Ad imageAd image

Ish-presidenti i bashkohet shqetësimit të opozitës: Krimi i organizuar partner i qeverisë

1 min lexim

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani iu është bashkuar shqetësimit të opozitës në lidhje me çështjen e kriminalitetin në vend.

Me anë të një postimi në “Facebook” Nishani thekson se tashmë krimi është bërë partner i politikës së qeverisjes së majtë në vend.

Më tej ai ka nënvizuar faktin se vetëm populli sfidon krimin politik.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Krimi i organizuar tashmë partner politik i qeverisjes të së majtës.

Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Dibra, Vlora nën kontrollin e grupeve kriminale, vrasësve, grabitësve, gjobvënësve, të droguarve.

Kërcënim për çdo familje, çdo qytetar, çdo fëmijë.

#vetëmpopullisfidonkriminpolitik”, shkruan Nishani.

Ndani këtë artikull