kushte Archives - 55 News https://55news.al/tag/kushte/ Mon, 28 Jan 2019 16:11:59 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kushte Archives - 55 News https://55news.al/tag/kushte/ 32 32 SOS ! Pazari i Milotit në kushte mesjetare, në rrezik shëndeti i konsumatorëve, institucionet heshtin https://55news.al/aktualitet/sos-pazari-i-milotit-ne-kushte-mesjetare-ne-rrezik-shendeti-i-konsumatoreve-institucionet-heshtin/ Mon, 28 Jan 2019 16:11:59 +0000 https://new.55news.al/?p=82453 Nga Elton Laska Çdo të diel në Milot banorë të fshatrave të Kurbinit, Mirditës, Lezhës, Burrelit, e tregtarë të vegjël të këtyre zonave improvizojnë një treg ku shesin bagëti, produkte ushqimore dhe produkte industriale, e ku për shkak të çmimeve të arsyeshme vijnë blerës nga i gjithë veriu i Shqipërisë, Tirana dhe Kosova. Pazari i […]

The post SOS ! Pazari i Milotit në kushte mesjetare, në rrezik shëndeti i konsumatorëve, institucionet heshtin appeared first on 55 News.

]]>
Nga Elton Laska

Çdo të diel në Milot banorë të fshatrave të Kurbinit, Mirditës, Lezhës, Burrelit, e tregtarë të vegjël të këtyre zonave improvizojnë një treg ku shesin bagëti, produkte ushqimore dhe produkte industriale, e ku për shkak të çmimeve të arsyeshme vijnë blerës nga i gjithë veriu i Shqipërisë, Tirana dhe Kosova.

Pazari i Milotit një trashëgimi që do duhej të ishte pjesë e krenarisë tonë në fakt është kthyer në turpin tonë, pasi institucionet vendore dhe ato qëndrore kurrë nuk kanë përgatitur një plan për rehabilitimin e këtij tregu, e për ta bërë atë dinjitoz si për tregtarët dhe blerësit.
Nëse do të njohësh Shqipërinë e Mesjetës nuk ke përse shkon në zonat më të thella të vendit, mjafton të ndalosh në pazarin e Milotit që duket edhe nga Rruga e Kombit.

Në pazarin e Milotit shteti është ende një koncept i panjohur ashtu si shekuj me parë, pasi aty askush nuk shkon as AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) por as agjensitë e tjera ligjzbatuese, tregtarët detyrohen u paguajnë qira toke disa personave që pretendojnë pronësinë e tokës. Përkundrejt kësaj pagese, ata nuk marrin asnjë shërbim, e as shteti nuk përfiton asgjë në buxhetin e tij.
Informalitet i hapur në çdo drejtim dhe askush nuk reagon për këtë situatë të paprecedentë. Qytetarët e Kurbinit akoma i kanë në memorjen e tyre skenat e para pak vitesh kurë një automjet futej midis turmave të njerëzve dhe perplaste për vdekje 3 shtetas të pa fajshëm.

Ky shtet rrjetesh sociale nuk denjoi të kujdesej për pazarin e Milotit as për një fasadë, por e la ashtu në mjerim dhe degradim total.
Mishi me nënproduktet e tij, qumështi me nënproduktet e tij, frutat e perimet tregtohen në kushte mizerabël.
Në dimër shirat dhe balta përzihen më produktet ushqimore, ndërsa në verë produkteve u bën shoqëri pluhuri dhe kimikatet.
Fatkeqësia e kësaj panorame është se asnjë institucion lokal apo qendror nuk mban përgjegjësi për asgjë dhe koston më të madhe e marrin qytetarët.

Institucionet e Sigurisë Ushqimore as nuk e kanë idenë se ku bie Miloti, vetëm kur punonjësve të këtij institucioni u mbarojnë ushqimet tek shtëpia shkojnë si gjobaxhinj me teserë partie dhe u marrin produktet ushqimore tregtarëve e fshatarëve të varfër, njësoj siç policët e Lali Erit u marrin produktet tregtarëve ambulantë në Tiranë.
Produktet ushqimore që tregtohen në këtë treg janë të një cilësie shumë të mirë shpesh herë, por tregtimi në kushte aspak të përshtatshme bën që këto produkte ndonëse në tërësinë e tyre janë bio, të kthehen në një rrezik për konsumatorët, të cilët vijnë në këtë treg për më mire e më lirë, por mund të përfundojnë duke paguar me shumë dhe pa e ditur se çfar kan blerë realisht.

