petrit vasili Archives - 55 News https://55news.al/tag/petrit-vasili/ Sun, 20 Sep 2020 07:07:02 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png petrit vasili Archives - 55 News https://55news.al/tag/petrit-vasili/ 32 32 Vasili:Rama nuk lejon të flasim me OSBE, i trembur deri në palcë https://55news.al/politike/vasili-rama-nuk-lejon-te-flasim-me-osbe-i-trembur-deri-ne-palce/ Sun, 20 Sep 2020 07:07:02 +0000 https://new.55news.al/?p=174189   Opozita kërkon t’i drejtohet OSBE për këshillim, por kjo nuk pranohet nga mazhoranca. Për nënkryetarin e LSI-s; dhe përfaqësuesin e kësaj force politike në Këshillin Politik, Petrit Vasili tha se kjo është skandal dhe paradoks i madh. Ai thekson se opozita po kërkon të zbatojë një nga klauzolat e marrëveshjes së 14 janarit. “Është […]

The post Vasili:Rama nuk lejon të flasim me OSBE, i trembur deri në palcë appeared first on 55 News.

]]>
 

Opozita kërkon t’i drejtohet OSBE për këshillim, por kjo nuk pranohet nga mazhoranca. Për nënkryetarin e LSI-s; dhe përfaqësuesin e kësaj force politike në Këshillin Politik, Petrit Vasili tha se kjo është skandal dhe paradoks i madh. Ai thekson se opozita po kërkon të zbatojë një nga klauzolat e marrëveshjes së 14 janarit.

“Është paradoks dhe skandal i padëgjuar. Shqipëria në mënyrë historike drejton për herë të parë dhe të fundit OSBE, pikërisht gjatë mandatit të saj pengon në mënyrë skandaloze që po vetë Shqipëria të komunikojë me OSBE. Opozita shqiptare bazuar në marrëveshjen e 14 janarit, ka kërtkuar të zbatohet një klauzolë. Kur palët nuk kanë dakordësi, i drejtohen OSBE-ODIHR për këshillim. Një mundësi që vetë Rilindja dhe Gjiknuri e ka përdorur në raste të tjera. Si do shkojë para puna e Këshillit Politik kur ka pasur ndryshime të njëanshme kushtetuese? Rilindja e trembur deri në palcë, ndryshimet kushtetuse janë një atak i drejtpërdrejtë, thonë nuk të lejoj t’i drejtoheni OSBE”,- thotë Vasili.

 

Nga ana tjetër, ai ironizon me fakti se kryeministri Edi Rama do të zgjidhë krizën në Bjellorusi kur nuk lejon që Shqipëria të komunikojë me OSBE-ODIHR. “Kjo është gjëja më e shëmtuar që muund të ketë ndodhur. Ky Do shkojë të zgjidhë krizën në Bjellorusi, kur nuk lejon që të komunikojë OSBE me vendin e tij. Figura e shëmtuar e Shqipërisë tashmë ka marrë dhenë. Sigurisht, në pikëpamjen e demaskimit të rilindjes dhe Edi Ramës ishte pozitiv, për standartin e komunikimit në Këshillin Politik, ishte një fakt negativ tjetër për rilindjen”,- nënvizon Vasili.

The post Vasili:Rama nuk lejon të flasim me OSBE, i trembur deri në palcë appeared first on 55 News.

]]>
Çështja e detit/Vasili:Përgjegjës vetëm Edi Rama, dënimi për tradhëtinë do të jetë i pashmangshëm https://55news.al/politike/lsi-nis-zgjedhjen-e-kandidateve-petrit-vasili-nuk-do-te-presim-vjeshten/ Tue, 08 Sep 2020 08:31:07 +0000 https://new.55news.al/?p=173195   Nga Petrit Vasili Tradhtari Kryeministër belbëzoi sërish Belbëzimet fajtore të kryeministrit dje në parlament konfirmojnë tradhtinë e pambulueshme të tij. Asnje pergjigje perse qeveria e rilindjes zvarritet vetem pas deklaratave greke. Asnje pergjigje perse shqiptareve ju mbahen fshehur negociatat. Asnje pergjigje per “gjumin” e qellimshem te grupit negociator. Asnje pergjigje per qendrimin e pales […]

The post Çështja e detit/Vasili:Përgjegjës vetëm Edi Rama, dënimi për tradhëtinë do të jetë i pashmangshëm appeared first on 55 News.

]]>
 

Nga Petrit Vasili

Tradhtari Kryeministër belbëzoi sërish

Belbëzimet fajtore të kryeministrit dje në parlament konfirmojnë tradhtinë e pambulueshme të tij.

Asnje pergjigje perse qeveria e rilindjes zvarritet vetem pas deklaratave greke.

Asnje pergjigje perse shqiptareve ju mbahen fshehur negociatat.

Asnje pergjigje per “gjumin” e qellimshem te grupit negociator.

Asnje pergjigje per qendrimin e pales greke qe nuk e pranon vendimin e gjykates kushtetuese te Shqiperise si deturim per negociatat.

Asnje pergjigje se cfare marreveshje ishte gati per tu firmosur me kryeministrin Tsipras dy vjet me pare.

Klithmat histerike te nje tradhetari te kapur me presh ne dore nuk bindin kërrkend.

Qurravitjet per te hedhur fajin lart e poshte jane aq qesharake sa vecse rendojne me shume tradhetine.

Ka vetem nje pergjegjes dhe nje fajtor dhe ky eshte kryeministri.

Rekordet e tij si matrapaz kufijsh nga Shqiperia deri ne Kosove e bejne deshperimisht te pabesueshem.ceshtjet e mesiperme duan pergjigje ose ne te kundert denimi per tradhetine do te jete i rrepte dhe i pashmangshem.

The post Çështja e detit/Vasili:Përgjegjës vetëm Edi Rama, dënimi për tradhëtinë do të jetë i pashmangshëm appeared first on 55 News.

]]>
Vasili:Pergjegjesia e qeverise eshte shume e rende, por gjithsesi ta ruajme besimin te spitalet! https://55news.al/politike/vasili-pergjegjesia-e-qeverise-eshte-shume-e-rende-por-gjithsesi-ta-ruajme-besimin-te-spitalet/ Fri, 04 Sep 2020 06:08:20 +0000 https://new.55news.al/?p=172800 Petrit Vasili Pergjegjesia e qeverise eshte shume e rende, por gjithsesi ta ruajme besimin te spitalet! Eskalimi i situates se COVID-19 ne Shqiperi dhe shtimi kritik i rasteve te renda dhe humbjes se jeteve eshte fakt i pakundershtueshem. Faza finale e trajtimit te rasteve te renda jane vetem spitalet. Deshmi te shumta dhe tronditese jane […]

The post Vasili:Pergjegjesia e qeverise eshte shume e rende, por gjithsesi ta ruajme besimin te spitalet! appeared first on 55 News.

]]>
Petrit Vasili

Pergjegjesia e qeverise eshte shume e rende, por gjithsesi ta ruajme besimin te spitalet!

Eskalimi i situates se COVID-19 ne Shqiperi dhe shtimi kritik i rasteve te renda dhe humbjes se jeteve eshte fakt i pakundershtueshem.

Faza finale e trajtimit te rasteve te renda jane vetem spitalet.

Deshmi te shumta dhe tronditese jane bere publike lidhur me mungesat ne keto spitale duke filluar nga ushqyerja, higjena, mungesa e etikes, mungesa ne barna etj etj.

Te gjitha keto fakte jane prova te pakundershtueshme te nje ç’organizimi shteteror te jashtezakonshem, te mungeses se fondeve dhe burimeve njerezore me te domosdoshme dhe te nje spontaniteti te rrezikshem qe natyrshem bie mbi vetem e vetem pacientet.

Megjithate spitalet mbeten absolutisht te pazevendesueshme ne luften me COVID- 19.

Ndaj duhet gjithsesi te ruhet besimi tek ato pasi do te thote jete te fituara.

Stigmatizimi ekstrem i spitaleve per problemet, qe ato paraqisin nuk duhet te kaloje masen pasi kjo hallke e sistemit shendetesor nuk mundet ne kete moment te veshtire te zevendesohet me asgje.

Duhet stigmatizuar fort po, qasja e turpshme e ministrise se shendetesise, qe reklamon deshmi te sforcuara per gjoja funksionimin perfekt te cdo gjëje ne spitalet COVID.

Duhet kritikuar rrepte propaganda dhe arroganca per mbuluar problemet dhe per te mos i zgjidhur ato.

Duhet kritikuar shperdorimi i pacipe politik i QSU nga kryeministri si podium politik i kryeministrise.

Por nuk duhet te lodhemi duke promovuar punen e vetmohimin e personelit mjeksor dhe besimin tek ta sepse keshtu u japim besim pacienteve me COVID dhe familjareve tyre se do ta fitojne betejen me te.

Eshte fakt dramatik, qe ky KM dhe kjo qeverisje ishin nje faktor rendues ekstrem me paaftesine e tyre ne perballimin e Pandemise.

KM dhe qeveria kane pergjegjesine dhe duhet te ndryshojne menjehere situaten ne spitalet COVID dhe te financojne ne menyre te jashtezakonshme ato si dhe te ndryshojne ne themel organizimin e funksionimit te brendeshem te tyre per t’ju pergjigjur situates.

-Familjaret duhet te informohen vazhdimisht dhe me etike maksimale per te afermit e tyre,
-ushqimi i te semureve duhet te jete perfekt dhe cdo mungese ne kete drejtim eshte turp,
-higjena duhet te jete maksimale duke mos kursyer asgje per te, -personeli mjeksor duhet te shtohet dukshem per te ruajtur kualitetin dhe freskine e perditshme te tij, -etika e komunikimit duhet te ndryshoje dhe organizohet rrenjesisht
-barnat dhe te gjithe plotesuesit e tjere te protokolleve mjeksore duhet te jene te bollshem e me rezerva.

Realizimi i plote i te gjithe ketyre nevojave emergjente eshte propaganda me e mire, ne vend te propagandes bajate alla komuniste, qe shton mosbesimin dhe zemeraten e qytetareve.

The post Vasili:Pergjegjesia e qeverise eshte shume e rende, por gjithsesi ta ruajme besimin te spitalet! appeared first on 55 News.

