pavaresia e kosoves Archives - 55 News https://55news.al/tag/pavaresia-e-kosoves/ Sun, 17 Feb 2019 12:26:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png pavaresia e kosoves Archives - 55 News https://55news.al/tag/pavaresia-e-kosoves/ 32 32 Pavarësia e Kosovës, Basha: Kujtojmë me krenari të gjithë ata që punuan për të https://55news.al/politike/pavaresia-e-kosoves-basha-kujtojme-me-krenari-te-gjithe-ata-qe-punuan-per-te/ Sun, 17 Feb 2019 12:26:49 +0000 https://new.55news.al/?p=86050 Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar shqiptarët e Kosovës për Pavarësinë. ‘Së bashku me urimin sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë arritje’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në mesazhin e tij. Mesazhi i plotë […]

The post Pavarësia e Kosovës, Basha: Kujtojmë me krenari të gjithë ata që punuan për të appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar shqiptarët e Kosovës për Pavarësinë.

‘Së bashku me urimin sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë arritje’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Sot në përvjetorin e 11 të Pavarësisë së Kosovës, arritjes së dytë më të madhe kombëtare të historisë së shqiptarëve, ju dërgoj një urim të përzemërt vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë.

Së bashku me urimin sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë arritje.

Le të shërbejë ky kontribut si amanet i madh për të gjithë ne sot, që me vendosmëri, përkushtim dhe qartësi strategjike, të vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët në mbrojtje dhe fuqizim të pavarësisë, sovranitetit dhe vlerave e të ardhmes euroatlantike të Kosovës si interesi më i lartë kombëtar i shqiptarëve në Ballkan.

Image

The post Pavarësia e Kosovës, Basha: Kujtojmë me krenari të gjithë ata që punuan për të appeared first on 55 News.

]]>
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, uron Pavarësinë e Kosovës https://55news.al/politike/kryetarja-e-lsi-se-monika-kryemadhi-uron-pavaresine-e-kosoves/ Sun, 17 Feb 2019 10:59:46 +0000 https://new.55news.al/?p=86038 Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar Kosovën për 11 vjetorin e Pavarësisë së shtetit. Me një mesazh në faqen e saj në Facebook, Kryemadhi shkruan se ‘e ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre […]

The post Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, uron Pavarësinë e Kosovës appeared first on 55 News.

]]>
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar Kosovën për 11 vjetorin e Pavarësisë së shtetit.

Me një mesazh në faqen e saj në Facebook, Kryemadhi shkruan se ‘e ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë’.

Mesazhi i plotë i kryetares së LSI-së:
Urime Kosovë, teksa hyn në dekadën e dytë të pavarësisë e sovranitetit.

Në këtë ditë të pavarësisë është detyrë e të gjithëve ne, lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuuan dhe sakrifikuan edhe jetën për realizimin e këtij misioni epokal për Kosovën.

Vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës që të gjithë së bashku me të zgjedhurit e tyre konsolidojnë çdo ditë shtetin e lindur me aq mund.

E ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë.

Ta gëzosh përjetë këtë ditë të madhe Kosovë!

Image

The post Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, uron Pavarësinë e Kosovës appeared first on 55 News.

]]>
Festa e Pavarësisë së Kosovës, Meta ndan një kujtim të paharrueshëm https://55news.al/politike/festa-e-pavaresise-se-kosoves-meta-ndan-nje-kujtim-te-paharrueshem/ Sun, 17 Feb 2019 08:59:18 +0000 https://new.55news.al/?p=86008 Kosova sot feston 11 vjetorin e Pavarësisë si shtet. Por si e ka zgjedhur për ta uruar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta? Me një foto në zyrën e Kongresmenit Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Politiken e Jashtme në Kongresin Amerikan. Presidenti Ilir Meta duke parë një kopje të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Duket se këtë […]

The post Festa e Pavarësisë së Kosovës, Meta ndan një kujtim të paharrueshëm appeared first on 55 News.

]]>
Kosova sot feston 11 vjetorin e Pavarësisë si shtet. Por si e ka zgjedhur për ta uruar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta? Me një foto në zyrën e Kongresmenit Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Politiken e Jashtme në Kongresin Amerikan.

Presidenti Ilir Meta duke parë një kopje të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Duket se këtë foto Presidenti Meta e ka zgjedhur enkas sot, pikërisht në Përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Image

Image

The post Festa e Pavarësisë së Kosovës, Meta ndan një kujtim të paharrueshëm appeared first on 55 News.

