ldk Archives - 55 News https://55news.al/tag/ldk/ Wed, 29 Apr 2020 11:47:01 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ldk Archives - 55 News https://55news.al/tag/ldk/ 32 32 Nënshkruhet marrëveshja LDK-AAK, cilat ministri merr Haradinaj https://55news.al/bota-shqiptare/nenshkruhet-marreveshja-ldk-aak-cilat-ministri-merr-haradinaj/ Wed, 29 Apr 2020 11:47:01 +0000 https://new.55news.al/?p=158425 Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje. Këtë e konfirmoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj Ai ka bërë të ditur edhe emrat që i kanë për ministrat, 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër. AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik. “Besnik […]

The post Nënshkruhet marrëveshja LDK-AAK, cilat ministri merr Haradinaj appeared first on 55 News.

]]>
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Këtë e konfirmoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Ai ka bërë të ditur edhe emrat që i kanë për ministrat, 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër.

AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.

“Besnik Tahiri do të jetë zv.kryeministër i parë, Ministrinë e Jashtme do ta udhëheqë Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, Blerim Kuçi do të jetë ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Ramë Lika, ministër i Arsimit”, ka njoftuar Haradinaj pas takimit që ka pasur në Kuvend me Isa Mustafën, liderin e LDK-së.

The post Nënshkruhet marrëveshja LDK-AAK, cilat ministri merr Haradinaj appeared first on 55 News.

]]>
LDK zyrtarizon emrin për kandidat për kryeministër https://55news.al/bota-shqiptare/ldk-zyrtarizon-emrin-per-kandidat-per-kryeminister/ Thu, 23 Apr 2020 11:33:51 +0000 https://new.55news.al/?p=157462 Kreu i LDK, Isa Mustafa ka propozuar emrin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër të koalicionit të ri qeveritar që pritet të krijohet nga LDK, Nisma, AAK dhe pakicat. Në një deklaratë të shkurtër për shtyp, Mustafa tha se anëtarët e partisë janë shprehur njëzëri për emrin e Hotit si kryeministër. Mustafa përmendi se […]

The post LDK zyrtarizon emrin për kandidat për kryeministër appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i LDK, Isa Mustafa ka propozuar emrin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër të koalicionit të ri qeveritar që pritet të krijohet nga LDK, Nisma, AAK dhe pakicat.

Në një deklaratë të shkurtër për shtyp, Mustafa tha se anëtarët e partisë janë shprehur njëzëri për emrin e Hotit si kryeministër.

Mustafa përmendi se e njëjta situatë ka ndodhur dhe në Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se ‘mbret nuk është ai që fiton zgjedhjet, por ai që formon shumicën.

 ‘E drejta na kalon ne për ta krijuar qeverinë, pasi partia që fitoi zgjedhjet nuk e krijoi shumicën. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Maqedoninë e Veriut. Kështu ka thënë dhe Kurti disa kohë më parë ‘Ai që del i pari nuk është mbreti’, mbreti është ai që ka shumicën’, deklaroi Mustafa.

The post LDK zyrtarizon emrin për kandidat për kryeministër appeared first on 55 News.

]]>
A është përjashtuar? LDK bën mbledhje, por nuk njoftohet Vjosa Osmani https://55news.al/bota-shqiptare/a-eshte-perjashtuar-ldk-ben-mbledhje-por-nuk-njoftohet-vjosa-osmani/ Mon, 20 Apr 2020 13:36:19 +0000 https://new.55news.al/?p=156949 Nënkryetarja e LDK-së dhe kryetarja e Kuvendit, ka deklaruar para mediave se vetëm prej tyre ka mësuar se partia e saj do të mbajnë një takim sot për hapat e mëtejshëm në formimin e Qeverisë. Ajo theksoi se është e pa informuar dhe se nuk është ftuar nga askush për të marrë pjesë në këtë […]

The post A është përjashtuar? LDK bën mbledhje, por nuk njoftohet Vjosa Osmani appeared first on 55 News.