Bashkia e Kurbinit që është ende në gjumë dimëror nuk e ka as në planet e saj më të largëta kthimin e pazarit në një qendër ku mund të kryhet tregti në kushte normale, ku mbi të gjitha të plotësohen kriteret higjeno-sanitare.
Pazari i Milotit është pjesë e trashëgimisë sonë dhe ne si banorë të Kurbinit duhet të këmbëngulim që ky pazar të mos jetë një moçalishte, por të kthehet në një vend ku qytetarët të ndihen të sigurt kur blejnë produkte ushqimore dhe blegtorale.
Nëse tregtarëve do tu krijohen kushte dinjitoze ku të shesin produktet e tyre atëherë ky Pazar mund të kthehet fare mirë në burim të ardhurash për Bashkinë e Kurbinit dhe për qytetarët e saj.

The post SOS ! Pazari i Milotit në kushte mesjetare, në rrezik shëndeti i konsumatorëve, institucionet heshtin appeared first on 55 News.

]]>
Eksportuesit në kushte “emergjence” – Kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, kostot transferohen tek qytetarët https://55news.al/aktualitet/eksportuesit-ne-kushte-emergjence-kerkojne-nderhyrjen-e-qeverise-kostot-transferohen-tek-qytetaret/ Fri, 11 Jan 2019 15:33:05 +0000 https://new.55news.al/?p=79210 Biznese eksportuese po përballen me një situatë të vështirë ekonomike, pasi kanë mbi një vit që nuk janë rimbursuar, me vlera të prapambetura që shkojnë deri në 200 mijë euro për subjekt, ndërsa janë dëmtuar ndjeshëm edhe nga mbivlerësimi i lekut. Union i Eksportuesve të Shqipërisë shprehet se këto kosto do ti paguajnë qytetarët shqiptarë. […]

The post Eksportuesit në kushte “emergjence” – Kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, kostot transferohen tek qytetarët appeared first on 55 News.

]]>
Biznese eksportuese po përballen me një situatë të vështirë ekonomike, pasi kanë mbi një vit që nuk janë rimbursuar, me vlera të prapambetura që shkojnë deri në 200 mijë euro për subjekt, ndërsa janë dëmtuar ndjeshëm edhe nga mbivlerësimi i lekut.

Union i Eksportuesve të Shqipërisë shprehet se këto kosto do ti paguajnë qytetarët shqiptarë.

Eksportuesit kërkojnë nga qeveria që të marrë masa për të zgjidhur këtë situatë, ndërsa shprehen optimist për dialog, me ndryshimet që ndodhën së fundmi në qeveri.

Zhvlerësimi i euros ka sjellë dëm tek kompanitë eksportuese duke u përkthyer në rënie fitimi me 2/3, pasi të ardhurat janë në euro dhe shpenzimet janë në lekë.

Këto kompani punësojnë një numër të lartë qytetarësh, shumica prej të cilëve me nivel të ulët arsimor.

The post Eksportuesit në kushte “emergjence” – Kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, kostot transferohen tek qytetarët appeared first on 55 News.

]]>
Mesazhi i Presidenti Meta: Rinia meriton kushte më të mira për arsimim e punësim https://55news.al/aktualitet/presidenti-meta-tjeter-mesazh-te-forte-rinia-meriton-kushte-me-te-mira-per-arsimim-e-punesim/ Tue, 18 Dec 2018 17:57:06 +0000 https://new.55news.al/?p=74950 Presidenti Shqipërisë, Ilir Meta ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në 25 vjetorin e pranisë së Organizatës Ndërkombëtarë të Migrimit në Shqipëri. Në këtë aktivitet, presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalën e rastit, ndërsa është shprehur se Shqipëria është një ndër vendet me emigrim të lartë. Më poshtë pjesë nga fjala e Presidentit Ilir Meta: […]

The post Mesazhi i Presidenti Meta: Rinia meriton kushte më të mira për arsimim e punësim appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Shqipërisë, Ilir Meta ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në 25 vjetorin e pranisë së Organizatës Ndërkombëtarë të Migrimit në Shqipëri. Në këtë aktivitet, presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalën e rastit, ndërsa është shprehur se Shqipëria është një ndër vendet me emigrim të lartë.

Më poshtë pjesë nga fjala e Presidentit Ilir Meta:

Javën e kaluar mora pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë të Kompaktit Global për Migrim të Sigurt, të Organizuar dhe të Rregullt, zhvilluar në kuadër të OKB-së në Marrakesh.
Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit pohuan gjerësisht se çështja e migracionit ka marrë përmasa shqetësuese, duke rrokur natyrshëm vëmendje dhe angazhim të shtuar ndërkombëtar, sidomos europian.
Duke njohur faktin dhe duke pranuar natyrën përsëritëse të tij, u evidentua nevoja për një marrëveshje globale, jo detyruese, që synon të menaxhojë më mirë fenomenin e migrimit në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe global, duke tkurrur kështu rreziqet që migrantët, ose refugjatët ndeshin në faza të ndryshme të rrugëtimit të tyre.
Shqipëria nuk mund të ishte indiferente në këtë debat, për shkak të historisë së saj si vend origjine, tranziti por edhe vendmbërritje e emigrantëve dhe refugjatëve.
Në këtë kontekst, ne e kuptojmë fort mirë se migrimi ka të bëjë mbi të gjitha me jetën dhe dinjitetin njerëzor. Ndaj të gjithë duhet të solidarizohemi, veçanërisht për të garantuar dinjitetin e atyre që largohen nga rreziqet reale në kërkim të azilit, të zonave më të sigurta, të një jete më të mirë.

Në mënyrë të veçantë mbrojtje kërkojnë gratë dhe fëmijët që janë të ekspozuar ndaj rreziqeve dhe abuzimeve skllavëruese.

Migrimi është një fenomen shumë kompleks dhe i vështirë.

Edhe nga përvoja jonë, shpesh e dhimbshme, kemi mësuar se kjo sfidë mund të përballet vetëm në solidaritet dhe partneritet.

Ne i jemi mirënjohës Bashkimit Europian dhe vendeve të tij anëtare për ndihmën që i kanë ofruar Shqipërisë dhe shqiptarëve në ato kohë të vështira.

Sot Shqipëria, duke marrë përgjegjësitë e saj bashkëpunon ngushtë me Agjencinë e Kufirit dhe Rojes Bregedtare Europiane për menaxhimin e kufirit të jashtëm të BE, të prekur nga fenomeni i refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme.

Këtë partneritet e dëshmon edhe marrëdhënia jonë me IOM, prania e së cilës në Shqipëri ka qenë gjithmonë një aset i çmuar, si për menaxhimin e situatave të krizave, ashtu edhe për ndërtimin e strategjive afatgjata për qeverisjen sa më efikase të migracionit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këto 25 vite bashkëpunim tek IOM-i kemi gjetur gjithmonë një partner të besueshëm dhe mbështetës për të përballur këtë fenomen, në cilëndo formë është shfaqur ai.

Strategjia Kombëtare për Qeverisjen e Migracionit që ju do të prezantoni sonte, është një tjetër produkt konkret i bashkëpunimit efikas ndërmjet Shqipërisë dhe IOM, dhe unë ju përgëzoj për punën e bërë.

Dua të vlerësoj gjithashtu punën e përbashkët për të nxjerrë në pah anët pozitive të migracionit nëpërmjet angazhimit të diasporës shqiptare, si agjentë të nxitjes së investimeve serioze të huaja në Shqipëri.  

Emigracioni është prej vitesh një element tejet i rëndësishëm në ekonominë, në raport me remitancat që u vijnë në ndihmë familjeve shqiptare dhe të gjithë vendit.

Në 2017 dhe 2018, ‘remitancat’ arritën rreth 1.15 miliard euro, ose rreth 12% e GDP-së.

Është shumë e rëndësishme që këto të kanalizohen në mënyrë më efikase drejt veprimtarisë që nxit prodhimin vendas dhe zhvillon ekonominë e vendit.

Kjo është njëra anë e medaljes, por nga ana tjetër ne duhet të tregohemi vigjilentë ndaj përsëritjes së ciklit migrator të shqiptarëve jashtë vendit.