]]>
Covid-19/Vasili:Duhet strategji e re. Pacientët të kurohen me masat e duhura në spitalet rajonale https://55news.al/politike/covid-19-vasili-duhet-strategji-e-re-pacientet-te-kurohen-me-masat-e-duhura-ne-spitalet-rajonale/ Fri, 07 Aug 2020 14:09:50 +0000 https://new.55news.al/?p=170513   Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, përmes një deklarate për mediet, thotë se duhet një strategji e re për përballimin e Covid-19. Vasili theksoi se duhet decentralizimi i cështjes, pra që pacientët të mund të kurohen në shtëpitë e tyre, në vendin nga janë, nga ana e mjekeve te familjes, brenda protokolleve të caktuara.Deklarata e […]

The post Covid-19/Vasili:Duhet strategji e re. Pacientët të kurohen me masat e duhura në spitalet rajonale appeared first on 55 News.

]]>
 

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, përmes një deklarate për mediet, thotë se duhet një strategji e re për përballimin e Covid-19. Vasili theksoi se duhet decentralizimi i cështjes, pra që pacientët të mund të kurohen në shtëpitë e tyre, në vendin nga janë, nga ana e mjekeve te familjes, brenda protokolleve të caktuara.
Deklarata e plotë
Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Pa asnjë diskutim pandemia mbetet një nga çështjet më sensitive, një nga ato çështje për të cilat mijëra shqiptarë vazhdojnë të jenë të shqetësuar, vazhdon të mbetet një çështje e cila streson opinionin publik po dhe nuklin familjar shqiptar ku të gjithë jetojnë me një lloj ankthi lidhur me pandeminë, prekjen nga ajo, për të ardhmen e kësaj çështje dhe si zhvillohen ngjarjet. Sot ministrja e shëndetësisë, deklaroi publikisht që një periudhë e vështirë na pret. Mbas një kohe kaq të gjatë që ne bashkëjetojmë me këtë pandemi, për fat të keq bashkëjetojmë, pasi nuk duhet të bashkëjetojmë por duhet të përballemi e duhet te fitojmë betejën. Megjithatë një deklarim i tillë do të kërkonte qartazi përpara shqiptarëve të thuheshin disa gjëra të cilat nuk kanë të bëjnë as me polemikën dhe as me çështje tjetër por me transparencën e qartësinë që i duhet çdo qytetari që të dijë, ç’po bën e ç’duhet të bëjë , e s’po bëjnë ata që kanë detyrën të organizojnë përballjen me pandeminë nga ana tjetër.

Në radhë të parë në një periudhë në të cilën ndodhemi ku dikur piku arrinte 27 raste muaj më parë dhe në vend të pikut sot kemi 5-fishimin po askush nuk thotë jemi në pikun e pandemisë, jemi në ngjitje, po shkojmë drejt platosë dhe ku jemi me daljen nga pandemia. Të gjitha këto mesazhe të qarta qytetarët i presin. Njëherazi qytetarët presin që të dëgjojnë nga qeveria, në kuptimin jo thjesht polemik të fjalës po në funksion të së vërtetës. Ku nuk funksionoi strategjia e zgjedhur ? Ku duhej vepruar më shpejt e më mirë? Me një sens të fortë autokritik, e cila nuk ka të bëjë fare as me kapitalin politik të qeverisë dhe me asgjë tjetër por ka të bëjë me jetë njerëzish.

Në këtë mes ky lloj sensi autokritik dhe një riformulim i strategjisë, do të bënte të besueshëm çdo mesazh dhe çdo masë që sugjerohet nga qeveria do i bënte qytetarët më solidarë dhe më lehtesues ndaj këtyre këshillave pasi është fakt që qytetarëve iu është thënë me të drejtë, mbani maskat, lani duart dhe mbani kufizimin fizik. Po qytetarët kanë dëgjuar që dhe maskat janë të panevojshme nga kryeministri. Kane dëgjuar që dhe testimet nuk janë të nevojshme prej tij. Pra ka pasur mesazhe kontradiktore të cilat kanë ulur besimin e sugjerimeve të qeverisë ndaj atyre që iu sugjerojnë qytetarëve. Sot është momenti për një rikonceptim tërësor të situatës së pandemisë. Qeveria nuk mund të thotë, na presin periudha të vështira. Pyetja e çdo qytetari është deri kur?

Cili është fundi? Pasi përballë në krahë, anash, kemi shtete të mëdha të cilat kanë hyrë dhe kanë dalë nga pandemia. Kanë arritur me një sistem masash të menduara mirë ta përballojnë atë, ta minimizojnë atë e ti kthehen normalitetit të tyre jetik. Italia fqinje është një shembull i jashtëzakonshëm e për ta konkretizuar, Italia fqinje për shkak të kësaj situate në gjithë gushtin e saj turistik, ka të mbushura plot, pra të prenotuara të gjitha strukturat turistike. Pra i kthehet normalitetit, njerëzit çlirohen nga ankthi i sëmundjes, por njëherazi rifillojnë jetën e tyre.