]]>
Nënkryetarja e LDK-së dhe kryetarja e Kuvendit, ka deklaruar para mediave se vetëm prej tyre ka mësuar se partia e saj do të mbajnë një takim sot për hapat e mëtejshëm në formimin e Qeverisë.

Ajo theksoi se është e pa informuar dhe se nuk është ftuar nga askush për të marrë pjesë në këtë takim, çka tregon qartë se ajo po mënjanohet, që prej momentit që refuzoi rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

‘Jam tërësisht e painformuar unë sapo e dëgjova që qenka edhe një takim tjetër sot lidhur me këtë përpjekje në të cilën unë nuk jam ftuar por që nuk është asgjë e re ka një kohë të gjatë edhe para mocionit ka shumë takime që nuk jam ftuar nuk jam konsultuar besoj që edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin duhet t’i pyesni personat që janë të kyçur në këtë temë, skam diskutuar në askënd askush ska diskutuar me mua’, ka deklaruar ajo.

Me qëllim të mos politizohen çështjet, Osmani tha se për të ka qenë e rëndësishme për të parë se cilat janë përpjekjet.

‘Takime sot do të ketë, nga mediat ku do të merren disa vendimeve mirëpo nuk jam ftuar në një takim të tillë. Ka shumë takime besoj edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin është se duhet t’i pyesin personat që kanë vendosur dhe nuk dua ta komentoj’, theksoi ajo.

The post A është përjashtuar? LDK bën mbledhje, por nuk njoftohet Vjosa Osmani appeared first on 55 News.

]]>
Raportuesja për Kosovën: Thaçi dhe LDK po duan ta grabisin pushtetin në kohë të koronavirusit https://55news.al/aktualitet/raportuesja-per-kosoven-thaci-dhe-ldk-po-duan-ta-grabisin-pushtetin-ne-kohe-te-koronavirusit/ Thu, 19 Mar 2020 16:09:03 +0000 https://new.55news.al/?p=150976 Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon u ka bërë thirrje LDK-së që të anulojë mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë Kurti. Express ka pyetur raportuesen për Kosovën në PE Viola Von-Cramon pas postimit të saj sot në Twitter ku ka thënë se ‘mocioni i votëbesimit nga LDK-ja për qeverinë Kurti ku bënë pjesë edhe […]

The post Raportuesja për Kosovën: Thaçi dhe LDK po duan ta grabisin pushtetin në kohë të koronavirusit appeared first on 55 News.

]]>

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon u ka bërë thirrje LDK-së që të anulojë mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Express ka pyetur raportuesen për Kosovën në PE Viola Von-Cramon pas postimit të saj sot në Twitter ku ka thënë se ‘mocioni i votëbesimit nga LDK-ja për qeverinë Kurti ku bënë pjesë edhe vet do të ishte katastrofal për Kosovën’.

Deputetja e Parlamentit Evropian ka deklaruar se LDK-ja dhe Presidenti Thaçi po duan që të shfrytëzojnë krizën e koronavirusit për të marrë pushtetin

‘Partneri i koalicionit në qeverinë e Kosovës, LDK-ja ka njoftuar se do të iniciojë mocion votëbesimi ndaj qeverisë Kurti e cila ka marrë detyrën para më pak se 50 ditë. Presidenti Hashim Thaçi gjithashtu dëshiron që të përdorë koronavirusin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme jo vetëm që të fitojë më shumë pushtet por të shfrytëzojë këtë moment për të larguar nga pozita kryeministrin Albin Kurti’, ka thënë Von-Cramon.

Viola Von-Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka deklaruar se partnerët e koalicionit duhet ta konsiderojnë suspendimin e vendimit për mocion votëbesimi deri në përfundimin e krizës së pandemisë

‘Presidenti Thaçi dhe partneri I koalicionit LDK-ja, janë duke e shfrytëzuar krizën e koronavirusit si pretekst për lojërat e tyre me pushtetin. Arsyeja e lidershipit të LDK-së për mocion votëbesimi ndaj qeverisë është e qartë që nuk është përgjigje e duhur se si të trajtojnë krizën aktuale. Ata duan të sigurohen që në instancat ndërkombëtare lideri legjitim i zgjedhur dhe kryetari I ekzekutivit, Albin Kurti të mos ketë mundësi të udhëheqë dialogun.

Në periudhën e rrethanave të jashtëzakonshme dhe të mbylljes së kufijve, ku jeta politike është pezulluar në masë të madhe, partnerët e koalicionit duhet të të konisderojnë për suspendimin e vendimit për mocionin e votëbesimit deri në përfundimin e krizës së shëndetit publik’, ka thënë deputetja e Parlamentit Evropian.

Tutje, raportuesja për Kosovën ka deklaruar se është në interesin e Bashkmit Evropian dhe ShBA-së që Kosova të ketë një qeveri funksionale dhe stabile.

‘Është në interesin vital të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së që Kosova të ketë një qeveri funksionale dhe stabile e cila deri tani ka shfaqur një vullnet të mirë për të bashkëpunuar me Beogradin dhe me akterët ndërkombëtarë. Ne nuk duhet të gabojmë, kriza është për atë se kush duhet të ulet në tavolinën e dialogut.

Kjo gjë duhet të jetë detyrë e qeverisë dhe jo akterëve tjerë. SHBA-ja nuk duhet t’i qëndrojë mbi kokë qeverisë me qëllim të mbrojtjes së interesave të veta shkurtpamëse biznesore. Ne duhet të përpiqemi për stabilitet dhe përgjegjësi të qarta, jo për marrëveshje të errëta pas dyerve të mbyllura’, ka thënë Von-Cramon. /GazetaExpress/

 

The post Raportuesja për Kosovën: Thaçi dhe LDK po duan ta grabisin pushtetin në kohë të koronavirusit appeared first on 55 News.

]]>
LDK thirrje shqiptarëve: Të gjithë bashkë në Manifestimin paqësor me 2 Mars në mbrojtje dhe mbështetje te ardhmes tonë Europiane https://55news.al/politike/ldk-thirrje-shqiptareve-te-gjithe-bashke-ne-manifestimin-paqesor-me-2-mars-ne-mbrojtje-dhe-mbeshtetje-te-ardhmes-tone-europiane/ Sun, 01 Mar 2020 12:40:37 +0000 https://new.55news.al/?p=147837 Të gjithë bashkë në Manifestimin paqësor me 2 Mars të thirrur ne mbeshtetje te Presidentit te Presidentit te Republikës në mbrojtje dhe mbështetje te ardhmes tonë Europiane dhe vlerave te lirise.    

The post LDK thirrje shqiptarëve: Të gjithë bashkë në Manifestimin paqësor me 2 Mars në mbrojtje dhe mbështetje te ardhmes tonë Europiane appeared first on 55 News.

]]>

Të gjithë bashkë në Manifestimin paqësor me 2 Mars të thirrur ne mbeshtetje te Presidentit te Presidentit te Republikës në mbrojtje dhe mbështetje te ardhmes tonë Europiane dhe vlerave te lirise.

 
 

The post LDK thirrje shqiptarëve: Të gjithë bashkë në Manifestimin paqësor me 2 Mars në mbrojtje dhe mbështetje te ardhmes tonë Europiane appeared first on 55 News.

