Ad imageAd image

(FOTO/VIDEO) Gjendje skandaloze në gjimnazet e Kukësit

1 min lexim

Ndërkohë që jemi në prag të nisjes së zezonit të ri shkollor, gjimnazi “Havzi Nela” në qytetin e Kukësit ka probleme të theksuara me infrastrukturën, raporton ‘Fax News’.

Pothuajse e gjithë fasada e pasme e këtij gjimnazi është e rënë, duke bërë që gjatë dimrit të krijohet lagështirë në disa klasa.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjithashtu në disa klasa në katin e fundit të kësaj shkolle ka lagështirë për shkak se taraca nuk është e izoluar.

Për më tepër shikoni dhe pamjet se ku e ka katandisur gjimnazin e Kukësit mugesa e investimeve.

 

Por gjendja paraqitet e rëndë edhe në shkollën e bashkuar “Ahmed Voka” në Gostil që këtë vit pret 240 nxënës ku 18 prej tyre janë në gjimnaz dhe pjesa tjetër 9-vjeçare.

Por në këtë shkollë  ka mungesë të bankave dhe dërrasave të zeza. Madje siç shihet nga pamjet dritaret janë prej druri. Gostili përfshihet në lagjet e qytetit të Kukësit.

Ndani këtë artikull