opozites Archives - 55 News https://55news.al/tag/opozites/ Thu, 14 Mar 2019 16:43:36 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png opozites Archives - 55 News https://55news.al/tag/opozites/ 32 32 Protesta e madhe e Opozitës, Arqipeshkvi Massafra: “Problemet janë të mëdha, lutemi politikës për zgjidhje’ https://55news.al/aktualitet/protesta-e-madhe-e-opozites-arqipeshkvi-massafra-problemet-jane-te-medha-lutemi-politikes-per-zgjidhje/ Thu, 14 Mar 2019 16:43:36 +0000 https://new.55news.al/?p=90084 Dy ditë përpara protestës së madhe të opozitës që do të mbahet në Tiranë, Arqipeshkvi Monsignor Angelo Masafra, dërgoi një mesazh paqeje nga Shkodra ku mori pjesë në aktivitetin e paraqitjes së Nxitjes Apostolike të Papa Françeskut, zhvilluar në famullinë e Shkodrës në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”. Monsignor Masafra i kërkoi politikës të shmangë dhe […]

The post Protesta e madhe e Opozitës, Arqipeshkvi Massafra: “Problemet janë të mëdha, lutemi politikës për zgjidhje’ appeared first on 55 News.

]]>
Dy ditë përpara protestës së madhe të opozitës që do të mbahet në Tiranë, Arqipeshkvi Monsignor Angelo Masafra, dërgoi një mesazh paqeje nga Shkodra ku mori pjesë në aktivitetin e paraqitjes së Nxitjes Apostolike të Papa Françeskut, zhvilluar në famullinë e Shkodrës në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”.

Monsignor Masafra i kërkoi politikës të shmangë dhe të zgjidhëkonfliket

“Vuajtja, butësia, durimi , gëzimi, ndjenja, humorizmi guxim të thellë në bashkësi, lutje të vazhdueshme, janë pra mjetet që Papa Francesku kërkon që të ritualizohet shenjtëria në jetën tonë.

Kemi shumë nevojë në këtë kohë që të rifitojmë gëzimin sepse problemet janë shumë të mëdha dhe i lutemi Zotit t’u ndryshojmë mendjen atyre që kanë në dorë çështjet e shoqërisë civile, politike në Shqipëri, që të ndihmuar nga ndërkombëtarët të arrijnë në një konsnesus për të kapërcyer problemet që kemi sot.”, tha Monsignor Massafra në fjalën e tij.

The post Protesta e madhe e Opozitës, Arqipeshkvi Massafra: “Problemet janë të mëdha, lutemi politikës për zgjidhje’ appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i opozitës greke ka një paralajmërim për Shqipërinë https://55news.al/politike/kreu-i-opozites-greke-ka-nje-paralajmerim-per-shqiperine/ Mon, 24 Dec 2018 14:46:59 +0000 https://new.55news.al/?p=76144 Kryetari i opozitës greke ka dhënë një mesazh drejtuar Shqipërisë dhe apelon për respektimin e të drejtave të minoritetit grek. Kyriakos Mitsotakis, kryetari i partisë “Demokracia e Re” në Greqi, theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i lidhur ngushtë me mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke.‘Rruga e Shqipërisë drejt BE-së dhe […]

The post Kreu i opozitës greke ka një paralajmërim për Shqipërinë appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i opozitës greke ka dhënë një mesazh drejtuar Shqipërisë dhe apelon për respektimin e të drejtave të minoritetit grek.

Kyriakos Mitsotakis, kryetari i partisë “Demokracia e Re” në Greqi, theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i lidhur ngushtë me mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke.
‘Rruga e Shqipërisë drejt BE-së dhe institucioneve evropiane lidhet me respektimin e minoritetit grek. Ne gjithmonë do të jemi pranë të drejtave të patjetërsueshme të pakicës greke’, u shpreh Mitsotakis.

Dy ditë më parë, edhe Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras bëri apel për respektimin e drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, si kriter i pacënueshëm për anëtarësimin e vendit tonë në BE. /tvklan

 

The post Kreu i opozitës greke ka një paralajmërim për Shqipërinë appeared first on 55 News.

