Ad imageAd image

Kosovari i kërkuar nga Belgjika arrestohet në Morinë

1 min lexim

Një shtetas kosovar është arrestuar në pikën kufitare në Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika.

Valdrin Nikqi, 31 vjeç, banues në fshatin Nebergjan, Kosovë ishte dënuar 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Belg.

Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin e Belgjikës, informoi policia e Kukësit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në përfundim të veprimeve  hetimore    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në  shtetin Belg, si dhe referuan  materialet për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull