video) https://55news.al/politike/denoncim-berisha-narkoshteti-shkaterron-shtepite-per-ryshfete-ne-jale-video/ Fri, 21 Sep 2018 16:26:27 +0000 https://new.55news.al/?p=51139 Një qytetar ka denoncuar bëmën e fundit të narkoshtetit te Ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në ‘facebook’, Berisha ka publikuar një video ku duket se punonjësit e IKMT kërkojnë ryshfet për të mos u prishur shtëpitë në Jalë. Postimi i plotë: Shikoni si i prishen per ryshfete shtepite e shtate familjeve ne Jale nga […]

The post Denoncim/ Berisha: Narkoshteti shkatërron shtëpitë për ryshfete në Jalë (video) appeared first on 55 News.

]]>
Një qytetar ka denoncuar bëmën e fundit të narkoshtetit te Ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Berisha ka publikuar një video ku duket se punonjësit e IKMT kërkojnë ryshfet për të mos u prishur shtëpitë në Jalë.

Postimi i plotë:

Shikoni si i prishen per ryshfete shtepite e shtate familjeve ne Jale nga narkoshteti! sb

“pershendetje zoti Berisha jemi nga jali qe na shkateruan cdo gje ne kete video jan punonjesit e ikmt qe tregojn vet ca behet ne jal edhe qe na kerkojne lek per shtepite qe te na i legalizojne qe ne kemi mbi 30 vjet qe jetojm ketu edhe qe i kemi bler nga shteti edhe jemi me cdo dokumentacion te rregullt hidhe kete para policise”

The post Denoncim/ Berisha: Narkoshteti shkatërron shtëpitë për ryshfete në Jalë (video) appeared first on 55 News.

]]>
Aksioni i dyshimtë në Jalë, shkarkohen 4 inspektorë të IKMT (emrat) https://55news.al/aktualitet/aksioni-i-dyshimte-ne-jale-shkarkohen-4-inspektore-te-ikmt-emrat/ Fri, 21 Sep 2018 14:16:21 +0000 https://new.55news.al/?p=51097 Disa ditë pas aksionit të IKMT në Jalë për prishjen e 9 objekteve, kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes se Territorit, Dallëndyshe Bici ka vendosur sot shkarkimin nga detyra për 4 inspektorët e degës IKMT Vlorë. Inspektorët e shkarkuar janë Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani, si dhe Vilson Lalaj – Përgjegjës sektori i Degës […]

The post Aksioni i dyshimtë në Jalë, shkarkohen 4 inspektorë të IKMT (emrat) appeared first on 55 News.

]]>
Disa ditë pas aksionit të IKMT në Jalë për prishjen e 9 objekteve, kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes se Territorit, Dallëndyshe Bici ka vendosur sot shkarkimin nga detyra për 4 inspektorët e degës IKMT Vlorë. Inspektorët e shkarkuar janë Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani, si dhe Vilson Lalaj – Përgjegjës sektori i Degës IKMT Vlorë.

Vendimi i kryeinspektores Bici ka ardhur pas shfaqjes në media të një rregjistrimi ku përfshiheshin edhe inspektorët e IKMT në biseda të dyshimta me poseduesit e objekteve të prishura gjatë aksionit të fundit në Jalë.

 “Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit”, ka thënë Bici, gjatë një mbledhjeje urgjente në inspektorat.

Ajo falënderoi mediat dhe shprehu vendosmërinë se cilido që tejkalon kompetencat e tij, shkel ligjet, apo kërkon të shfrytëzojë sadopak punën e shtetit shqiptar, do të përballet me drejtësinë.

The post Aksioni i dyshimtë në Jalë, shkarkohen 4 inspektorë të IKMT (emrat) appeared first on 55 News.

]]>
Video/ Forca të shumta ushtrie rrethojnë zonën e Jalës, banorët: Nuk po na lejojnë të… https://55news.al/aktualitet/video-forca-te-shumta-ushtrie-rrethojne-zonen-e-jales-banoret-nuk-po-na-lejojne-te/ Thu, 20 Sep 2018 14:39:21 +0000 https://new.55news.al/?p=50807 Forca të shumta të ushtrisë rrethojnë zonën e Jalës, aty ku dy ditë më parë u shembën 9 ndërtesa. Që prej orëve të para të ditës, disa furgona me trupa të ushtrisë kanë rrethuar zonën. Banorët thonë se nuk po i lejojnë të shkojnë në tokën e tyre. Sipas banorëve, ata nuk po lejohen as […]

The post Video/ Forca të shumta ushtrie rrethojnë zonën e Jalës, banorët: Nuk po na lejojnë të… appeared first on 55 News.