]]>
Përplasje brenda koalicionit LDK-LVV, anulohet mbledhja e qeverisë së Kosovës https://55news.al/politike/perplasje-brenda-koalicionit-ldk-lvv-anulohet-mbledhja-e-qeverise-se-kosoves/ Sat, 29 Feb 2020 07:10:48 +0000 https://new.55news.al/?p=147586 Mospajtimet rreth heqjes së taksës me Serbinë mes të dy partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, LVV dhe LDK kanë bërë që të anulohet mbledhja e Qeverisë e paralajmëruar të mbahej në orën 16:00 të së premtes. Sipas asaj që shkruan Gazeta Express, mbledhja nuk u mbajt për shkak të përplasjeve rreth vendimit të kryeministrit […]

The post Përplasje brenda koalicionit LDK-LVV, anulohet mbledhja e qeverisë së Kosovës appeared first on 55 News.

]]>
Mospajtimet rreth heqjes së taksës me Serbinë mes të dy partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, LVV dhe LDK kanë bërë që të anulohet mbledhja e Qeverisë e paralajmëruar të mbahej në orën 16:00 të së premtes. Sipas asaj që shkruan Gazeta Express, mbledhja nuk u mbajt për shkak të përplasjeve rreth vendimit të kryeministrit Kurti për të hequr pjesërisht taksën 100%.

Në njoftimin e bërë për këtë mbledhje të Qeverisë nuk ishte publikuar as rendi i ditës. Zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës përfshirë edhe kryetarin Isa Mustafa janë shprehur “pro” heqjes së tërësisht të taksës dhe vendosjes së reciprocitetit vetën në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, nga LDK-ja kanë bërë thirrje që të anulohen vendimet që pengojnë vazhdimin e dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë. Qëndrim të pandryshueshëm vazhdon të mbajë Lëvizja Vetëvendosje në krye me kryeministrin Kurti, të cilët pavarësisht presionit dhe kërkesës së Ëashingtonit nuk dëshirojnë ta heqin tërësisht taksën. Kurti ka thënë se taksa do të hiqet në momentin e parë që vendoset reciprociteti.

Por ky qëndrim është në kundërshtim të plotë me kërkesat e Përfaqësuesit Special Presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ky i fundit ka kërkuar që të hiqet taksa menjëherë. Heqjen e taksës e ka kërkuar edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, pas një takimi që dje ka pasur me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

The post Përplasje brenda koalicionit LDK-LVV, anulohet mbledhja e qeverisë së Kosovës appeared first on 55 News.

]]>
LDK ka bojkoton mbledhjen në Kryesinë e Kuvendit në Kosovë https://55news.al/politike/ldk-ka-bojkoton-mbledhjen-ne-kryesine-e-kuvendit-ne-kosove/ Thu, 06 Feb 2020 10:42:47 +0000 https://new.55news.al/?p=143408 LDK ka bojkotuar mbledhjen në Kryesinë e Kuvendit të mbajtur nga Vjosa Osmani, me pretendimin se kryeparlamentarja duhet të rikthejë në vendin e vet foton e Presidentit Hashim Thaçi. Osmani bëri ndryshimin e parë në zyrën e kryeparlamentarit duke hequr foton e Presidentit aktual dhe duke vendosur foton e Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim […]

The post LDK ka bojkoton mbledhjen në Kryesinë e Kuvendit në Kosovë appeared first on 55 News.

]]>
LDK ka bojkotuar mbledhjen në Kryesinë e Kuvendit të mbajtur nga Vjosa Osmani, me pretendimin se kryeparlamentarja duhet të rikthejë në vendin e vet foton e Presidentit Hashim Thaçi.

Osmani bëri ndryshimin e parë në zyrën e kryeparlamentarit duke hequr foton e Presidentit aktual dhe duke vendosur foton e Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Presidenca e Kosovës dhe PDK reaguan duke thënë se heqja e fotos së Presidentit përbën shkelje të ligjit kurse Osmani tha se nuk e kishte hequr por e kishte zhvendosur në një vend tjetër brenda ligjit.

The post LDK ka bojkoton mbledhjen në Kryesinë e Kuvendit në Kosovë appeared first on 55 News.