]]>
Gjyqi me dyer te mbyllyra/Gjykata nuk i lejoi në sallë, flasin deputetë e opozitës: Ja çfarë po ndodh https://55news.al/aktualitet/gjyqi-me-dyer-te-mbyllyra-gjykata-nuk-i-lejoi-ne-salle-flasin-deputete-e-opozites-ja-cfare-po-ndodh/ Mon, 26 Nov 2018 15:11:20 +0000 https://new.55news.al/?p=70113 Seanca gjyqësore nga ku do të merret masa e sigurisë ndaj 18-vjeçarit Daniel Drobaj, po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa janë nxjerrë jashtë edhe deputetët e opozitës. Ka qenë Kreshnik Ajazi një nga prokurorët e çështjes që ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, gjë që është kundërshtuar nga deputetë e […]

The post Gjyqi me dyer te mbyllyra/Gjykata nuk i lejoi në sallë, flasin deputetë e opozitës: Ja çfarë po ndodh appeared first on 55 News.

]]>
Seanca gjyqësore nga ku do të merret masa e sigurisë ndaj 18-vjeçarit Daniel Drobaj, po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa janë nxjerrë jashtë edhe deputetët e opozitës.

Ka qenë Kreshnik Ajazi një nga prokurorët e çështjes që ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, gjë që është kundërshtuar nga deputetë e opozitës, duke mos dalë nga salla. Kjo ka bërë trupin gjykues të ndryshojë sallën, e të vijojë më tej seancën me dyer të mbyllura.
Pas kësaj kanë reaguar edhe deputetë e opozitës të cilët ndodhet tek Gjykata e Tiranës. Deputeti demokrat Flamur Noka, u shpreh para kamerave, se kjo po bëhet për të fshehur provat e dhunimit të 18-vjeçarit nga policia.
“Nxjerrja jonë u bë për shkak se duan të fshehin dhunën e ushtruar ndaj këtij djaloshi. Por Edi Rama nuk mund të fshehë asgjë, ja ku e keni me prova.
Opozita është e vendosur për të mbështetur deri në fund banorët, janë qytetarë të Tiranës, qytetar të këtij shtetit, dhe ata meritojnë të mbështeten deri në fund për pronën e tyre.
Ne jemi të vendosur deri në kompensimin e tij deri në 1”, – tha Noka.
Nga ana e tij, deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, mbajti të njëjtin qëndrim me deputetin demokrat, ndërsa shtoi se nga seanca është nxjerrë edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, ndërsa e quajti këtë gjyq, “tipik politik”.
“Sot Edi Rama urdhëroi që të bëhej gjyq me dyer të mbyllura, është tipik gjyq politik. Kjo u bë për të fshehur provat e dhunimit të Daniel Drobajt. Është e turpshme dhe ky është gjyq tipik politik, për të frikësuar qytetarët. Është gjyq ndaj një djali me mesatare 9.6.
U nxor jashtë edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, kjo për të mos lejuar që të faktohet dhuna e ushtruar ndaj 18-vjeçarit”, – tha ndër të tjera Braimllari.

The post Gjyqi me dyer te mbyllyra/Gjykata nuk i lejoi në sallë, flasin deputetë e opozitës: Ja çfarë po ndodh appeared first on 55 News.

]]>
Kosovë, përveç opozitës, edhe pushteti alarmohet për rreziqet në dialog me Serbinë https://55news.al/bota-shqiptare/kosove-pervec-opozites-edhe-pushteti-alarmohet-per-rreziqet-ne-dialog-me-serbine/ Mon, 29 Oct 2018 08:18:26 +0000 https://new.55news.al/?p=62059 Opozita ka thirrur një tjetër seancë të jashtëzakonshme në përpjekje për t’ia vendosur me rezolutë presidentit Thaçi vijat e kuqe në dialog. Edhe udhëheqës të partive në pushtet kanë alarmuar për rreziqet që i kanosen Kosovës si pasojë e mungesës së konsensusit rreth dialogut me Serbinë, shkruan sot “Koha Ditore”. Por tentativat e deritashme të […]

The post Kosovë, përveç opozitës, edhe pushteti alarmohet për rreziqet në dialog me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Opozita ka thirrur një tjetër seancë të jashtëzakonshme në përpjekje për t’ia vendosur me rezolutë presidentit Thaçi vijat e kuqe në dialog.

Edhe udhëheqës të partive në pushtet kanë alarmuar për rreziqet që i kanosen Kosovës si pasojë e mungesës së konsensusit rreth dialogut me Serbinë, shkruan sot “Koha Ditore”. Por tentativat e deritashme të pushtetit dhe opozitës për një Platformë të përbashkët kanë rezultuar të dështuara.