]]>
Skandal/ Rama shkëmben letra me Serbinë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, reagon Haradinaj https://55news.al/politike/skandal-rama-shkemben-letra-me-serbine-per-terheqjen-e-njohjes-se-pavaresise-se-kosoves-reagon-haradinaj/ Tue, 25 Dec 2018 19:24:02 +0000 https://new.55news.al/?p=76428 Për letrën që Ana Brnabi i dërgoi shefit të qeverisë shqiptare Edi Ramës ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në letër, Brnabiç i kërkon Ramës që të tërheqë njohjen e Pavarësisë së Kosovës. “Sa i përket taksës, ajo është e drejtë e jona pasi në mbrojmë sigurinë tonë kombëtare. Kryeministrja e Serbisë vazhdon […]

The post Skandal/ Rama shkëmben letra me Serbinë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, reagon Haradinaj appeared first on 55 News.

]]>
Për letrën që Ana Brnabi i dërgoi shefit të qeverisë shqiptare Edi Ramës ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në letër, Brnabiç i kërkon Ramës që të tërheqë njohjen e Pavarësisë së Kosovës. “Sa i përket taksës, ajo është e drejtë e jona pasi në mbrojmë sigurinë tonë kombëtare. Kryeministrja e Serbisë vazhdon të dërgojë letra për qeveri të ndryshme. Nuk ka pasur turp t’i dërgojë një letër edhe Edi Ramës për të tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Derisa Serbia ka të tilla qasjesh, atëherë kuptohet pse ne veprojmë kështu”, u shpreh Haradinaj.

Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria shqiptare, lidhur me kërkesën e palës serbe. Vetë kryeministri Rama nuk ka reaguar për këtë çështje.

The post Skandal/ Rama shkëmben letra me Serbinë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, reagon Haradinaj appeared first on 55 News.

]]>
Vuçiç e pranon: Pavarësinë e Kosovës e kemi “vulosur” vetë https://55news.al/bota-shqiptare/vucic-e-pranon-pavaresine-e-kosoves-e-kemi-vulosur-vete/ Sun, 13 May 2018 13:29:32 +0000 https://new.55news.al/?p=15247 Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç thotë se nuk ka frikë nga sanksionet e mundshme të Perëndimit në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por më shumë e shqetësojnë problemet e tilla, siç është ikja e popullit nga Serbia dhe shkalla ulët e lindshmërisë. Në një qëndrim ndoshta të papritur, ai thotë se vet Serbia, me […]

The post Vuçiç e pranon: Pavarësinë e Kosovës e kemi “vulosur” vetë appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç thotë se nuk ka frikë nga sanksionet e mundshme të Perëndimit në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por më shumë e shqetësojnë problemet e tilla, siç është ikja e popullit nga Serbia dhe shkalla ulët e lindshmërisë.

Në një qëndrim ndoshta të papritur, ai thotë se vet Serbia, me politikën e saj të gabuar, e ka vulosur Pavarësinë e Kosovës. Vuçiç ka kujtuar se, për këtë situatë dhe rrethanat shumë të këqija në të cilat po zgjidhet çështja e Kosovës, “jemi deri diku vet përgjegjës, duke pasur parasysh politikën e gabuar të Serbisë dhe disa lëvizje, me të cilat praktikisht kemi vënë vulën në zarfin e Pavarësisë së Kosovës”.

Presidentin serb, siç shkruan gazeta serbe “Blic”, e kanë pyetur gazetarët lidhur me informacionet për një marrëveshje ndërmjet Europës dhe Shteteve të Bashkuara për Kosovën para pak ditësh në Uashington, respektivisht për “Dokumentin e Uashingtonit”. Ai theksoi se nuk ka parë kurrfarë dokumenti nga takimi i fundit i vendeve të “QUINT”-it në Uashington, duke thënë se “marrëveshja që ka mundur të arrihet atje nuk mund të jetë një surprizë e madhe, sepse janë vendet që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës”.

“Nuk do të ketë sanksione, kjo është e gjitha që mund të them. Nuk pashë kurrfarë ‘Dokumenti të Uashingtonit’. Kam dëgjuar çfarë ofrojnë disa si parime të tyre. Diçka më është thënë gjysmë zyrtarisht. Kjo nuk është asgjë e re”, tha ai. Vuçiç kujtoi gjithashtu se vendet e “QUINT”-it njohën Pavarësinë e Kosovës dhe “po përpiqen të shohin se çfarë mund të bëjnë serbët për të njohur Pavarësinë e Kosovës, brenda kufijve të këtij shteti të vetëshpallur”.

 “Unë për këtë flas publikisht dhe në mënyrë të hapur para të gjithëve”, tha ai duke shtuar se, “ne serbët po bëhemi sikur asgjë të mos kishte ndodhur”. Ai kujton vitet 1999, por edhe 2004 e 2008, kur u shpall Pavarësia e Kosovës, kur siç thotë ai “disa ikën në Rumani, në vend që të ndërmerrnin masa, kurse disa ishin fshehur, e pastaj ndodhi një lëvizje katastrofale e viteve 2010-2011, kur vetë e kemi vënë vulën në zarfin e Pavarësisë së Kosovës”.

The post Vuçiç e pranon: Pavarësinë e Kosovës e kemi “vulosur” vetë appeared first on 55 News.

]]>