Të dhënat e ‘Gallup’, të publikuara javën e kaluar, ku Shqipëria renditej në vendin e katërt në botë me prirjen më të lartë për emigrim, padyshim janë shumë shqetësuese.

Kjo është një këmbanë alarmi që meriton vëmendje maksimale dhe analizë të thelluar mbi shkaqet dhe motivet që i shtynë bashkëqytetarët tanë drejt kësaj vendimmarrjeje të dhimbshme e dëshpëruese.

Ky fenomen, përveç se mplak Shqipërinë dhe shoqërinë tonë, varfëron burimet më të mira profesionale dhe intelektuale duke dekurajuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe më të shpejtë të vendit.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vërejti me shqetësim se Shqipëria ka nevojë për rritje më të lartë ekonomike dhe investime në sektorë prioritarë, si arsimi dhe shëndetësia për të zbutur prirjen e popullsisë për të emigruar.

Ndaj le të punojmë të gjithë së bashku për t’u dhënë më shumë besim, sidomos të rinjve, duke u krijuar atyre kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e tyre të vërteta në vend, por edhe potencialet e të gjithë vendit për një zhvillim më të mirë e më të qëndrueshëm.

The post Mesazhi i Presidenti Meta: Rinia meriton kushte më të mira për arsimim e punësim appeared first on 55 News.

]]>
Banka Botërore kushte qeverisë për kredinë e digave https://55news.al/aktualitet/banka-boterore-kushte-qeverise-per-kredine-e-digave/ Tue, 20 Nov 2018 14:26:37 +0000 https://new.55news.al/?p=68745 Banka Botërore nuk do të lëvrojë kredinë prej 12 milion euro për sigurinë në diga, deri në momentin e miratimit të një fondi shtesë që do të mbulojë të gjithë investimin. Për këtë arsye, qeveria shqiptare ka planifikuar që fondet e kursyera nga huaja prej 12.7 milion euro e Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillim […]

The post Banka Botërore kushte qeverisë për kredinë e digave appeared first on 55 News.

]]>
Banka Botërore nuk do të lëvrojë kredinë prej 12 milion euro për sigurinë në diga, deri në momentin e miratimit të një fondi shtesë që do të mbulojë të gjithë investimin.

Për këtë arsye, qeveria shqiptare ka planifikuar që fondet e kursyera nga huaja prej 12.7 milion euro e Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillim për sigurinë në diga të ripërdoren për këtë qëllim.
Nga marrëveshja mes BERZH dhe qeverisë shqiptare kanë mbetur pa u përdorur rreth 6.1 milion euro, ndërkohë që Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi marrëveshjen ndryshuese, duke i hapur rrugën dhe disbursimit të kredisë së Bankës Botërore, që duhet të kishte nisur që në fillim të muajit nëntor.

The post Banka Botërore kushte qeverisë për kredinë e digave appeared first on 55 News.

]]>
Si të pastroni gurrëzat e dhëmbëve në kushte shtëpie https://55news.al/aktualitet/si-te-pastroni-gurrezat-e-dhembeve-ne-kushte-shtepie/ Tue, 06 Nov 2018 16:31:13 +0000 https://new.55news.al/?p=64866 Gurrëzat e dhëmbëve nuk janë vetëm një problem për shëndetin tuaj oral, por edhe për estetikën e jashtme. Më poshtë ne do ju japim zgjidhjen se si ti hiqni gurrëzat nga dhëmbët në kushte shtëpie dhe pa shkuar tek stomatologu. Si t’i patroni dhëmbët në kushte shtëpie? Përbërësit: 1/2 l Ujë, 60 g miell Përgatitja: […]

The post Si të pastroni gurrëzat e dhëmbëve në kushte shtëpie appeared first on 55 News.

]]>
Gurrëzat e dhëmbëve nuk janë vetëm një problem për shëndetin tuaj oral, por edhe për estetikën e jashtme.

Më poshtë ne do ju japim zgjidhjen se si ti hiqni gurrëzat nga dhëmbët në kushte shtëpie dhe pa shkuar tek stomatologu.

Si t’i patroni dhëmbët në kushte shtëpie?