]]>
Urime qytetare, të nderuar Qeveria e Re! https://55news.al/bota-shqiptare/urime-qytetare-te-nderuar-qeveria-e-re/ Mon, 03 Feb 2020 14:43:40 +0000 https://new.55news.al/?p=142807 Nga Skender MULLIQI Pas nje kohe te gjate u zgjedh “nyja e gordit”.U arrit koalicioni aq i pritur ndermjet LVVdhe LDK.Sigurisht se opinioni u mbajte gjate nen ethe per fatin e Kosoves, gje qw ishte edhe shumw e arsyeshme.U gjete e ne fund gjuha e perbashket. Nuk u leshua rasti historik nga keto dy subjekte […]

The post Urime qytetare, të nderuar Qeveria e Re! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Skender MULLIQI

Pas nje kohe te gjate u zgjedh “nyja e gordit”.U arrit koalicioni aq i pritur ndermjet LVVdhe LDK.Sigurisht se opinioni u mbajte gjate nen ethe per fatin e Kosoves, gje qw ishte edhe shumw e arsyeshme.U gjete e ne fund gjuha e perbashket. Nuk u leshua rasti historik nga keto dy subjekte politike, qe te fillojne me ndryshime pozitive ne Kosovwn e lodhur nga hallet dhe problemet e grumbulluara me vite te tera.Njerezve te ketij nenqielli te zymte ju shtuan shpresat qe fatin ta lidhin me vendin e tyre , e jo duke ikur diku large vendlindjes.Kjo ishte ana ndoshta me tragjike e nje kombi.Kete qeveri e presin sigurisht sfidat me te medha te pas luftes. Qytetaret me te drejte presin reformat ne te gjitha sistemet e jetes dhe te punes, te ngaterruara keq nga pushtetet e kaluara. Kurti dhe Vjosa jane kuadro mire te pregatitura per qdo sfide, dhe, jane shprese se Kosova me ne fund te kthehet nga e mbara politike , ekonomike , morale…Veq formimi i ketij koalicioni edhe pse pa shume arsye i vonuar , i ka gezuar shumicen e qytetareve te lodhur ne qdo pikepamje.Qeveria Kurti nuk ish dashur ta leshon rastin e “shkapjes” se shetit, nga ata qe krijuan pozita , pasuri dhe pushtet per vete .U instalua logjika profitereske , logjika e pasurimit pa mund dhe ndjerse.Kjo beri qe mos te kemi shtet normal dhe demokratik.Krimi dhe korrupcioni e mbyten kete vend qe shume kohe.Nuk kemi arsim te mire , shendetsi efikase, drejtesi korrekte…punesimet u bene mbi baza familjare e partiake po thuaj pa asnje kriter. Kuadrot e kualifikuara dhe profesioniste po detyrohen te largohen nga vendi.Kjo praktike sigurisht do te nderpritet nga qeveria e re. Te shkeputemi edhe nga logjika e formes diktatoriale e qeverisjes, qe na ka pru ne piken zero…Ketij vendi i nevoiten forca te reja dhe kreative politike dhe kuadro profesioniste ne te gjitha sistem e jetes dhe te punes.MPJ ishte hallka me dobet e pushtetit.Ishte e dobet se patem ne kryre te ketij dikasteri njerez amator, njerez te interesit, militante partiak pa nje pregatitje te kerkuar per postin e diplomatit….Nje sfide tjeter sigurisht eshte hapja e vendeve te reja te punes,lufta kunder te gjitha dukurive negative .Zaten LVV dhe LDK e fituan voten e sovranit qe te behen ndryshimet pozitive pas 20 vitesh ne Kosove.Edhe pse organet u formuan me vonese,nje fjale e popullit thote “me mire vone se kurre”.Urime qytetare te nderuar qeveria e re ….Urime dhe suksese i urojme kesaj qeverie, ne detyrat e medha dhe jo te lehta, per ti ralizuar te cilat e presin si ne planin e mbrendshem poashtu edhe ne planin e jashtem…!

