pesha Archives - 55 News https://55news.al/tag/pesha/ Tue, 06 Nov 2018 07:37:57 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png pesha Archives - 55 News https://55news.al/tag/pesha/ 32 32 Pesha e gabuar e trupit – Pse të shkurton jetën me 4 vjet https://55news.al/aktualitet/pesha-e-gabuar-e-trupit-pse-te-shkurton-jeten-me-4-vjet/ Tue, 06 Nov 2018 07:37:57 +0000 https://new.55news.al/?p=64648 Një studim i publikuar në revistën Lancet zbuloi se të qenit mbipeshë ose nënpeshë e shkurton jetën e njeriut me të paktën katër vjet. Në studimin të cilit i referohet AgroWeb.org morën pjesë mbi 2 milionë njerëz nga disa vende të botës. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shkencëtarët zbuluan se pas moshës 40 vjeç, njerëzit […]

The post Pesha e gabuar e trupit – Pse të shkurton jetën me 4 vjet appeared first on 55 News.

]]>
Një studim i publikuar në revistën Lancet zbuloi se të qenit mbipeshë ose nënpeshë e shkurton jetën e njeriut me të paktën katër vjet.

Në studimin të cilit i referohet AgroWeb.org morën pjesë mbi 2 milionë njerëz nga disa vende të botës.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shkencëtarët zbuluan se pas moshës 40 vjeç, njerëzit me një Indeks të Masës Trupore më të lartë ose më të ulët ishin më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.
Sipas studimit, jetëgjatësia e meshkujve dhe femrave mbipeshë shkurtohej me 4.2 dhe 3.5 vjet respektivisht.
Jetëgjatësia e meshkujve dhe femrave nënpeshë shkurtohej me 4.3 dhe 4.5 vjet, thanë ekspertët.
Sipas tyre, në shumicën e shkaqeve të vdekjes së parakohshme, ndryshimi në peshë ishte faktor ndikues në rrezikun e sëmundjeve.
Për të llogaritur peshën tuaj klikoni këtu Link në gjuhën angleze.
Mbipesha, një faktor i lartë rreziku
Në vitin 2016, BBC raportoi të dhënat e një studimi që përfshinte 4 milionë njerëz nga 32 vende të ndryshme të botës.
Sipas studimit, mbipesha dhe nënpesha rriste ndjeshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Të dhënat treguan se 1 në 7 vdekje të parakohshme mund të parandaloheshin nëse njerëzit do të kishin një peshë të shëndetshme.
Studimi shpjegoi se meshkujt mbipeshë janë më të prirur të preken nga sëmundje të rënda se gratë mbipeshë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, faktorë të tjerë që kanë ndikim në jetëgjatësinë e njeriut janë: ushqyerja dhe aktiviteti fizik.
Lexoni këtu për më shumë si të humbisni peshë.
Të gjitha studimet e lartpërmendura kanë nënvizuar një fakt të rëndësishëm.
Sipas tyre, të kesh një peshë të shëndetshme është thelbësore për pasjen e një jete të gjatë e të shëndetshme.
Sëmundjet që shkaktohen nga mbipesha
Mbipesha shkakton një sërë problemesh dhe sëmundjesh të rrezikshme.
Kryesoret janë: diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut dhe  sëmundjet e zemrës.
Nuk përjashtohen as osteoartriti, dhjamosja e mëlçisë dhe sëmundjet e veshkave./AgroWeb.org
*Burimet e informacionin BBC dhe U.S. National Library of Medicine.

The post Pesha e gabuar e trupit – Pse të shkurton jetën me 4 vjet appeared first on 55 News.

]]>
Gruaja që peshon 300 kg tmerron fqinjët, arsyeja https://55news.al/globi/gruaja-qe-peshon-300-kg-tmerron-fqinjet-arsyeja/ Thu, 25 Oct 2018 18:20:31 +0000 https://new.55news.al/?p=61267 Natalia Rudenko, e cila peshon rreth 300 kg, është gruaja më peshën më të madhe në Rusi. Kjo gjë ka shqetësuar shumë fqinjët e saj, të cilët kanë frikë se një ditë Natalia Rudenko do t’i bjerë nga tavani direkt në tryezën e bukës. Pallati ku jeton gruaja më e rëndë ruse është shumë i […]

The post Gruaja që peshon 300 kg tmerron fqinjët, arsyeja appeared first on 55 News.

]]>
Natalia Rudenko, e cila peshon rreth 300 kg, është gruaja më peshën më të madhe në Rusi. Kjo gjë ka shqetësuar shumë fqinjët e saj, të cilët kanë frikë se një ditë Natalia Rudenko do t’i bjerë nga tavani direkt në tryezën e bukës.

Pallati ku jeton gruaja më e rëndë ruse është shumë i vjetër dhe i konsumuar. Galina Klimova, e cila jeton një kat më poshtë, thotë: “Sa herë që Natalia lahet, pikon uji te ne. Tavani ka nisur të bjerë pak nga pak dhe një copë suva desh i ra në kokë nipit tim 3-vjeçar. Sa herë që ajo ecën, dëgjojmë zhurmën e tavanit që kërcet. Kemi frikë se një ditë do të na bjerë përsipër”.

Natalia nisi të shtonte shumë në peshë pasi humbi një fëmijë dhe u braktis nga burri. “Rashë në depresion dhe nisa të haja pa pushim”, thotë gruaja që peshon 300 kg.

The post Gruaja që peshon 300 kg tmerron fqinjët, arsyeja appeared first on 55 News.

]]>
Mitet e fitnesit të cilat po ju demoralizojnë t’i arrini qëllimet e humbjes së peshës https://55news.al/lifestyle/mitet-e-fitnesit-te-cilat-po-ju-demoralizojne-t-i-arrini-qellimet-e-humbjes-se-peshes/ Wed, 03 Oct 2018 15:34:02 +0000 https://new.55news.al/?p=54660 Mitet e fitnesit të cilat po ju demoralizojnë t’i arrini qëllimet e humbjes së peshës. “Dua të humbë peshë, kështu që po fillojë palestrën ose vrapimin!” Që të dyja këto kanë efekte të mira në shëndetin tuaj, por nuk do të thotë se janë mënyra më e mirë për të humbur peshë. Studimet tregojnë se […]

The post Mitet e fitnesit të cilat po ju demoralizojnë t’i arrini qëllimet e humbjes së peshës appeared first on 55 News.

]]>
Mitet e fitnesit të cilat po ju demoralizojnë t’i arrini qëllimet e humbjes së peshës. “Dua të humbë peshë, kështu që po fillojë palestrën ose vrapimin!”

Që të dyja këto kanë efekte të mira në shëndetin tuaj, por nuk do të thotë se janë mënyra më e mirë për të humbur peshë.

Studimet tregojnë se vetëm ushtrimet fizike nuk mjaftojnë në humbjen e peshës – prandaj duhet ta ndryshoni edhe mënyrën si ushqeheni.

Kjo për shkak se kaloritë të cilat i merrni nga ushqimet e kalojnë numrin e kalorive që i digjni gjatë ushtrimeve.

“Mund të hani çfarë të doni nëse ushtroni mjaftueshëm”

 Është teknikisht e mundur të humbni peshë me një dietë me ushqime të pashëndetshme – prandaj është logjike të supozoni se mund të hani çfarë të dëshironi nëse mendoni se bëni mjaftueshëm ushtrime për t’i djegur ato kalori.

Por e vërteta e dëshpëruar është se nuk mund ta mposhtni një dietë të keqe! Kjo për shkak se dietat e pashëndetshme nuk e mbushin trupin me nutrientët të cilët janë të nevojshëm për t’iu funksionuar trupi më së miri.

Mëngjesi është koha më e mirë për të ushtruar

Kjo është mit për një arsye interesante: për shkak se “koha më e mirë” për të ushtruar është kurdo që gjeni kohë për të ushtruar – në periudhë afatgjate nuk ka rëndësi kur keni ushtruar, por rezultati i fituar!

The post Mitet e fitnesit të cilat po ju demoralizojnë t’i arrini qëllimet e humbjes së peshës appeared first on 55 News.

]]>
Doni të bini nga pesha? Tani vetëm me 3 përbërës mund t’ia dilni https://55news.al/lifestyle/doni-te-bini-nga-pesha-tani-vetem-me-3-perberes-mund-t-ia-dilni/ Wed, 12 Sep 2018 13:19:24 +0000 https://new.55news.al/?p=48575 Humbja e peshës është një temë aktuale këto ditë. Kjo për shkak se për shumicën është e vështirë mirëmbajtja e peshës ideale të trupit në shoqërinë të cilën jetojmë. Dhjami në trup është vështirë të digjet dhe shpesh është e vështirë të arrihen rezultatet të cilat dëshirojmë. Për fat të mirë ka mënyra natyrale që […]

The post Doni të bini nga pesha? Tani vetëm me 3 përbërës mund t’ia dilni appeared first on 55 News.

]]>
Humbja e peshës është një temë aktuale këto ditë. Kjo për shkak se për shumicën është e vështirë mirëmbajtja e peshës ideale të trupit në shoqërinë të cilën jetojmë.

Dhjami në trup është vështirë të digjet dhe shpesh është e vështirë të arrihen rezultatet të cilat dëshirojmë. Për fat të mirë ka mënyra natyrale që mund ta zgjidhin këtë problem.

Më poshtë është një mënyrë e lehtë për të humbur peshë:

Gjërat që ju duhen:

4 lugë gjelle mjaltë,

2 lugë çaji kanellë,

500ml ujë.

Udhëzimet:

Përzieni kanellën me ujë të vluar dhe më pas lëreni të ftohet. Shtojeni mjaltin pasi të jetë ftohur uji me kanellë mos e shtoni nëse pija është ende e nxehtë, sigurohuni që të jetë e ftohur.

Pijeni këtë para se të flini çdo ditë dhe në mëngjes kur të zgjoheni. Mos pini më shumë se gjysmë filxhani përnjëherë!

The post Doni të bini nga pesha? Tani vetëm me 3 përbërës mund t’ia dilni appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohet pesha e Balotellit, diferencë e madhe nga ajo e duhura https://55news.al/sport/zbulohet-pesha-e-balotellit-diference-e-madhe-nga-ajo-e-duhura/ Tue, 11 Sep 2018 14:01:00 +0000 https://new.55news.al/?p=48314 E përditshmja franceze  “L’Equipe” në një shkrim të saj për Mario Balotelli-n, shkruan se në verë arriti që të kapte treshifrorin në peshë. Në ditën e parë të përgatitjeve me Nice-n sulmuesi i të kaltërve bëri testet mjekësore dhe kalonte shifrën e 100 kilogramëve, pra 12kg mbi peshën e tij normale. Që atëherë italiani ka […]

The post Zbulohet pesha e Balotellit, diferencë e madhe nga ajo e duhura appeared first on 55 News.

]]>
E përditshmja franceze  “L’Equipe” në një shkrim të saj për Mario Balotelli-n, shkruan se në verë arriti që të kapte treshifrorin në peshë.

Në ditën e parë të përgatitjeve me Nice-n sulmuesi i të kaltërve bëri testet mjekësore dhe kalonte shifrën e 100 kilogramëve, pra 12kg mbi peshën e tij normale.

Që atëherë italiani ka nisur që të mbante dietë, por në ndeshjen e parë zyrtare të kampionatit francez, më 31 gusht kundër Lyon-it, ai peshonte 94 kilogramë. Ndërsa që gjatë ditës së djeshme ai është sulmuar nga presidenti i Federatës Polake të Futbollit Zbigniew Boniek.

“Do të doja të shihja një kombëtare si ajo italiania, me shumë lojtarë të fortë dhe të zotë, por pse ata nuk japin as 50-60 % të asaj që tregojnë me klubet ku aktivizohen? Dhe më pas ka lojtarë që janë 15 kilogramë mbi peshë. Është Balotelli? Nuk e di… Kam folur me Saçhi-n pas ndeshjes dhe kemi pasur të dy të njëjtin mendim se Balotelli nuk ishte i përgatitur”.

The post Zbulohet pesha e Balotellit, diferencë e madhe nga ajo e duhura appeared first on 55 News.