]]>
Forca të shumta të ushtrisë rrethojnë zonën e Jalës, aty ku dy ditë më parë u shembën 9 ndërtesa. Që prej orëve të para të ditës, disa furgona me trupa të ushtrisë kanë rrethuar zonën.

Banorët thonë se nuk po i lejojnë të shkojnë në tokën e tyre. Sipas banorëve, ata nuk po lejohen as të mbledhin çfarë ka mbetur nën rrënoja. Ndërsa theksojnë që nuk pranojnë të bëhet pastrimi i zonës nga Inertet pa shkuar në terren specialistët e vlerësimit të dëmeve.

Sipas banorëve, forcat e IKMT, kanë dëmtuar edhe shtëpinë e cila ishte me leje, e për të cilën IKMT kishte urdhër të mos ndërhynte. Forcat e IKMT-së e kanë dëmtuar shtëpinë, duke e bërë të pabanueshme teksa akuzojnë edhe për plaçkitje të sendeve me vlere nga forcat e policisë dhe IKMT-së.

The post Video/ Forca të shumta ushtrie rrethojnë zonën e Jalës, banorët: Nuk po na lejojnë të… appeared first on 55 News.

]]>
Jalë, 14-vjeçarja flet pas lirimit nga policia: Fjeta në bagazh të makinës, më kanë humbur librat https://55news.al/aktualitet/jale-14-vjecarja-flet-pas-lirimit-nga-policia-fjeta-ne-bagazh-te-makines-me-kane-humbur-librat/ Thu, 20 Sep 2018 08:03:38 +0000 https://new.55news.al/?p=50655 Familjarët e fisit Balaj në Jalë e kanë kaluar natën jashtë në pamundësi për të gjetur një vend ku të qëndrojnë pas shembjes së banesave nga IKMT. Fadromat kanë shembur edhe të vetmen banesë me certifikatë pronësie që daton e vitit 1947. Mes personave që kanë mbetur në qiell të hapur është edhe një vajzë 14 […]

The post Jalë, 14-vjeçarja flet pas lirimit nga policia: Fjeta në bagazh të makinës, më kanë humbur librat appeared first on 55 News.

]]>
Familjarët e fisit Balaj në Jalë e kanë kaluar natën jashtë në pamundësi për të gjetur një vend ku të qëndrojnë pas shembjes së banesave nga IKMT.

Fadromat kanë shembur edhe të vetmen banesë me certifikatë pronësie që daton e vitit 1947.

Mes personave që kanë mbetur në qiell të hapur është edhe një vajzë 14 vjeçare, e cila thotë se pas shembjes së shtëpisë nuk ka arritur të shkojë as në shkollë pasi librat i kanë humbur nën rrënoja.

E mitura ishte mes 7 personave që u shoqëruan në polici pas përplasjes së IKMT me banorët.

“Kanë qenë 10 orë fiks që më kanë mbajtur vetëm mua në polici, babin dhe kushërinjtë i kanë mbajtur më shumë.Unë jam pa larë, librat nuk e di fare ku i kam, nga kanë shkuar. Mbrëmë kam fjetur në makinë, në bagazh se nuk dija ku të shkoja”.

Ndërtesat e shembura një ditë më parë në Jalë sipas banorëve shërbenin si ndërtesa, ndërsa një pjesë e tyre shfrytëzoheshin për turistët gjatë muajve të verës.

Por sipas IKMT bëhet fjalë për shembjen e 9 objekteve të palegalizuara me funksione shërbimi, kryesisht hoteleri, për të cilat pronarët ishin njoftuar sipas rregullave.

The post Jalë, 14-vjeçarja flet pas lirimit nga policia: Fjeta në bagazh të makinës, më kanë humbur librat appeared first on 55 News.

]]>
Denoncim/ “Rama la në qiell të hapur 7 familje në Jalë, ua ktheu shtëpitë në gërmadhë” https://55news.al/politike/denoncim-rama-la-ne-qiell-te-hapur-7-familje-ne-jale-ua-ktheu-shtepite-ne-germadhe/ Wed, 19 Sep 2018 12:30:43 +0000 https://new.55news.al/?p=50409 Një qytetar ka denoncuar te Ish-kryeministri Sali Berisha bëmën më të fundit të Kryeministrit Edi Rama dhe njerëzve të tij. Përmes një postimi në ‘facebook’, Berisha ka bërë publik mesazhin në të cilin shkruhet se Edi Rama ka shkatërruar 7 shtëpi të gjitha me dokumentacion të rregullt në Jalë. Duke shtuar së për përfitime personale […]

The post Denoncim/ “Rama la në qiell të hapur 7 familje në Jalë, ua ktheu shtëpitë në gërmadhë” appeared first on 55 News.

]]>
Një qytetar ka denoncuar te Ish-kryeministri Sali Berisha bëmën më të fundit të Kryeministrit Edi Rama dhe njerëzve të tij.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Berisha ka bërë publik mesazhin në të cilin shkruhet se Edi Rama ka shkatërruar 7 shtëpi të gjitha me dokumentacion të rregullt në Jalë.

Duke shtuar së për përfitime personale kryeministri ka lënë në qiell të hapur 7 familje.

Postimi i plotë:

Shikoni si shnderroi ne germadhe Kallam Deshtaku, ne dhunim te ligjeve per perfitime personale, pronat dhe shtepite e 7 familjeve ne Jale!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

mirmengjes Zoti Berisha dje edi rama bashk me kriminelet e tij na prishen shtepit padrejtesisht jemi te rregullt me letra prone me letra te rregullta te shtepive ishim brenda cdo rregulli ju lutemi na shikoni qe ka nxjer ne rruge 7 famile as nje streh as nje gje ju lutemi na ndihmoni

The post Denoncim/ “Rama la në qiell të hapur 7 familje në Jalë, ua ktheu shtëpitë në gërmadhë” appeared first on 55 News.

]]>
Akuza të forta ndaj policisë nga banorët e Jalës: Na grabitën lekët dhe sendet me vlerë https://55news.al/aktualitet/akuza-te-forta-ndaj-policise-nga-banoret-e-jales-na-grabiten-leket-dhe-sendet-me-vlere/ Wed, 19 Sep 2018 10:53:03 +0000 https://new.55news.al/?p=50355 Një ditë pas përplasjes me policinë për prishjen e 9 godinave në Jalë, 8 të shoqëruarit janë lënë të lirë. Edi Bala një nga banorët e Jalës në një lidhje telefonike për Fax News  ka rrëfyer situatën në të cilën ndodhen. Pas shembjes së pronës së tyre, ai është shprehur se nuk kanë as rroba […]

The post Akuza të forta ndaj policisë nga banorët e Jalës: Na grabitën lekët dhe sendet me vlerë appeared first on 55 News.

]]>
Një ditë pas përplasjes me policinë për prishjen e 9 godinave në Jalë, 8 të shoqëruarit janë lënë të lirë.

Edi Bala një nga banorët e Jalës në një lidhje telefonike për Fax News  ka rrëfyer situatën në të cilën ndodhen.

Pas shembjes së pronës së tyre, ai është shprehur se nuk kanë as rroba për të veshur, as ku të flenë.

Ndër të tjera Bala ka theksuar se për shkak të gjendjes së rënduar të gjithë ata kanë nevojë për psikolog, veçanërisht mbesa e tij 14 vjeçare e cila u mbajt së bashku me 7 banorët e Jalës në Komisariat deri në orën 23:00.

Banori i Jalës thekson se pavarësisht situatës së rënduar nuk e hap telefonin as kryetari i Bashkisë as deputeti Damian Gjiknuri, ai i bën apel edhe përfaqësueve amerikanë në Shqipëri që të ndërhyjnë pasi të gjithë ata kanë frikë për jetën e tyre.

“Nuk kemi as rroba për të veshur, edhe ato pak të ardhura që kishim janë shembur bashkë me shtëpinë. Jemi në gjendje të mjerueshme nuk kemi ku të flem,ë.  Edhe mbesës sime që ishte 14 vjeç që kishte nevojë për psikolog e kanë marrë në Komisariat. Nuk e hap telefonin as kryetari i Bashkisë as deputeti Damian Gjiknuri. Ikën në Kukës ndërkohë banorët e tij kanë ngelur pa shtëpi. Është bërë si gjendje lufte, nuk kemi ku të jetojmë. Ndoshta i pëlqen prona dhe duan ta marrin me patjetër.