Përbërësit:

1/2 l Ujë,

60 g miell

Përgatitja:

Përzieni përbërjen dhe lëreni që të vlojë në temperaturë të ulët për 10 minuta. Largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Bëhet sikur pasta normale e dhëmbëve. Lani dhëmbët tuaj me këtë pastë dy herë në muajt nga 5 minuta.

The post Si të pastroni gurrëzat e dhëmbëve në kushte shtëpie appeared first on 55 News.

]]>
Në kushte skandaloze, bllokohet 200 kg peshk https://55news.al/aktualitet/ne-kushte-skandaloze-bllokohet-200-kg-peshk/ Wed, 31 Oct 2018 17:29:43 +0000 https://new.55news.al/?p=63084 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar këtë të mërkurë në Fier e Lushnjë 200 kg peshk. Sipas informacionit të marrë nga AKU Fier, Report Tv raporton se kanë qenë kalimtarët dhe klientët që kanë njoftuar inspektorët për marrje të masave në 5 subjekte. Pasi ka ushtruar një sërë kontrollesh në tregjet e Fierit dhe Lushnjës, […]

The post Në kushte skandaloze, bllokohet 200 kg peshk appeared first on 55 News.

]]>
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar këtë të mërkurë në Fier e Lushnjë 200 kg peshk.

Sipas informacionit të marrë nga AKU Fier, Report Tv raporton se kanë qenë kalimtarët dhe klientët që kanë njoftuar inspektorët për marrje të masave në 5 subjekte.

Pasi ka ushtruar një sërë kontrollesh në tregjet e Fierit dhe Lushnjës, AKU ka konstatuar se peshku tregtohej në rrugë dhe në ambiente të papërshtatshme dhe se tregtarët nuk ishin të pajisur me asnjë dokumentacion përkatës për të ushtruar këtë aktivitet.

Për 5 subjektet është vendosur gjobë deri në 50 mijë lekë të reja, ndërkohë që produkti i është nënshtruar menjëherë asgjësimit.

The post Në kushte skandaloze, bllokohet 200 kg peshk appeared first on 55 News.

]]>
(FOTO/VIDEO) Gjendje skandaloze në gjimnazet e Kukësit https://55news.al/aktualitet/foto-video-gjendje-skandaloze-ne-gjimnazet-e-kukesit/ Tue, 04 Sep 2018 15:16:11 +0000 https://new.55news.al/?p=46659 Ndërkohë që jemi në prag të nisjes së zezonit të ri shkollor, gjimnazi “Havzi Nela” në qytetin e Kukësit ka probleme të theksuara me infrastrukturën, raporton ‘Fax News’. Pothuajse e gjithë fasada e pasme e këtij gjimnazi është e rënë, duke bërë që gjatë dimrit të krijohet lagështirë në disa klasa. Gjithashtu në disa klasa […]

The post (FOTO/VIDEO) Gjendje skandaloze në gjimnazet e Kukësit appeared first on 55 News.

]]>
Ndërkohë që jemi në prag të nisjes së zezonit të ri shkollor, gjimnazi “Havzi Nela” në qytetin e Kukësit ka probleme të theksuara me infrastrukturën, raporton ‘Fax News’.

Pothuajse e gjithë fasada e pasme e këtij gjimnazi është e rënë, duke bërë që gjatë dimrit të krijohet lagështirë në disa klasa.

Gjithashtu në disa klasa në katin e fundit të kësaj shkolle ka lagështirë për shkak se taraca nuk është e izoluar.

Për më tepër shikoni dhe pamjet se ku e ka katandisur gjimnazin e Kukësit mugesa e investimeve.

 

Por gjendja paraqitet e rëndë edhe në shkollën e bashkuar “Ahmed Voka” në Gostil që këtë vit pret 240 nxënës ku 18 prej tyre janë në gjimnaz dhe pjesa tjetër 9-vjeçare.

Por në këtë shkollë  ka mungesë të bankave dhe dërrasave të zeza. Madje siç shihet nga pamjet dritaret janë prej druri. Gostili përfshihet në lagjet e qytetit të Kukësit.

The post (FOTO/VIDEO) Gjendje skandaloze në gjimnazet e Kukësit appeared first on 55 News.