]]>
Fotogaleria/ Humb 37 kg, ish-futbollisti kërkon të luajë në botëror https://55news.al/sport/fotogaleria-humb-37-kg-ish-futbollisti-kerkon-te-luaje-ne-boteror/ Sat, 02 Jun 2018 12:46:55 +0000 https://new.55news.al/?p=21994 Mido, ish-futbollist i Ajax, ka befasuar të gjithë me propozimin e tij që të thirret me kombëtaren e Egjiptit për Botërorin që do të nisë më 14 qershor. Një nga yjet e parë egjiptianë që shkëlqeu në Evropë ka humbur 37 kg dhe tani kërkon një vend në skuadrën e vendit të tij. “Zoti Cuper, […]

The post Fotogaleria/ Humb 37 kg, ish-futbollisti kërkon të luajë në botëror appeared first on 55 News.

]]>
Mido, ish-futbollist i Ajax, ka befasuar të gjithë me propozimin e tij që të thirret me kombëtaren e Egjiptit për Botërorin që do të nisë më 14 qershor.

Një nga yjet e parë egjiptianë që shkëlqeu në Evropë ka humbur 37 kg dhe tani kërkon një vend në skuadrën e vendit të tij. “Zoti Cuper, e di që jeni të dëshpëruar për një sulmues që të mbajë topin gjatë kundërsulmeve. Unë kam shënuar një gol në çdo dy ndeshje me Egjiptin, kështu që ju garantoj gol në tre ndeshjet e grupit të Botërorit”, shkroi 35-vjeçari në rrjetet sociale, pasi postoi një foto të tij të dobësuar.

Mido më pas ka falenderuar të gjithë ata që e kanë kritikuar. “Faleminderit të gjithëve atyre që më kanë kritikuar dhe më kanë tallur për peshën time trupore. Më ndryshuat jetën, më bëtë që të ndryshoj stilin e jetesës. Tani kujdesem për shëndetin tim”, thotë Mido.

The post Fotogaleria/ Humb 37 kg, ish-futbollisti kërkon të luajë në botëror appeared first on 55 News.

]]>
Doni të humbni peshë? Këto pesë rregulla të arta duhet t’i ndiqni patjetër… https://55news.al/shendeti/doni-te-humbni-peshe-keto-pese-rregulla-te-arta-duhet-t-i-ndiqni-patjeter/ Thu, 24 May 2018 11:45:36 +0000 https://new.55news.al/?p=19161 Këto dy gjëra funksionojnë realisht kur bëhet fjalë për rënien në peshë: ushqyerja mirë dhe aktiviteti fizik rregullisht. Të dyja këto janë shumë të vlefshme, por edhe kërkojnë shumë kohë dhe përpjekje për t’i përdorur. Si të humbisni peshë shpejtë? Bëni këto 5 gjëra që të ndiheni më mirë dhe të humbisni peshë njëkohësisht: Hani […]

The post Doni të humbni peshë? Këto pesë rregulla të arta duhet t’i ndiqni patjetër… appeared first on 55 News.

]]>
Këto dy gjëra funksionojnë realisht kur bëhet fjalë për rënien në peshë: ushqyerja mirë dhe aktiviteti fizik rregullisht.

Të dyja këto janë shumë të vlefshme, por edhe kërkojnë shumë kohë dhe përpjekje për t’i përdorur.

Si të humbisni peshë shpejtë? Bëni këto 5 gjëra që të ndiheni më mirë dhe të humbisni peshë njëkohësisht:

Hani vakte, jo ushqime të shpejta

Gjithmonë na kanë rekomanduar që të hamë shpesh dhe pak për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Por, një studim i ri ka zbuluar se personat që hanë vakte më të bollshme dhe me më shumë lëndë ushqyese, peshojnë më pak, ndryshe nga ata që hanë më shpesh dhe përqendrohen tek ushqimet e shpejta, shumicën e rasteve të pashëndetshme.

