James Harrison Archives - 55 News https://55news.al/tag/james-harrison/ Sat, 12 May 2018 09:33:32 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png James Harrison Archives - 55 News https://55news.al/tag/james-harrison/ 32 32 Kur humanizmi tejkalon kufinjtë https://55news.al/globi/kur-humanizmi-tejkalon-kufinjte/ Sat, 12 May 2018 09:33:32 +0000 https://new.55news.al/?p=14909 Për 60 vjet,  një australian ka dhuruar gjak thuajse çdo javë duke shpëtuar jetën e më shumë se 2.4 milionë bebeve sipas Shërbimit të Kryqit të Kuq në Australi. I njohur si “burri me krahun e artë”, gjaku i 81-vjeçarit James Harrison ishte vërtet special. Ai kishte antitrupa që luftojnë sëmundjen, të cilat janë përdorur […]

The post Kur humanizmi tejkalon kufinjtë appeared first on 55 News.

]]>
Për 60 vjet,  një australian ka dhuruar gjak thuajse çdo javë duke shpëtuar jetën e më shumë se 2.4 milionë bebeve sipas Shërbimit të Kryqit të Kuq në Australi.

I njohur si “burri me krahun e artë”, gjaku i 81-vjeçarit James Harrison ishte vërtet special. Ai kishte antitrupa që luftojnë sëmundjen, të cilat janë përdorur për të zhvilluar injeksionin Anti-D, që ndihmon për të luftuar sëmundjen hemolitike me rezus D.

Kjo sëmundje zhvillohet gjatë shtatzënisë kur gjaku i nënës fillon të sulmojë qelizat e gjakut të të sapolindurit, duke shkaktuar dëmtime në tru ose vdekje të foshnjës. Sëmundja zhvillohet kur nëna ka rezus negativ të gjakut dhe foshnja ka rezus pozitiv, të trashëguar nga i ati. Antigjenet e ndryshme bëjnë që trupi i nënës të dëmtojë foshnjën. Edhe pse mjekët nuk janë të sigurt përse gjaku i Harrison përmban antitrupin e rrallë që lufton këtë sëmundje, ata besojnë se mund të ketë lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale në kraharor që ka kryer kur ishte 14 vjeç. Harrison filloi të dhurojë gjak pasi e rimori veten nga operacioni. Sapo mjekët zbuluan se gjaku i tij ishte krejtësisht i ndryshëm nga të tjerët, ai filloi të dhurojë plazma të gjakut për të ndihmuar më shumë njerëz.

Tani është koha që ai të tërhiqet, duke qenë se Australia nuk e lejon dhurimin e gjakut nga personat mbi 81 vjeç.

Nuk kanë munguar vlerësimet e shumta për humanizmin e Harrison. /CNN/

The post Kur humanizmi tejkalon kufinjtë appeared first on 55 News.

]]>