pasaport Archives - 55 News https://55news.al/tag/pasaport/ Fri, 20 Jul 2018 07:35:55 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png pasaport Archives - 55 News https://55news.al/tag/pasaport/ 32 32 Ku shkojnë super të pasurit për të blerë një pasaportë – Ja shtetet që e kanë kthyer në biznes https://55news.al/aktualitet/ku-shkojne-super-te-pasurit-per-te-blere-nje-pasaporte-ja-shtetet-qe-e-kane-kthyer-ne-biznes/ Fri, 20 Jul 2018 07:35:55 +0000 https://new.55news.al/?p=36467 Për ta kushton shumë pak. Më pak se një avion privat, më pak se një superjaht. Ama një pasaportë e dytë, e tretë ose e katërt është bërë një trofe për super të pasurit. Edhe qytetarët më të pushtetshëm të botës kanë nevojë për një plan të dytë, në rast të një revolucioni apo trazirave […]

The post Ku shkojnë super të pasurit për të blerë një pasaportë – Ja shtetet që e kanë kthyer në biznes appeared first on 55 News.

]]>
Për ta kushton shumë pak. Më pak se një avion privat, më pak se një superjaht. Ama një pasaportë e dytë, e tretë ose e katërt është bërë një trofe për super të pasurit.

Edhe qytetarët më të pushtetshëm të botës kanë nevojë për një plan të dytë, në rast të një revolucioni apo trazirave në vendet e tyre të origjinës.

“Blerësit e pasur kërkojnë siguri”, shprehet Christian Kalin, drejtor i “Henley & Partners”, e cila ofron këshilla mbi shtetësinë dhe publikon renditjen e kombësive më me vlerë (në krye është Franca).

Teksa shumë shtete lejojnë individët me leje qëndrimi të aplikojnë për shtetësinë pasi përmbushin disa kritere të caktuara, vetëm 10 vende lejojnë të huajt të blejnë menjëherë shtetësinë. Shumica kërkojnë një pagesë në formën e një investimi direkt, zakonisht në prona apo biznese në vend.

Fondi Monetar Ndërkombëtar klasifikon 8 prej tyre si qendra financiare offshore. Megjithatë, Kalin shprehet se klientëve u intereson stabiliteti, jo shmangja e taksave. Një tjetër motiv është mundësia për t’u mburrur.

“Nëse ke një jaht dhe dy aeroplanë, gjëja e tjetër që të duhet është një pasaportë malteze. Është simboli më i fundit i statusit. Kemi pasur klientë që thjesht preferojnë të koleksionojnë disa nënshtetësi”, thotë Kalin.

Të dhënat e mëposhtme tregojnë sa sa është investimi minimal që garanton “blerjen” e shtetësisë në 10 vende:

Shteti Kostoja e shtetësisë Tatimi mbi fitimin Taksa e korporatave Në shitje që prej vitit:
Austria $23,750,000 28% 25.0% 1985
Qipro $2,375,000 20% 12.5% 2002
Malta $1,065,000 12% 35.0% 2014
Turqia $1,000,000 35% 22.0% 2017
Vanuatu $226,500 0% 0.0% 2017
Grenada $208,250 12% 30.0% 2013
St. Kitts dhe Nevis $150,000 0% 35.0% 1984
Saint Lucia $100,000 0% 30.0% 2015
Dominica $100,000 0% 25.0% 1993
Antigua dhe Barbuda $100,000 0% 0.0% 2013

The post Ku shkojnë super të pasurit për të blerë një pasaportë – Ja shtetet që e kanë kthyer në biznes appeared first on 55 News.

]]>
Arrestohet shqiptari me pasaportë spanjolle, tenton të kalojë 6 kg heroinë https://55news.al/aktualitet/arrestohet-shqiptari-me-pasaporte-spanjolle-tenton-te-kaloje-6-kg-heroine/ Sun, 20 May 2018 17:35:24 +0000 https://new.55news.al/?p=17899 Policia ka ndaluar ditën e sotme në Igumenicë një makinë me 6 kg heroinë brenda saj, e cila drejtohej nga një shqiptar me pasaportë spanjolle. Mediat vendase shkruajnë se në automjetin tip “Mercedes-Benz” S-Class, që drejtohej nga një shqiptar me pasaportë spanjolle, u gjetën dhe sekuestruan 14 pako alumini dhe karboni që përmbanin 6 kg […]

The post Arrestohet shqiptari me pasaportë spanjolle, tenton të kalojë 6 kg heroinë appeared first on 55 News.

]]>
Policia ka ndaluar ditën e sotme në Igumenicë një makinë me 6 kg heroinë brenda saj, e cila drejtohej nga një shqiptar me pasaportë spanjolle.

Mediat vendase shkruajnë se në automjetin tip “Mercedes-Benz” S-Class, që drejtohej nga një shqiptar me pasaportë spanjolle, u gjetën dhe sekuestruan 14 pako alumini dhe karboni që përmbanin 6 kg 80 gram heroinë.

Policia i ka vënë prangat drejtuesit 38-vjeçar. Mësohet se droga u zbulua nga qeni i policisë “Lesi”. Mjeti do të hipte në traget për të udhëtuar nga Igumenica për në Itali.

The post Arrestohet shqiptari me pasaportë spanjolle, tenton të kalojë 6 kg heroinë appeared first on 55 News.

]]>
Pasaporta më e rrallë në botë, ja cili vend e ka… https://55news.al/kuriozitete/foto-pasaporta-me-e-rralle-ne-bote-e-kane/ Tue, 03 Apr 2018 16:42:21 +0000 https://new.55news.al/?p=3295 Pasaporta është mjeti me të cilin lëvizim në shtete të tjera. Pasaporta gjermane e ilustron më së miri këtë, pasi ata që e posedojnë mund të udhëtojnë në vetëm 177 vende pa viza.   Në botë është një pasaportë shumë e rrallë dhe e vështirë për tu gjetur, pasi vetëm 500 persona në botë e […]

The post Pasaporta më e rrallë në botë, ja cili vend e ka… appeared first on 55 News.

]]>
Pasaporta është mjeti me të cilin lëvizim në shtete të tjera. Pasaporta gjermane e ilustron më së miri këtë, pasi ata që e posedojnë mund të udhëtojnë në vetëm 177 vende pa viza.

 

Në botë është një pasaportë shumë e rrallë dhe e vështirë për tu gjetur, pasi vetëm 500 persona në botë e disponojnë një të tillë.

 

Është fjala pikërisht për pasportën e Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës. Sipas “The Independent”, për momentin në qarkullim janë vetëm 500 të tilla.

 

Ky urdhër u njoh nga Papa Paschal më 1113, dhe sot është një nga njësitë e pakta sovrane që nuk kanë ndonjë tokë apo territor. Urdhri i kushtoi shumë vëmëndje të varfërve dhe mbrojtjes së besimit katolik.

 

Me mbështetjen e mijëra vullnetarëve, ata ofrojnë ndihmë për fëmijët, të pastrehët, handikapët, refugjatët, të moshuarit, të sëmurët dhe lebrozët në mbarë botën.

pasaporta 2

The post Pasaporta më e rrallë në botë, ja cili vend e ka… appeared first on 55 News.

]]>