Pra një riorientim i strategjisë. Duke pranuar qartë çfarë nuk funksionoi dhe çfarë duhet ndryshuar në themel, është një mesazh shumë i fortë në radhë të parë dhe për armatën e madhe të mjekëve dhe infermierëve dhe gjithë personelit tjetër që shërben në sistemin shëndetësor, te cilët sigurisht janë sakrifikuar, te gjitha përcaktimet e tyre si heronj, si njerëz që martirizohen në krye të detyrës janë të gjitha të merituara. Por se një ushtri kaq e madhe e cila nuk organizohet mirë e që nuk sheh rezultate, natyrshëm lodhet ezaurohet dhe demotivohet. Po a mundet që t’ja lejojmë luksin vetes që përballë një beteje kaq të madhe të kemi një armatë të demotivuar, të lodhur të ezauruar? Kurrën e kurrës, ndryshe lufta do të ishte e humbur. Atëherë lidhur me këtë çështje, disa çështje madhore duhen rishikuar në themel.

E në radhë të parë, rajonalizimi dhe decentralizimi duhet të ishte dhe duhet të jetë kryefjala e çështjes. Historia e grumbullimit, dhënies së mesazheve propagandistike, jo profesionale tek spitali infektiv apo te spitali covid-2 dhe betejës që zhvillohet atje, nuk ndihmon në përballimin e një beteje e cila ka një përmasë kombëtare. Pra një përmasë shumë të shtrirë në territor. Shifrat e thonë atë, shifrat që arrihen të kapen dhe duhet të jemi të sinqertë me qytetarët dhe mjaft njerëz të tjerë që nuk diagnostikohen, të cilët e kalojnë pa e ditur dhe që bëhen burim infeksioni për përhapjen e sëmundjes.

Pra decentralizimi, ngritja e strukturave në nivel lokal që trajtojnë atje Covid në bazë të protokolleve të unifikuara duke përcaktuar njësitë dhe duke dekoncentruar përqendrimin e jashtëzakonshëm në spitalin e Covid në Tiranë, është një strategji e mençur e cila mban problemin sa më afër zgjidhjes, sa më afër banesës dhe qytetarit ku ndodhet po njëkohësisht rishpërndan ngarkesën në të gjithë territorin pa krijuar një përqendrim i cili faktet kanë treguar që nuk ka rezultuar i suksesshëm dhe përballues për çështjen. Ripërcaktim në themel i mjekut të familjes, ua them sërish, vija e parë e zjarrit nuk është vija fundore, pra nuk është spitali infektiv. Spitali infektiv, spitali Covid janë vija fundore. Vija primare, kontakti i parë është mjeku i familjes. I gjithë shërbimi i mjekësisë familjare, i mjekut të përgjithshëm, duhet rindërtuar i gjithi, duhen dhënë kompetenca të plota, duhet të jenë ata që përballojnë e marrin në duar situatën e tyre.

Pra të heqim dorë nga 127 që u promovua me forcë, pasi atë kontakt që bëjnë mijëra njerëz te kualifikuar siç janë mjekët e familjes por dhje infermieri i një qendre shëndetësore të lagjes së një fshati, nuk e bën dot 127 pasi nuk ka asnjë mundësi objektive. 127 do kryejë ato detyra të rutinës së përditshme, të urgjencës mjekësore që janë të sajat dhe kaq. Pandemitë, epidemitë e mëdha kërkojnë një ndërtim dhe një funksionim kapilar. Këtu strategjia duhet rikonceptuar sërish, pa vullnetarizmi të sëmura dhe pa këshilla propagandistike që nuk vlejnë asnjë lek. Njëherazi dhe për spitalet që kemi në Tiranë. Deklarohet qe do të presim sa të shterohet Covid dhe spitali Covid 2 pa ti mbushen të gjitha ato strukturat e pastaj do të hapim Covid 3.

Çdo specialist pyet: Pse duhet të shkojë në kufijtë e shterimit të energjive, të një stresi të jashtëzakonshëm mjekësor e profesional dhe vetë personeli, deri në pamundësi organizative për të përballuar të sëmurë të rëndë. Atëherë e para këshillë dhe sugjerim është patjetër të hapet Covid-3. Nuk ka pse të kemi 100% të kapacitetit në të gjitha këto spitale. Dhe me një kapacitet më të ulët, më të decentralizuar për të aktivizuar dhe forca të tjera mjekësore që krijojnë dhe kualitet pune dhe mbajnë të tërë armatën të mundshme e të freskët, për të shërbyer në mënyrë të përditshme me gjithë stresin e saj.

Një armatë e ezauruar nuk është mundësi më shumë suksesi por është mundësi më e madhe mossuksesi . Trinomi testim-gjurmim-trajtim, patjetër që duhet të rikonceptohet dhe në çështjen e trajtimit qoftë protokollet, qoftë sigurimi i tërë barrës me ilaçe dhe me barna po themi të domosdoshme, të konceptohet dhe në mënyrë të veçantë diagnoza radiologjike, të udhëheqë trajtimin edhe duke i paraprirë në shumë raste vështirësive që ka testimi apo arritjes së bërjes së tij në kohë, sepse në fund të fundit, kapim në kohë e shpëtojmë jetë njerëzish. Njëherazi të gjitha mesazhet, duhen rikonceptuar mesazhet që do i thuhen publikut.

Është e qartë që mesazhi përdor maskën, laj duart, mbaj distancën është një mesazh që përsëritet pa u lodhur. Por të gjithë duhet të kuptojnë që duhen rikonceptuar mesazhet në një formë të re, në një mënyrë të re. Ripërsëritja e të njëjtit mesazh, i pakonceptuar gjithë kontekstin e masave të tjera rezulton i mërzitshëm, i pa besueshëm dhe nuk gjen solidaritet midis qytetarëve dhe mesazhit. Ndaj si i tillë mund të quhet një mesazh i shteruar, i ezauruar që kërkon forma të reja komunikimi, që ngjallin besim. Pasi e them sërish, mesazhi i përsëritur, masa të ndjekura dhe mos masja e rezultateve por shumëfishimi i rezultateve, bën që të humbasë bashkëpunimi me qytetarët. E këtu duhen mesazhe të mirëfillta të edukimit shëndetësor, të hartuara në mënyrë profesionale dhe jo mesazhe propagandistike.

Kam një thirrje të drejtë për drejtë drejt qeverisë, përfshirë dhe kryeministrin, ministren dhe të gjithë të tjerët. Për fat të keq në disa raste përfshij këtu edhe kolegë mjekësore, të cilët të trysnuar nga qeveria bëjnë të njëjtën gjë. Nuk ka nevojë të nderuar drejtues të shtetit të reagoni me arrogancë, me agresivitet dhe me një nervozizëm të jashtëzakonshëm, sikur përballimi i pandemisë është dita që ju merrni një bonus të madh politik, apo humbisni një bonus politik.

Që ju merrni duartrokitje apo merrni një shuplakë në faqe. Pandemia ka të bëjë me të sëmurë dhe me jetë njerëzish. Të gjithë sugjerimet, propozimet, thellësisht profesionale që ju bëjmë nga studiot televizive, nga foltoret e partive tona, në emër të eksperiencës profesionale. Jam këtu në radhë të parë mbi të gjitha si profesionist, e shumë më prapa si drejtues politik. Është pikërisht që ta përballojmë e ta vëmë përpara këtë pandemi, në mënyrë që mos tu japim mesazhe pasigurie njerëzve, që më e keqja po vjen, s’kemi bërë asgjë, se kemi muaj e muaj të tërë që jemi të mbërthyer në pandemi. Ndaj çdo lloj propozimi, konkret e profesional që vjen nga specialistë, qytetarë, nga njerëz të opozitës, por që janë specialistë të fushës, dëgjojini me dashamirësi. Reagoni me mirësi, reagoni me kokë të ulur, nuk jeni ju pronarët e jetës së njerëzve. Çdo arrogancë e juaja, çdo vesh i shurdhër i juaji, çdo punë propagandistike e ditës, do të thotë humbje jetësh njerëzish, apo invalidizim të të tjerëve, të cilët kalojnë forma të rënda.

Ndaj modestisht, gjithçka duhet rikonceptuar, për të rritur besimin dhe bashkëpunimin e njerëzve, në mënyrë që mos të ndiqet nga pas pandemia, por të jemi në përballje me të. Shqiptarët nuk janë të detyruar të bashkëjetojnë me negativitetin, por duhet të kenë të drejtën si të gjithë europianët e tjerë të çlirohen nga një e keqe, pandemike në këtë rast, dhe të çlirohen sa më parë që të jetë e mundur. Faleminderit të gjithëve!

The post Covid-19/Vasili:Duhet strategji e re. Pacientët të kurohen me masat e duhura në spitalet rajonale appeared first on 55 News.

]]>
Ironizon Vasili:15 kushtet?Janë sebepe. Zilia e verboi Europën, pika qe e derdhi ishte menaxhimi më i mirë në botë i pandemisë https://55news.al/politike/vasili-mbeshtes-edi-ramen-vertet-nuk-ka-15-kushte/ Wed, 24 Jun 2020 09:53:47 +0000 https://new.55news.al/?p=165850 Nga Petrit VasiliMbeshtes Edi Ramen, “vertet” nuk ka 15 kushte!? Tani eshte e qarte qe keto nuk jane kushte, por “sebepe”. Dihet edhe “kuzhina” ku u gatuan keto kushte. Zilia ndaj Edit e verboi Europen prandaj edhe i vuri 15 kushte. Pika, qe derdhi goten e xhelozise se Europes ishte menaxhimi me i mire ne […]

The post Ironizon Vasili:15 kushtet?Janë sebepe. Zilia e verboi Europën, pika qe e derdhi ishte menaxhimi më i mirë në botë i pandemisë appeared first on 55 News.

]]>
Nga Petrit Vasili
Mbeshtes Edi Ramen, “vertet” nuk ka 15 kushte!?

Tani eshte e qarte qe keto nuk jane kushte, por “sebepe”.

Dihet edhe “kuzhina” ku u gatuan keto kushte.

Zilia ndaj Edit e verboi Europen prandaj edhe i vuri 15 kushte.

Pika, qe derdhi goten e xhelozise se Europes ishte menaxhimi me i mire ne bote i Pandemise!?

Europa s’ka kurajo te pranoje se Edi qeveris 10 here me mire se Gjermania dhe 50 here me mire se Italia.

Europa eshte verbuar nga zilia, qe Shqiperia funksionon shkelqyeshem pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te larte.

Europa e meriton nje pergjigje per 15 “sebepet”, qe sajon bashke me “kuzhinen” ku sajohen.

Kenga eshte gati.

Kenga jua rregullon qejfin ketyre europianeve.

Fët e fët 8 pikat behen 15 pika, i vihet emri edhe kuzhines dhe ja u be kenga.

Kenga zgjidh gjithshka dhe ju tregon vendin “armiqve”.

Edi, per kollajllek, po ta nis edhe kengen, te tjerat i bitis vete ti s’ta kam merakun fare.

https://www.facebook.com/1701679976798494/posts/2384571868509298/

The post Ironizon Vasili:15 kushtet?Janë sebepe. Zilia e verboi Europën, pika qe e derdhi ishte menaxhimi më i mirë në botë i pandemisë appeared first on 55 News.

]]>
Vasili: Digitalb grabit shqiptarët, t’u kthejë paratë https://55news.al/politike/vasili-digitalb-grabit-shqiptaret-t-u-ktheje-parate/ Sat, 13 Jun 2020 20:34:10 +0000 https://new.55news.al/?p=164900 Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi pas lajmit se Federata Shqiptare e Futbollit i ka hequr kompanisë Digitalb, transmetimin e Kategorisë Superiore. Ndërkohë më herët ka pasur raportime se kompania ka pasur probleme me pagat e punonjësve dhe me blerjen e kampionatit spanjoll. POSTIMI I VASILIT “DIGITALB grabit sheshit shqiptarët!! DIGITALB t’ju ktheje paratë mijëra […]

The post Vasili: Digitalb grabit shqiptarët, t’u kthejë paratë appeared first on 55 News.

]]>
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi pas lajmit se Federata Shqiptare e Futbollit i ka hequr kompanisë Digitalb, transmetimin e Kategorisë Superiore.

Ndërkohë më herët ka pasur raportime se kompania ka pasur probleme me pagat e punonjësve dhe me blerjen e kampionatit spanjoll.

POSTIMI I VASILIT

“DIGITALB grabit sheshit shqiptarët!!

DIGITALB t’ju ktheje paratë mijëra abonentëve sepse nuk po transmeton kampionatin spanjoll të futbollit sipas kontratës.

DIGITALB nuk është pronar i parave të abonentëve.

DIGITALB i merr lekët një për një kur lidh kontratën, tani të kthejë parate sepse kjo është vjedhje e neveritshme ditën për diell.

DIGITALB nuk u ka dhënë asnjë shpjegim abonentëve, ndaj të paguajë askujt nuk ia kërcet për arrogancën e këtyre.

Arrogancën ta bëjnë me lekët e tyre, jo të shqiptarëve.

The post Vasili: Digitalb grabit shqiptarët, t’u kthejë paratë appeared first on 55 News.

]]>
‘Tre ‘analfabetë’ në KLGJ pro Dvoranit, që duhet t’ua dimë emrat’ https://55news.al/politike/tre-analfabete-ne-klgj-pro-dvoranit-qe-duhet-t-ua-dime-emrat/ Fri, 12 Jun 2020 07:09:16 +0000 https://new.55news.al/?p=164596 Dje Këshilli i Lartë Gjyqësor me votimin 6 me 3 largoi Dvoranin, që turpërisht dhe klientelisht vegjetonte në Gjykatë të Lartë pafundësisht në vite. Ky vendim nuk përbënte ndonjë surprizë sepse rasti Dvorani ishte shumë qartë, i trashë dhe i thjeshtë. Surpriza “madhështore” ishin në fakt 3 anëtarët e KLGJ që votuan kundër. Pyetja më […]

The post ‘Tre ‘analfabetë’ në KLGJ pro Dvoranit, që duhet t’ua dimë emrat’ appeared first on 55 News.

]]>
Dje Këshilli i Lartë Gjyqësor me votimin 6 me 3 largoi Dvoranin, që turpërisht dhe klientelisht vegjetonte në Gjykatë të Lartë pafundësisht në vite. Ky vendim nuk përbënte ndonjë surprizë sepse rasti Dvorani ishte shumë qartë, i trashë dhe i thjeshtë.

Surpriza “madhështore” ishin në fakt 3 anëtarët e KLGJ që votuan kundër. Pyetja më naive në botë është: A kanë mbaruar klasën e parë fillore këta tre anëtarë?

Aritmetika e klasës së parë fillore del dhe tepron për të vendosur tek rasti “Dvorani”. Prandaj këta tre anëtarë, pas këtij votimi “kundër” të tyre, për pasojë mund të quhen me plot gojën, analfabetë.

Publiku duhet të dijë menjëherë për hir të trasparencës, emrat e këtyre të treve, sepse analfabetizmi i ulur këmbëkryq në KLGJ është hall i madh për shqiptarët.

P.S. Analfabetë këta të tre nuk janë, ndërsa analfabetë ” mavi” po.

The post ‘Tre ‘analfabetë’ në KLGJ pro Dvoranit, që duhet t’ua dimë emrat’ appeared first on 55 News.

]]>
Sistemi zgjedhor mban ‘peng’ Reformën/ Vasili: Duhet ligji për referendumet, nëse e ndryshojnë partitë është kthim në 2008 https://55news.al/politike/sistemi-zgjedhor-mban-peng-reformen-vasili-duhet-ligji-per-referendumet-nese-e-ndryshojne-partite-eshte-kthim-ne-2008/ Thu, 11 Jun 2020 13:04:39 +0000 https://new.55news.al/?p=164510 Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka thënë se sistemi zgjedhor nuk duhet të ndryshohet prej partive por prej popullit. Vasili thotë se për ndryshimin e sistemit zgjedhor duhet ligji për referendumet sepse populli duhet të vendosë sistemin, dhe jo partitë, pasi prej këtyre të fundit është zgjedhur edhe sistemi aktual […]

The post Sistemi zgjedhor mban ‘peng’ Reformën/ Vasili: Duhet ligji për referendumet, nëse e ndryshojnë partitë është kthim në 2008 appeared first on 55 News.

]]>
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka thënë se sistemi zgjedhor nuk duhet të ndryshohet prej partive por prej popullit.

Vasili thotë se për ndryshimin e sistemit zgjedhor duhet ligji për referendumet sepse populli duhet të vendosë sistemin, dhe jo partitë, pasi prej këtyre të fundit është zgjedhur edhe sistemi aktual dhe do ishte kthim në 2008.

Petrit Vasili ka shprehur hapur dëshirën për Listat e Hapura por ai thotë se Këshilli Politik nuk mund të vendosë për sistemin zgjedhor, nuk i ka atributet, ndërkohë për marrëveshjen zgjedhore tha se çështjet kryesore janë dakordësuar dhe mbetet vetëm për votimin formal në parlament.

Madje ai tha se në Parlament nuk ka mazhorancë apo opozitë parlamentare por ka vetëm mazhorancë me 120 deputetë. Por ndërkohë opozita parlamentare ka kërcënuar se nuk do votojë Reformën Zgjedhore në rast se nuk ndryshohet sistemi në Lista të Hapura.

”Sigurisht përfundimi i marrëveshjes konturon dakordësitë themelore. Për administrimin zgjedhor ka një qëndrim shterues. Janë çështje të mbyllura. Mbetet përkthimi ligjor. Pjesa më e madhe është bërë. Shpresoj që në mbledhjen e Këshillit Politik, që çështjet e dakordësuara do të jenë për t’u mbyllur me përcaktimet ligjore që janë përfundimtare.

Do të vijohet me 6 grup çështjet e tjera. Ku ka elementë që afektojnë dhe pjesë të tjera të legjislacionit, jo vetëm Kodin Zgjedhor. Do ketë intensitet të lartë. Më pas votimi formal në Kuvend. Këtu mbyllet marrëveshja.

Nuk e vë fare në diskutim çështjen fiton apo nuk fiton. Kanë pasur të bëjnë vetëm me votën e shqiptarëve, voton i lirë apo nën presion, numërohet rregullisht apo tjetër për tjetër, do kemi një 30 qershor të dytë apo jo. Këtyre çështjeve i është vendosur një zgjidhje apo barrikadë.

Plani i Ramës për të numëruar vetë votat, iu vu jë barrikadë të madhe. Ai e ka refuzuar depolitizimin e administratës zgjedhore. Çuditem si gënjeu Rama dje, se nuk është lajm që ai gënjen. Përse gënjeu këtë radhë. Ditën para darkës së marërveshjes iu çua një propozim për administratën zgjedhore, por pa administratën e Edi Ramës.  Rama këtë e refuzoi dhe pranoi që edhe këto zgjedhje të ishim në komisionet ekzistese. Patjetër ai kërkoi këtë. Ne shtuam identifikimin biometrik për mos rënë asnjë gram poshtë garancive. Deduktuam dhe në shpërbërjen e KQZ që shkatërroi zgjedhjet e kaluara. Një refuzues ka qenë, Edi Rama. Edhe projekti që mund të aplikohej që tani depolitizimi, u refuzua se donte ose administratën e tij, o rashë e vdiqa.

Të jemi transparentë. Këshilli Politik u aktivizua prej situatës së jashtëzakonshme. Sistemi është çështje e hapur prej 2017. Komisioni nuk përmbushi detyrat, u ringrit, u pengua nga mazhoranca. Dhe ishte për një Reformë Zgjedhore për të adresuar çështjet e ODIHR. ODIHR nuk ka asnjë rekomandim për sistemin. Këshilli Politik nuk mund të ndryshojë sistemin. Është pjesë e partive, partitë e ndryshuan në 2008. Na duhet sërish të kthehemi tek populli. Na duhet një ligj për referendumet. Dhe t’i japim shqiptarëve. Unë për vete i dua listat e hapura, por ka disa variante. Qytetarëve duhet t’u jepet mundësia. Ky është qëndrimi parimor, ndryshe do ishte një kthim në 2008.

Askush në atë parlament nuk përfaqëson LSI. Qëndrimi ynë është i prerë, i kemi dorëzuar mandatet. Qëllimi politik ka qenë i qartë, kemi qenë në shesh. Sistemi danez është paraqitur, janë dhe 5 propozime për sistemin zgjedhor, kishin si atribute ndryshime të thella kushtetuese por nuk i përkistë Këshillit Politik.”- tha Vasili.

The post Sistemi zgjedhor mban ‘peng’ Reformën/ Vasili: Duhet ligji për referendumet, nëse e ndryshojnë partitë është kthim në 2008 appeared first on 55 News.