Nëntori është paralajmëruar të jetë muaji i vendimeve të mëdha, sa i përket fazës përfundimtare të dialogut me Serbinë, e cila nuk e përjashton asnjë opsion nga tavolina e diskutimit.

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën (sot) për të vendosur nëse do të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas kërkesës së 42 deputetëve./ F.Gashi

The post Kosovë, përveç opozitës, edhe pushteti alarmohet për rreziqet në dialog me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i opozitës maqedonas, Mickoski: Marrëveshja e Prespës ka vdekur https://55news.al/globi/kreu-i-opozites-maqedonas-mickoski-marreveshja-e-prespes-ka-vdekur/ Thu, 18 Oct 2018 06:14:03 +0000 https://new.55news.al/?p=58892 Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski thotë për Deutsche Wellen se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshjen historike për emrin me Greqinë, që do të hapte rrugën e integrimit të Maqedonisë për në NATO e BE. Në kohën që Parlamenti i Maqedonisë ka hyrë në ditën e tretë të debatit për të aprovuar […]

The post Kreu i opozitës maqedonas, Mickoski: Marrëveshja e Prespës ka vdekur appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski thotë për Deutsche Wellen se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshjen historike për emrin me Greqinë, që do të hapte rrugën e integrimit të Maqedonisë për në NATO e BE.

Në kohën që Parlamenti i Maqedonisë ka hyrë në ditën e tretë të debatit për të aprovuar apo jo marrëveshjen për ndryshimin e emrit, rezistenca e partisë opozitare nacionaliste, VMRO-DPMNE është ashpërsuar. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski tha për Deutsche Wellen, se ai e konsideron marrëveshjen me Greqinë „të vdekur” dhe i kërkoi qeverisë të ndërpresë procedurën parlamentare. Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev aktualisht është duke punuar fort për të arritur shumicën me dy tretat që do të ndryshonte emrin e vendit në Maqedonia e Veriut, e që do të sillte ecjen përpara në integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO. Por Zaevit i duhet të bindë të paktën 10 deputetë të opozitës në një parlament prej 120 deputetësh.

Mickoski: Fajtori i vetëm – Zoran Zaev

I pyetur, nëse ka ndonjë shans që ai dhe kryeministri, Zoran Zaev të arrijnë një marrëveshje, Mickoski u tregua i pakompromis. „Edhe ky është një shans, pra të arrish në konkluzionin, se marrëveshja ka vdekur. Dhunimi i mëtejshëm i këtij procesi do të prodhojë vetëm tensione shtesë dhe polarizim në shoqëri, dhe fajtori i vetëm për këtë është Zoran Zaev, i cili premtoi diçka që nuk mund ta realizonte dot.”

 

Mickoski dhe partia e tij vendosën të abstenonin votën për referendumin e fundit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, duke e bërë kështu të pamundur arritjen e numrit të duhur të pjesëmarrjes së nevojshme 50%. Asistenti i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchel ishte të martën nga të fundit pas shumë politikanëve të BE-së dhe SHBA-së që e nxisin Mickoskin të lëvizë nga pozicioni i tij. „Nuk do të jetë si një habi për ju, që ne kemi qenë të zhgënjyer me pozicionet e lidershipit të VMRO-DPMNE-së në lidhje me referendumin dhe hapat në parlament për të ndryshuar kushtetutën”, shkroi Mitchell dje në një letër personale për Mickoskin, që u bë publike nga ambasada amerikane në Shkup.

Letra ishte pak a shumë e njëjtë me kreun e partisë popullore europiane, Joseph Daul, i cili javën e kaluar deklaroi se ishte i zhgënjyer me qëndrimin e VMRO-DPMNE-së. Të dy politikanët i thanë Mickoskit se ai dhe partia e tij do të mbajnë përgjegjësinë për dështimin e marrëveshjes së emrit.
„Zaev pranoi diçka, që askush nuk kishte menduar ta pranonte më parë”