]]>
Negociatat, Gjermania kushte edhe Shkupit https://55news.al/bota-shqiptare/negociatat-gjermania-kushte-edhe-shkupit/ Tue, 26 Jun 2018 12:13:53 +0000 https://new.55news.al/?p=29500 Diskutohet shumë që çelja e negociatave për Shqipërinë të vijë me kushte, por nga një masë e tillë nuk është përjashtuar as Maqedonia. Berlini zyrtar është treguar pozitiv për të dy vendet. Megjithatë Bundestag i ka disa kërkesa edhe për Shkupin. E para prej tyre është progresi i rëndësishëm në rivendosjen e Pavarësisë se gjyqësorit. […]

The post Negociatat, Gjermania kushte edhe Shkupit appeared first on 55 News.

]]>
Diskutohet shumë që çelja e negociatave për Shqipërinë të vijë me kushte, por nga një masë e tillë nuk është përjashtuar as Maqedonia.

Berlini zyrtar është treguar pozitiv për të dy vendet. Megjithatë Bundestag i ka disa kërkesa edhe për Shkupin.

E para prej tyre është progresi i rëndësishëm në rivendosjen e Pavarësisë se gjyqësorit. Theksi tek reformimi i drejtësisë nuk vendoset vetëm për Shqipërinë.

Me rëndësi konsiderohen dhe përpjekjet e mëtejshme në reformën e administratës publike, duke sjellë si shembull politikën e personelit, kërkohet:

1- Prioritet për luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë zyrtarët e lartë dhe politikanët, përmes rritjes strukturore dhe efikasitetit. Kjo përfshin mbajtjen e një database të rregullt rekordesh;

2. Duhet siguruar që korniza e negociatave të jetë e tillë që të garantojë një vazhdimësi të qëndrueshme të kursit të reformës dhe, në veçanti, zbatimin e reformave të miratuara tashmë nga Maqedonia. Hapja dhe mbyllja e kapitujve individualë duhet të bazohet në kritere të qarta

3. Të bëhet e qartë se Maqedonia duhet të bëjë përpjekje të konsiderueshme shtesë për të përmbushur kriteret e pranimit, veçanërisht në fusha si:

2– Sundimi i ligjit, lufta krimit të organizuar, duke përfshirë krijimin e një regjistri të solid rekordet për pastrimin e parave dhe krimin financiar, forcimi i institucioneve për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe ne fund, mekanizmi monitorues: duhet të sigurohet që Komisioni dhe Shërbimi Evropian i Shërbimit të Jashtëm të informohen rregullisht mbi avancimin e negociatave të pranimit, veçanërisht në këto fusha kyçe.

The post Negociatat, Gjermania kushte edhe Shkupit appeared first on 55 News.

]]>
Vasili: Kryeministri ka rrjedhur, i vendos kushte BE-së https://55news.al/politike/vasili-kryeministri-ka-rrjedhur-i-vendos-kushte-be-se/ Fri, 15 Jun 2018 17:24:28 +0000 https://new.55news.al/?p=26436 Kryetari i grupit parlamentar të dhe deputeti i LSI-së Petrit Vasili e ka quajtur të rrjedhur kryeministrin Edi Rama, pas kërkesës që ky i fundit i bëri BE-së për hapjen e negociatave. Përmes një postimi në “facebook”, Vasili ka thënë Rama është i çmendur përderisa do t’i vërë rregulla BE-së. “Po ky i fandaksur do […]

The post Vasili: Kryeministri ka rrjedhur, i vendos kushte BE-së appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i grupit parlamentar të dhe deputeti i LSI-së Petrit Vasili e ka quajtur të rrjedhur kryeministrin Edi Rama, pas kërkesës që ky i fundit i bëri BE-së për hapjen e negociatave.

Përmes një postimi në “facebook”, Vasili ka thënë Rama është i çmendur përderisa do t’i vërë rregulla BE-së.

“Po ky i fandaksur do ti vere rregulla te reja Europes,qe te pranoje Shqiperine ndryshe nga te gjithe te tjeret.” shkruan deputeti i LSI-së.

Më tej ai thotë se çfarë i duket europa “rilindja” që është në urdhrat e tij.

Sipas Vasilit fatkeqësia më e madhe e Shqipërisë është ky kryeministër i cili po vret  të ardhmen e vendit.