Familjarët u mbajtën deri në orën 23;00 në polici. Në vitin 2012 është bërë tentativë të merret prona.  Ambasadori amerikan të vijë sepsen kemi frikë edhe për jetën tonë, sepse edhe mund të na vrasin, ka interesa të mëdha për pronën.  Jemi të bindur se dikush është më i fuqishëm që pretendon ta privatizojë”, tha ai.

‘As gjermani nuk kishte aq mllef gjatë luftës’, kështu u shpreh për newsbomb Esmeralda Bala banore në Jalë.

E shkatërruar mes lotëve që mezi e linin të fliste ajo tregonte tmerrin që kishin përjetuar dje gjatë aksionit të IKMT nga i cili u shembën 9 ndërtesa pa leje.

Banorët e kësaj zone kanë hedhur akuza të forta ndaj efektivëve të policisë.

Esmeralda Bala është një ndër personat që pretendon se i kanë shembur pa te drejtë banesën e vjetër e cila ka qenë e ndërtuar në vitet 1990.

“Na plaçkitën, na kanë shkatërruar jetën, jemi në qiell të hapur. Policët nuk na lanë të marrim as rrobat e trupit. Na kanë vjedhur lekët që kishim të vendosura në dollap dhe gjithë sendet me vlere, ora syze varse.

Kërkojmë ndihmë për vete edhe për fëmijët, pasi nuk kemi ku të fusim kokën. Na katandisën në gjendje të mjerueshme. As gjerman nuk kishte aq mllef gjatë luftës”, shprehet duke qarë Esmeralda Bala.

The post Akuza të forta ndaj policisë nga banorët e Jalës: Na grabitën lekët dhe sendet me vlerë appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Banorët e Jalit, Ramës: Ti je ISIS, të na kishe hedhur bomba si Milosheviçi https://55news.al/aktualitet/video-banoret-e-jalit-rames-ti-je-isis-te-na-kishe-hedhur-bomba-si-miloshevici/ Tue, 18 Sep 2018 09:27:24 +0000 https://new.55news.al/?p=50047 Banorët e Jalës po dhunohen nga qeveria, e cila është e shurdhët dhe e pashpirt ndaj kërkesave të tyre. Një protestë e mbushur me mallkime është ajo që po zhvillohet aktualisht në Jalë nga banorët të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave dhe lokaleve të tyre nga IKMT.  “Ti nuk je Jezu Krisht Edi Rama, ti […]

The post VIDEO/ Banorët e Jalit, Ramës: Ti je ISIS, të na kishe hedhur bomba si Milosheviçi appeared first on 55 News.

]]>
Banorët e Jalës po dhunohen nga qeveria, e cila është e shurdhët dhe e pashpirt ndaj kërkesave të tyre. Një protestë e mbushur me mallkime është ajo që po zhvillohet aktualisht në Jalë nga banorët të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave dhe lokaleve të tyre nga IKMT.

 “Ti nuk je Jezu Krisht Edi Rama, ti je ISIS me dashje, jo pa dashje. Në emër të Perëndisë unë të lidh, unë të shkatërroj. Unë jam e fortë se kam frymën e perëndisë. Ti do shkosh në ferr. Ti ke shkelur mbi gjakun e Krishtit”, iu drejtua një e Jalës kryeministrit.

“Më mirë të na kishe hedhur bomba si Milosheviçi në Kosovë”, thotë një tjetër e moshuar përpara kamerave.

The post VIDEO/ Banorët e Jalit, Ramës: Ti je ISIS, të na kishe hedhur bomba si Milosheviçi appeared first on 55 News.

]]>
Manjani, të rinjve: Detyra juaj të ndërtoni diçka të re, pastrojeni vendin nga plehrat https://55news.al/politike/manjani-te-rinjve-detyra-juaj-te-ndertoni-dicka-te-re-pastrojeni-vendin-nga-plehrat/ Wed, 22 Aug 2018 14:57:58 +0000 https://new.55news.al/?p=43737 Nga aktiviteti i të rinjtë të Lëvizjes Rinore për Integrim në kampingun e Jalit, Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë dhe një trajnim me temë ” Reforma në drejtësi”. Manjani u shpreh se Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ajo që nuk po sheh ky popull sot, nuk po sheh cila është alternativa. Pjesë […]

The post Manjani, të rinjve: Detyra juaj të ndërtoni diçka të re, pastrojeni vendin nga plehrat appeared first on 55 News.

]]>
Nga aktiviteti i të rinjtë të Lëvizjes Rinore për Integrim në kampingun e Jalit, Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë dhe një trajnim me temë ” Reforma në drejtësi”.