Por Mickoski kundërshton. „Përgjegjësia është e atyre që e sollën marrëveshjen të dështojë. Nuk është opozita që drejtoi negociatat, nuk është opozita që e rrënoi marrëveshjen, nuk është opozita që e theu procesin e referendumit. Por është qeveria ajo, që e drejtoi, e implementoi dhe shkatërroi procesin. Ai që duhet të mbajë përgjegjësinë është Zoran Zaevi. Ai i hyri një rruge aventure, arrogante, egocentrike pa përgatitur ambientin, duke pranuar diçka, që askush nuk kishte menduar ta pranonte më parë dhe shumica e njerëzve në të dy vendet e shprehën opinionin e tyre. Në Maqedoni kemi një referendum katastrofik, dhe në Greqi 70% të qytetarëve që nuk e pranojnë marrëveshjen. Një pemë e mbjellë keq do të rrijë shtrembër dhe do të kalbet”, tha Mickoski për Deutsche Wellen.

Kreu i opozitës konkludon, se ai dhe partia e tij nuk do të lejojnë „ndryshimin e kushtetutës në mënyrë që të ndryshojnë emrin kushtetues të vendit”.

The post Kreu i opozitës maqedonas, Mickoski: Marrëveshja e Prespës ka vdekur appeared first on 55 News.

]]>
Lirohet udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny https://55news.al/globi/lirohet-udheheqesi-i-opozites-ruse-alexei-navalny/ Sun, 14 Oct 2018 14:34:22 +0000 https://new.55news.al/?p=57769 Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny u lirua nga burgu të dielën. Ai u ndalua gjithsej për 50 ditë. Në shtator, ai u lirua nga një dënim prej 30 ditësh për organizimin e një demonstrimi të paautorizuar. Ditën kur u lirua, u arrestua përsëri për një demonstratë kundër reformave të pensioneve të mbështetura nga qeveria […]

The post Lirohet udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny appeared first on 55 News.

]]>
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny u lirua nga burgu të dielën.

Ai u ndalua gjithsej për 50 ditë.

Në shtator, ai u lirua nga një dënim prej 30 ditësh për organizimin e një demonstrimi të paautorizuar.

Ditën kur u lirua, u arrestua përsëri për një demonstratë kundër reformave të pensioneve të mbështetura nga qeveria që përfshinte një rritje në moshën e pensionit në 60 vjeç për gratë dhe 65 për meshkujt. Qindra vetë u arrestuan në mbarë vendin gjatë protestave të reformës së pensioneve.

Navalny është përballur me një varg akuzash për aktivitetin e tij në opozitë. Në mars, ai u ndalua nga pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të vendit për shkak të një dënimi për krime financiare, akuzat që ai pretendon se ishin të fabrikuara.

The post Lirohet udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny appeared first on 55 News.

]]>
Ish-presidenti i bashkohet shqetësimit të opozitës: Krimi i organizuar partner i qeverisë https://55news.al/politike/ish-presidenti-i-bashkohet-shqetesimit-te-opozites-krimi-i-organizuar-partner-i-qeverise/ Tue, 04 Sep 2018 09:37:59 +0000 https://new.55news.al/?p=46517 Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani iu është bashkuar shqetësimit të opozitës në lidhje me çështjen e kriminalitetin në vend. Me anë të një postimi në “Facebook” Nishani thekson se tashmë krimi është bërë partner i politikës së qeverisjes së majtë në vend. Më tej ai ka nënvizuar faktin se vetëm populli sfidon krimin politik. “Krimi […]

The post Ish-presidenti i bashkohet shqetësimit të opozitës: Krimi i organizuar partner i qeverisë appeared first on 55 News.

]]>
Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani iu është bashkuar shqetësimit të opozitës në lidhje me çështjen e kriminalitetin në vend.

Me anë të një postimi në “Facebook” Nishani thekson se tashmë krimi është bërë partner i politikës së qeverisjes së majtë në vend.

Më tej ai ka nënvizuar faktin se vetëm populli sfidon krimin politik.

“Krimi i organizuar tashmë partner politik i qeverisjes të së majtës.

Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Dibra, Vlora nën kontrollin e grupeve kriminale, vrasësve, grabitësve, gjobvënësve, të droguarve.

Kërcënim për çdo familje, çdo qytetar, çdo fëmijë.

#vetëmpopullisfidonkriminpolitik”, shkruan Nishani.

The post Ish-presidenti i bashkohet shqetësimit të opozitës: Krimi i organizuar partner i qeverisë appeared first on 55 News.