The post Urime qytetare, të nderuar Qeveria e Re! appeared first on 55 News.

]]>
Në prag të marrëveshjes për qeverinë e re! Vjosa Osmani tregon lëvizjet e fundit https://55news.al/politike/ne-prag-te-marreveshjes-per-qeverine-e-re-vjosa-osmani-tregon-levizjet-e-fundit/ Sat, 01 Feb 2020 12:36:33 +0000 https://new.55news.al/?p=142425 Deputetja e LDK, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do të mbajnë një mbledhje disa nga anëtarët e kryesisë së partisë, për të diskutuar për seancën e së hënës. Ajo tha se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes më VV-në, janë më intensive se çdoherë më parë. “Natyrisht për përgatitjet për seancën e së hënës, është evidente […]

The post Në prag të marrëveshjes për qeverinë e re! Vjosa Osmani tregon lëvizjet e fundit appeared first on 55 News.

]]>
Deputetja e LDK, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do të mbajnë një mbledhje disa nga anëtarët e kryesisë së partisë, për të diskutuar për seancën e së hënës.

Ajo tha se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes më VV-në, janë më intensive se çdoherë më parë.

“Natyrisht për përgatitjet për seancën e së hënës, është evidente që për atë punë. Për të gjitha çështjet do të deklarohemi pasi të përfundojë takimi, sepse kemi sot takim konsultativ për këto tema të cilat po iu interesojnë edhe juve. Në momentin që kemi vendime edhe rezultate nga ky takim natyrisht që do t’iu informojmë”, tha ajo

E pyetur se a kanë sinjale nga LVV se kanë hequr dorë nga kryeparlamentari, Osmani tha se nuk dëshiron të lëshohet më detaje të tillë.

“Krejt çka mund të them është që përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive se çdoherë më parë dhe unë shpresoj që të përfundojnë me rezultat të mirë”, tha ajo.

Sa i përket orës se kur do të mbahet takimi mes LDK dhe LVV, ajo tha se kur ta kuptojë do të njoftojë.

The post Në prag të marrëveshjes për qeverinë e re! Vjosa Osmani tregon lëvizjet e fundit appeared first on 55 News.

]]>
Progres në bisedimet VV-LDK, sot pritet marrëveshja për qeverinë https://55news.al/globi/progres-ne-bisedimet-vv-ldk-sot-pritet-marreveshja-per-qeverine/ Sat, 01 Feb 2020 07:35:52 +0000 https://new.55news.al/?p=142299 Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës mësohet se janë më afër se kurrë arritjes së një marrëveshjeje për formimin e një koalicioni për bashkëqeverisjen e vendit. Gjatë së premtes “është arritur progres” në bisedimet mes partisë që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, dhe asaj që zuri vendin […]

The post Progres në bisedimet VV-LDK, sot pritet marrëveshja për qeverinë appeared first on 55 News.

]]>
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës mësohet se janë më afër se kurrë arritjes së një marrëveshjeje për formimin e një koalicioni për bashkëqeverisjen e vendit.

Gjatë së premtes “është arritur progres” në bisedimet mes partisë që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, dhe asaj që zuri vendin e dytë.

Njerëz të afërt me ekipet negociuese nga të dy partitë më të mëdha politike në vend kanë treguar se ka “lëvizje pozitive”, dhe se marrëveshja mes dy partive pritet të arrihet sot.

Më 3 shkurt, të hënën hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit.
Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për seancë, të bërë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është mandatar për formimin e kabinetit të ri qeverisës.

Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.

Kërkesa e tij u bë teksa ende nuk është arritur marrëveshja e pritur me LDK-në për formimin e qeverisë. Dy partitë po negociojnë për të formuar koalicionin qeverisës pothuajse prej kur kanë përfunduar zgjedhjet e vjeshtës së kaluar.

The post Progres në bisedimet VV-LDK, sot pritet marrëveshja për qeverinë appeared first on 55 News.

]]>