]]>
Rama kopjon sërish opozitën/ Ja ç’thoshte për TVSH-në para dy vitesh https://55news.al/politike/rama-kopjon-serish-opoziten-ja-c-thoshte-per-tvsh-ne-para-dy-vitesh/ Wed, 10 Jun 2020 17:31:52 +0000 https://new.55news.al/?p=164414 Tani nuk përbën më as lajm dhe as habi që Edi Rama kopjon propozimet dhe nismat e opozitës. Kështu bëri edhe sot, kur lajmëroi se do të hiqet TVSH për biznesin e vogël. Por për ironi, para dy vitesh, kur opozita e kërkonte diçka të tillë, Rama e sulmonte se po mbron informalitetin. Këtë fakt […]

The post Rama kopjon sërish opozitën/ Ja ç’thoshte për TVSH-në para dy vitesh appeared first on 55 News.

]]>
Tani nuk përbën më as lajm dhe as habi që Edi Rama kopjon propozimet dhe nismat e opozitës. Kështu bëri edhe sot, kur lajmëroi se do të hiqet TVSH për biznesin e vogël.

Por për ironi, para dy vitesh, kur opozita e kërkonte diçka të tillë, Rama e sulmonte se po mbron informalitetin. Këtë fakt e ka rikujtuar sot nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

STATUSI I VASILIT

Ju lutem shume shikojeni këtë VIDEO.

 

Dy vjet më parë Edi Rama akuzonte opozitën si mbrojtëse të informalitetit sepse kërkonte të hiqej TVSH për biznesin e vogël.

Ja çfarë thoshte Rama:

“Opozita front në mbrojtje të INFORMALITETIT. Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm. Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit”.

Sot po vetë ky Edi Rama thotë se do ta heqë TVSH për biznesin e vogël dhe thotë:

“Unë do ju them biznesit të vogël se do ju heqim TVSH”.

Po te kishte turp ky kryeministër i shpëlarë nga personaliteti duhej te jepte dorëheqjen.

Po ky s’ka turp!!

The post Rama kopjon sërish opozitën/ Ja ç’thoshte për TVSH-në para dy vitesh appeared first on 55 News.

]]>
Vuloset deshtimi spektakolar i Edi Rames ne manaxhimin e Pandemise! https://55news.al/politike/vuloset-deshtimi-spektakolar-i-edi-rames-ne-manaxhimin-e-pandemise/ Tue, 09 Jun 2020 14:16:14 +0000 https://new.55news.al/?p=164248 Nga Petrit VASILI Shifrat e perditshme te rasteve pozitive me coronavirus edhe me te larta se gjoja ne “pikun” e pandemise vulosin deshtimin skandaloz te Edi Rames. Gjithshka u publikua ne ato dhjetra dite karantine ishin nje realitet i genjeshtert, produkt i nje menaxhimi te dominuar nga maskarelleku politik dhe antiprofesional. Kete e provojne shifrat […]

The post Vuloset deshtimi spektakolar i Edi Rames ne manaxhimin e Pandemise! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Petrit VASILI

Shifrat e perditshme te rasteve pozitive me coronavirus edhe me te larta se gjoja ne “pikun” e pandemise vulosin deshtimin skandaloz te Edi Rames.

Gjithshka u publikua ne ato dhjetra dite karantine ishin nje realitet i genjeshtert, produkt i nje menaxhimi te dominuar nga maskarelleku politik dhe antiprofesional.

Kete e provojne shifrat e çmendura dhe antikurba rilindase e pandemise.

Organizata Boterore e Shendetesise kerkoi testim testim testim per COVID- 19 ndersa Edi Rama nuk e beri.

Edi Rama Testimin e gjere per Pandemine e refuzoi dhe nuk e beri megjithese u kerkua boterisht, si mjeti i vetem qe zbardh te verteten e infektimit me Koronavirus.

Perse nuk e beri testimin e gjere per Pandemine Edi Rama??

Edi Rama nuk e beri testimin qe te fshihte te verteten per infektimin nga Coronavirusi.

Nuk e beri testimin qe te fshihte manaxhimin mizerabel, pa asnje logjike shkencore, abuziv dhe demsjelles per qytetaret.

Nuk e beri testimin se kerkoi te justifikonte kufizimet idiote dhe me skema antiepidemiologjike te levizjes se qytetareve,

Keto kufizime pa asnje logjike vetem krijuan grumbullim te qytetareve qe i rrezikoi ata ne vend qe ti mbronte dhe shkaterroi ekonomine e familjeve te tyre dhe ekonomine e vendit

Nuk e beri testimin per te fshehur te gjithe nenvleftesimin me arrogance, qe ai i beri Pandemise duke mos marre asnje mase parandaluese, duke mosblere teste, veshje mbrojtese,respiratore dhe duke mosperfshire mjekun e familjes.

Sot vetem ndonje i lene nga mendja mund te besoje më deklaratat dhe shifrat e turpshme te Edi Rames gjate muajve te karantines.

Rezultati ishte nje menaxhim zero nga Edi Rama i pandemise, qe nuk mbrojti as shendetin e qytetareve dhe rrënoi ekonomine e vendit.

The post Vuloset deshtimi spektakolar i Edi Rames ne manaxhimin e Pandemise! appeared first on 55 News.

]]>