Në fund të shkrimit të tij Ai shton edhe postimin që Rama ka bërë për këtë çështje.

Postimi i plotë:

Skandal.Kryeministri rrodhi,do rregulla speciale te BE per te.

Kryeministri sa here flet ka vetem nje merite se zbulon nje padituri e profanizem qe vetem thellohet dhe behet gremine.

Kerkon tani qe vendimi i Komisionit te BE per te filluar bisedimet me Shqiperine te jete detyrues per te gjithe vendet.

Po ky i fandaksur do ti vere rregulla te reja Europes,qe te pranoje Shqiperine ndryshe nga te gjithe te tjeret. Duhet te beje perjashtim Europa me qe ne krye te qeverise se Shqiperise qenka ky i tepsise qe Europa mezi e ka pritur.

Ky shkolkepaku e di Europen si rilindasit qe u jep urdher ky dhe shkelin kushtetute e ligje e c’tu dale perpara.

A eshte ne vete ky?A ka njeri qe i flet ketij?A i shpjegon njeri cfare eshte Europa dhe cfare eshte ky?

Ky pazarxhi rruge i ofron edhe pazar Europes dhe medemek eshte gati te ktheje gjithe shqiptaret, qe banojne ilegalisht neper Europe qe t’i torturoje ne kete Shqiperine qe shkretoi ky.

Integrimi europian nuk eshte pazar, por permbushje standartesh te demokracise,qeverisjes,te zbatimit te ligjit,te luftes ndaj krimit dhe trafiqeve,te zhvillimit ekonomik dhe te te drejtave te njeriut.

Ky kerkon qe te bleje parimet me pazare ordinere, ndaj edhe Shqiperia pengohet ne integrimin europian, demonizohet dhe denohet.

Ky kryeminister eshte fatkeqesia dhe shkaku i vetem vuajtjes politike dhe varferise me te cilen perballet ky vend,duke i vrare te sotmen dhe te ardhmen.

Lexojeni vete ç’ka thene:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për portalin austriak ‘Profil.at’.

Gazetari: Disa shtete si Franca, Hollanda dhe Danimarka kanë ende rezerva për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Rama: Është e vështirë për mua të kuptoj se pse vendimi i Komisionit të BE për të filluar bisedimet me ne nuk duhet të jetë detyrues për shtetet anëtare. Ne jemi gjithashtu të gatshëm t’i kthejmë bashkatdhetarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE.”

The post Vasili: Kryeministri ka rrjedhur, i vendos kushte BE-së appeared first on 55 News.

]]>
Të mërzitur nga puna që bëni? Shihni këto foto… dhe flasim https://55news.al/lifestyle/te-merzitur-nga-puna-qe-beni-shihni-keto-foto-dhe-flasim/ Fri, 25 May 2018 10:50:02 +0000 https://new.55news.al/?p=19475 Me dhjetëra persona vdesin çdo vit në Dhaka të Bangladeshit teksa punojnë për të pastruar pusetat e bllokuara. Ata nuk kanë asnjë veshje mbrojtëse dhe zhyten në ujëra të ndotur, duke rrezikuar jetën nga problemet shëndetësore që mund të iu shfaqen. Dhaka është një qytet me 14 milionë banorë dhe vuan nga një sistem i […]

The post Të mërzitur nga puna që bëni? Shihni këto foto… dhe flasim appeared first on 55 News.

]]>
Me dhjetëra persona vdesin çdo vit në Dhaka të Bangladeshit teksa punojnë për të pastruar pusetat e bllokuara.

Ata nuk kanë asnjë veshje mbrojtëse dhe zhyten në ujëra të ndotur, duke rrezikuar jetën nga problemet shëndetësore që mund të iu shfaqen.

Dhaka është një qytet me 14 milionë banorë dhe vuan nga një sistem i papërshtatshëm kanalizimesh.

Punonjësit duhet të tregohen të zotët dhe të mbajnë frymën deri në zgjidhjen e problemeve.

Pasi të shihni këto foto, me siguri do të ndryshoni mendjen në lidhje me punën tuaj, nëse mendoni se është e mërzitshme.

The post Të mërzitur nga puna që bëni? Shihni këto foto… dhe flasim appeared first on 55 News.

]]>