]]>
Deputetja e PD-së tregon planet e opozitës, ja çfarë do bëjnë deri në 28 qershor https://55news.al/politike/deputetja-e-pd-se-tregon-planet-e-opozites-ja-cfare-do-bejne-deri-ne-28-qershor/ Wed, 30 May 2018 16:54:12 +0000 https://new.55news.al/?p=21119 Deputetja demokrate Albana Vokshi, tha sot se opozita nuk do të ndalet së denoncuari dhe së kërkuari që qeveria të arrestojë kriminelët në qeveri dhe kudo. Vokshi tha në Syri.net se opozita deri në datë 28 qershor do të luftojë fort që kjo qeveri të punojë që Shqipërisë t’i hapen negociata për në BE dhe […]

The post Deputetja e PD-së tregon planet e opozitës, ja çfarë do bëjnë deri në 28 qershor appeared first on 55 News.

]]>
Deputetja demokrate Albana Vokshi, tha sot se opozita nuk do të ndalet së denoncuari dhe së kërkuari që qeveria të arrestojë kriminelët në qeveri dhe kudo.

Vokshi tha në Syri.net se opozita deri në datë 28 qershor do të luftojë fort që kjo qeveri të punojë që Shqipërisë t’i hapen negociata për në BE dhe të arrestoj ministrat e krimit.

“Ne si opozitë do të jemi çdo ditë në komisione, në seanca, do të kemi edhe protesta. Kemi një lloj plani i cili hap pas hapi do të publikohet. Edhe 28 ditë ka kohë qeveria që të tregojë se e ka seriozisht hapjen e negociatave. Çfarë do të thotë kjo? Të arrestohet Saimir Tahiri, të largohet Fatmir Xhafa, të arrestohen kokat e krimit.  Ne do të bëjmë punën si opozitë deri sa të kemi një vendim për hapjen e negociatave”, tha deputetja e PD-së.

The post Deputetja e PD-së tregon planet e opozitës, ja çfarë do bëjnë deri në 28 qershor appeared first on 55 News.

]]>
Jemi pro protestave të Opozitës dhe mbështesim plotësisht Lulzim Bashën   https://55news.al/politike/jemi-pro-protestave-te-opozites-dhe-mbeshtesim-plotesisht-lulzim-bashen/ Tue, 29 May 2018 17:00:52 +0000 https://new.55news.al/?p=20833 Nga Gazmend Cufaj Ndërsa protesta e Opozitës shqiptare e udhëhequr nga Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u ndoq nga mijëra të tjerë që munguan në të dhe u komentua nga mjaft të tjerë sipas interesave të ndryshme, ajo që mbetet parësore është ajo që lexohet mes letrave amerikane, kryetempullit të lirive njerëzore, ku thuhet se […]

The post Jemi pro protestave të Opozitës dhe mbështesim plotësisht Lulzim Bashën   appeared first on 55 News.

]]>
Nga Gazmend Cufaj

Ndërsa protesta e Opozitës shqiptare e udhëhequr nga Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u ndoq nga mijëra të tjerë që munguan në të dhe u komentua nga mjaft të tjerë sipas interesave të ndryshme, ajo që mbetet parësore është ajo që lexohet mes letrave amerikane, kryetempullit të lirive njerëzore, ku thuhet se “Mund të ketë raste kur ne jemi të pafuqishëm për të parandaluar padrejtësinë, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë kur nuk mund të protestojmë”. E kjo vjen nga shkrimet e novelave të hershme të Elie Uiesel, që ndau opinionet e saj me popullin e vet që në vitin 1928. Sakaq, ajo që dua të them, jo si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në atë protestë, por si drejtues i Grupseksionit të PD-së për zonën e Barking dhe Dagenham në Londër, mbetet mbështetja e të gjithë anëtarëve të PD-së për këtë protestë dhe për të gjitha problemet shqetësuese që ngre Kryetari Basha në lidhjen me situatën e sotme në mjedisin qeverisë, ku Ministri i Brendshëm i akuzuar për lidhjet e vëllait të tij me trafikun e narkotikëve ende mbahet në Qeveri. Dua të theksoj se në atë protestë nga familja ime, nga fisi dhe nga demokratët e shumtë që lidhin miqësitë dhe krushqitë tona ishin qindra e qindra persona, të cilët natyrshëm zgjodhën mbështetjen me anë të protestës, se sa shmangjen dhe thellimin e pakënaqësive personale. Koha na ka treguar të jemi mirënjohës me kujtesën, se pa të nuk ka kulturë, nuk ka progres, nuk ka ecje përpara. Po aq dua të theksoj se mbetem në një protestë të drejtë, pasi kur një individ po proteston kundër refuzimit të qeverisë për të njohur dinjitetin e tij si një qenie njerëzore, akti i tij i protestës i jep atij dinjitet. Dhe ndjehet vërtet krenar, ashtu sikurse ndjehen krenarë dhe e mbështesin protestën të gjithë anëtarët e Grupseksionit që unë drejtoj.