Manjani u shpreh se Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ajo që nuk po sheh ky popull sot, nuk po sheh cila është alternativa.

Pjesë nga fjalimi i Ylli Manjanit

Ajo që duhet të zgjidhim njëherë e mirë është ndërtimi i diçkaje të re. Dhe kjo është detyra juaj. Ndërtoni diçka të re. Ndërtoni diçka që e keni në kokë dhe e keni ëndërr dhe që do jetë në thelb e ardhmja juaj. Të ardhmen nuk mua ta ndërtojë e shkuara.

Reformat që merren me njerëzit janë të poshtra dhe prodhojnë diktaturë.

Sistemi jonë politik nuk është i drejtë. Sistemi zgjedhor që ne kemi është një sistem hajdut. Ska logjikë proporcionale, ka logjikë sundimi dhe ka logjikë mashtrimi.

Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ajo që nuk po sheh ky popull sot, nuk po sheh cila është alternativa. Në qoftë se nuk shfaqesh dot si një alternativë më e mirë se kjo që është koston e merr ti. Detyra jonë e të gjithëve bashkë është ta shfaqim veten si një alternativë dhe për t’i treguar këtyre që ne jemi më të mirë se ju, se dimë të qeverisim me mirë, se dimë të qeverisim pa koncesione, se na vjen keq më shumë sesa ty për fshatarët edhe për fuqinë punëtore të vendit, sepse ne nuk jemi agjensi punësimi por jemi alternativa ekonomike me taksa më të ulëta. Këtë pret populli sot. Se kush është Edi Rama dhe rilindja tashmë e dinë të gjithë dhe kjo është evidente.

The post Manjani, të rinjve: Detyra juaj të ndërtoni diçka të re, pastrojeni vendin nga plehrat appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Monika Kryemadhi ka një mesazh nga kampi i LRI në Jalë https://55news.al/politike/video-monika-kryemadhi-ka-nje-mesazh-nga-kampi-i-lri-ne-jale/ Tue, 21 Aug 2018 06:42:35 +0000 https://new.55news.al/?p=43421 Mbrëmë ka çelur siparin kampi i Lëvizjes Rinore për Integrim në bregdetin e Jalit, një aktivitet tashmë traditë prej vitesh. E pranishme në ceremoninë hapëse ishte edhe Kryetarja e Lëvizjes socialiste Për Integrim, e cila në një postim në rrjetet sociale ka shpërndarë një video dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë […]

The post VIDEO/ Monika Kryemadhi ka një mesazh nga kampi i LRI në Jalë appeared first on 55 News.

]]>
Mbrëmë ka çelur siparin kampi i Lëvizjes Rinore për Integrim në bregdetin e Jalit, një aktivitet tashmë traditë prej vitesh.

E pranishme në ceremoninë hapëse ishte edhe Kryetarja e Lëvizjes socialiste Për Integrim, e cila në një postim në rrjetet sociale ka shpërndarë një video dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Postimi i plotë i kryetares së LSI

Si çdo vit i nxehti i stinës do të freskohet me energjinë e LRI-së në Jalë.

Ka nisur sot kampingu politik i të rinjve të LSI-së, një traditë e bukur e huazuar dhe nga forumet e tjera të ngjashme, të cilat megjithatë nuk kanë mundur të “kopjojnë” dot aksionin dhe motivimin tonë, ku debatet dhe diskutimet nuk rreshtin as në orët e nxehta të ditës dhe as në ato të mbrëmjes.

Këto janë ditët kur të rinjtë mësojnë vlerat e politikës, por jo vetëm. Janë ditët kur ata “stërviten” për të qenë mbi të gjitha njerëz të mirë dhe qytetarë të ndershëm. Janë ditët dhe netët, kur edhe ne që jemi aty për t’i ndihmuar, dëgjojmë dhe mësojmë shumë për rininë, kërkesat dhe dëshirat e saj. Për ti dhënë këtij vendi një mundësi më të mirë, një shans më shumë dhe këtë padyshim do e bëjnë të rinjtë.

Me urimin për të kaluar ditë sa më energjike dhe të vlefshme i uroj LRI-së suksese në trajnimin e të rinjve, që do të jenë forca dhe motivimi ynë për betejat që na presin.

The post VIDEO/ Monika Kryemadhi ka një mesazh nga kampi i LRI në Jalë appeared first on 55 News.

]]>