Djersitni më pak

Vërtet! Gjatë një studimi u krahasuan grupe atletësh që vraponin ose ngisnin biçikletën për 30 ose 60 minuta në ditë. Grupi i parë humbën 33% më shumë peshë. Duke i humbur kaloritë nëpërmjet stërvitjes, trupi mund t’i grumbullojë ato më vonë duke lëvizur më pak dhe ngrënë më shumë.

Merrni fibra

Njerëzit që konsumojnë ushqime të pasura në fibra janë zakonisht më të dobët. Pse? Ato kërkojnë më pak energji për t’u tretur. Fibrat janë të rëndësishme për sistemin tretës, dhe meqë ju bëjnë të ndiheni të ngopur, mund t’ju ndihmojnë edhe për t’u dobësuar.

Flini në një ambient të ftohtë

Njerëzit kanë dy lloje dhjami në trup: bardh (ruan energjitë) dhe kaf (djeg kaloritë). Temperatura e ambientit mund të ndikojë tek to.

Gjatë një studimi, një grup vullnetarësh fjetën për një muaj në një ambient me temperaturë 23 gradë dhe tjetri në temperaturë 18 gradë. Pas 30 ditëve, vullnetarët e grupit të dytë kishin metabolizëm 10% më të shpejt. Prandaj uleni temperaturën në 18 gradë.

Mos e pastroni pjatën

Mos përfundoni duke ngrënë më shumë seç trupi ka nevojë. Lini ca ushqim në pjatë, që të merrni më pak kalori në ditë dhe të humbisni peshë brenda pak muajsh./shendeti/

The post Doni të humbni peshë? Këto pesë rregulla të arta duhet t’i ndiqni patjetër… appeared first on 55 News.

]]>
Mos harroni! Çaji jeshil është mjaft i dobishëm për peshën https://55news.al/lifestyle/mos-harroni-caji-jeshil-eshte-mjaft-i-dobishem-per-peshen/ Wed, 02 May 2018 09:47:24 +0000 https://new.55news.al/?p=11312 Çaji jeshil, një përbërës natyral, që është bërë majft popullor vitet e fundit për shkak të vetive të tij dobësuese, po përdoret gjithmonë e më shumë.   Por përveç dobësimit përdoret dhe për kurimin e disa sëmundjeve, pasi është i pasur me antioksidantë, antiinflamatore dhe diuretike, që ndihmojnë organet sekretore të largojnë toksinat. Parandalon sëmundjet […]

The post Mos harroni! Çaji jeshil është mjaft i dobishëm për peshën appeared first on 55 News.

]]>

Çaji jeshil, një përbërës natyral, që është bërë majft popullor vitet e fundit për shkak të vetive të tij dobësuese, po përdoret gjithmonë e më shumë.

 

Por përveç dobësimit përdoret dhe për kurimin e disa sëmundjeve, pasi është i pasur me antioksidantë, antiinflamatore dhe diuretike, që ndihmojnë organet sekretore të largojnë toksinat.

Parandalon sëmundjet kardiake
Antioksidantët e tij parandalojnë akumulimin e kolesterolit të keq në arterie, e për pasojë parandalojnë formimin e pllakave. Pastrojnë qarkullimin e gjakut, dhe lehtësojnë rregullimin e lipideve në të gjithë trupin. Reduktojnë riskun e tensionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve kronike të zemrës.

Lufton mbipeshën
Katekinat e saj veprojnë mjaft mirë në metabolizëm, duke përmirësuar aftësinë e djegies së kalorive. Ka fuqi të lartë ngopjeje, duke ndaluar të hani më shumë se sa duhet. Vetitë detoksifikuese ndihmojnë në heqjen e toksinave nga gjaku.

Parandalon plakjen e parakohshme
Duke qenë një pije plot me antioksidantë, vitamina dhe kripëra minerale, çaji jeshil konsiderohet një nga aleatët më të mirë për të reduktuar plakjen e parakohshme të qelizave.

Kjo nuk do të thotë që shmang formimin e rrudhave dhe shenjave të moshës, por edhe mbron organet nga sëmundjet tipike të plakjes. Flavonoidët dhe vitamina E ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave dhe reduktojnë nivelin e stresit oksidativ.

The post Mos harroni! Çaji jeshil është mjaft i dobishëm për peshën appeared first on 55 News.

]]>