Si një mjet demokratik, bazuar në të gjitha alternativat e një demokracie të shëndoshë, protesta e Opozitës dhe Fjalimi madhështor, i vlerësuar nga mjaft intelektualë, i kryetarit Basha, na bën ne të gjithëve të ndjejmë arsyen e fortë të respektit dhe mbështetjes së plotë. Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan tubimin e protestës së bashku me mijëra anëtarë dhe mbështetës të opozitës duke kërkuar largimin nga postet të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas dyshimeve se ky i fundit ka favorizuar vëllain e tij për t’iu shmangur dënimit me 7 vjet burg burg për trafik droge nga drejtësia italiane. Protestuesit ishin nga Tirana, nga zona ime dhe nga krahina të tjera dhe ata u bashkuan në shëtitoren “Dëshmoret e Kombit” me thirrjet: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Rama ik, Xhafaj Ik”. E ndoqën të gjithë anëtarët e Grupseksionit fjalën kur Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë për lidhje të ngushta me grupet kriminale, që i mbron duke shfrytëzuar postin.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi “Kjo qeveri nuk mund të çlirohet vetë nga krimi, as do ta luftojë vetë drogën. Ka vetëm një rrugë: largimi i kësaj qeverie nga njerëzit, nga populli i bashkuar. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra në këtë shesh për të treguar se jemi europianë dhe si europianë i qëndrojmë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa. Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi. Përpjekja jonë është beteja mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që kanë kapur drejtësinë, beteja mes njerëzve që duan siguri dhe rend, dhe aleancës së pushtetit me krimin”. Ai tha se autokracia, korrupsioni nuk pranohen, se nuk mbyllen sytë para krimit dhe drogës.  Në një protestë të tillë dhe ne nga larg e thamë njëzëri mbështetjen tonë për këtë protestë dhe për të gjitha angazhimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryetar i Grupseksionit të PD-së për zonën e Barking dhe Dagenham në Londër

The post Jemi pro protestave të Opozitës dhe mbështesim plotësisht Lulzim Bashën   appeared first on 55 News.

]]>
Foto-galeri/ Protesta e opozitës, Rama blidon Tiranën me FNSH dhe RENEA https://55news.al/politike/foto-galeri-protesta-e-opozites-rama-blidon-tiranen-me-fnsh-dhe-renea/ Sat, 26 May 2018 08:46:28 +0000 https://new.55news.al/?p=19751 Forca të shumta të policisë kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë ndërsa pritet të nisë protesta e opozitës. Rreth 1500 efektivë policie do të jenë në gatishmëri për monitorimin e protestës. Nga pamjet duket se mbrapa Kryeministrisë janë vendosur forcat e FNSH-së, Shqiponja dhe RENEA që do të ndërhyjnë vetëm nëse do të ketë trazira. Edhe […]

The post Foto-galeri/ Protesta e opozitës, Rama blidon Tiranën me FNSH dhe RENEA appeared first on 55 News.

]]>
Forca të shumta të policisë kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë ndërsa pritet të nisë protesta e opozitës. Rreth 1500 efektivë policie do të jenë në gatishmëri për monitorimin e protestës.

Nga pamjet duket se mbrapa Kryeministrisë janë vendosur forcat e FNSH-së, Shqiponja dhe RENEA që do të ndërhyjnë vetëm nëse do të ketë trazira.

Edhe nga pjesa e përparme, përgjatë bulevardit janë vendosur efektivë të tjerë të policisë. Në lulishten para piramidës ka një grup tjetër efektivësh policie që do të mbikëqyrin protestën e opozitës. Para kryeministrisë është formuar edhe kordoni i policisë.

The post Foto-galeri/ Protesta e opozitës, Rama blidon Tiranën me FNSH dhe RENEA appeared first on 55 News.

]]>