skenderbeu Archives - 55 News https://55news.al/tag/skenderbeu/ Sun, 24 Nov 2019 10:05:58 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png skenderbeu Archives - 55 News https://55news.al/tag/skenderbeu/ 32 32 Tifozët në kor “Rama ik” gjatë ndeshjes Skënderbeu-Tirana, shihni momentin (Video) https://55news.al/politike/tifozet-ne-kor-rama-ik-gjate-ndeshjes-skenderbeu-tirana-shihni-momentin-video/ Sun, 24 Nov 2019 10:05:58 +0000 https://new.55news.al/?p=130924 Sërish thirrje “Rama ik” në stadiumet shqiptare. Pas rastit në ceremoninë e inaugurimit të stadiumit kombëtar “Air Albania”, thirrjet janë përsëritur edhe në ndeshjen e djeshme në Korçë mes Skënderbeut dhe Tiranës. Megjithëse të paktë, tifozët dëgjohen teksa bërtasin në kor “Rama ik” për disa çaste në pjesën e dytë të sfidës.     Ndeshja […]

The post Tifozët në kor “Rama ik” gjatë ndeshjes Skënderbeu-Tirana, shihni momentin (Video) appeared first on 55 News.

]]>
Sërish thirrje “Rama ik” në stadiumet shqiptare. Pas rastit në ceremoninë e inaugurimit të stadiumit kombëtar “Air Albania”, thirrjet janë përsëritur edhe në ndeshjen e djeshme në Korçë mes Skënderbeut dhe Tiranës.

Megjithëse të paktë, tifozët dëgjohen teksa bërtasin në kor “Rama ik” për disa çaste në pjesën e dytë të sfidës.

 
 

Ndeshja përfundoi 2 me 1 për Skënderbeun, i cili ngjitet në kuotën e 20 pikëve dhe kap Bylisin në vendin e tretë, duke lënë pas shpine Tiranën me 19 pikë.

The post Tifozët në kor “Rama ik” gjatë ndeshjes Skënderbeu-Tirana, shihni momentin (Video) appeared first on 55 News.

]]>
Vepra e historiografit francez botuar në Paris më 1665: “Gjergj Kastrioti ose Skënderbeu, Mbret i Shqipërisë” https://55news.al/politike/vepra-e-historiografit-francez-botuar-ne-paris-me-1665-gjergj-kastrioti-ose-skenderbeu-mbret-i-shqiperise/ Sun, 11 Aug 2019 07:15:00 +0000 https://new.55news.al/?p=113229 Nga Aurenc Bebja*, Francë   Në veprën me titull “Abrégé de l’histoire des Turcs, contenant tout ce qui s’est passé de plus remarquable sous le règne de vingt-trois empereurs,… par le sieur Du Verdier,…Tome 1”, të historiografit francez, Gilbert Saulnier Du Verdier, botuar në Paris në 1665, gjejmë një shkrim të rrallë dhe një portret dedikuar […]

The post Vepra e historiografit francez botuar në Paris më 1665: “Gjergj Kastrioti ose Skënderbeu, Mbret i Shqipërisë” appeared first on 55 News.

]]>
Nga Aurenc Bebja*, Francë

 

Në veprën me titull “Abrégé de l’histoire des Turcs, contenant tout ce qui s’est passé de plus remarquable sous le règne de vingt-trois empereurs,… par le sieur Du Verdier,…Tome 1”, të historiografit francez, Gilbert Saulnier Du Verdier, botuar në Paris në 1665, gjejmë një shkrim të rrallë dhe një portret dedikuar heroit tonë kombëtar, të cilët, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Gjergj Kastrioti ose Skënderbeu, Mbret i Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

E bëra turkun të dridhej në mesin e gjithë xhandarëve të tij,

Ai dyshoi krahun tim dhe u frikësua nga fuqia e tij,

Dhe për aq kohë sa ai mundi të mbante armë,

Unë isha për të krishterët mbrojtësi i shquar.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Skënderbeu, mbrojtësi i shquar i krishtërimit, ishte një njeri aq i madh dhe aq i denjë në kujtesën e të gjithë njerëzve, saqë do të ishte e paarsyeshme ta privonim atë nga një lavdi që i kemi dhënë një princi tjetër më të madh, por jo një kapiten më i shkathët apo më i mirë se ai.

Ne e shtuam pikturën e Tamerlanit të madh me atë të të gjithë mbretërve osmanë, sepse ai ishte njeriu i shekullit, dhe se kishte turpëruar princin më krenar në botë ;

Por edhe ky (e ka fjalën për Skënderbeun) nuk ka qenë më pak i shquar ; madje, ai ka bërë diçka më të madhe se tjetri kundër këtyre sovranëve të frikshëm tokësorë ;

Prandaj i detyrohemi të njëjtin nder, dhe pa bërë ndonjë mëkat ndaj drejtësisë, ne nuk mund të anashkalonim portretin e tij për brezat e ardhshëm, ashtu siç i bëjmë fjalimin e aksioneve të bukura të jetës së tij, në shenjë nderimi ndaj vlerës dhe virtytit të tij.

The post Vepra e historiografit francez botuar në Paris më 1665: “Gjergj Kastrioti ose Skënderbeu, Mbret i Shqipërisë” appeared first on 55 News.

]]>
550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar/ Atë që s’e bën Rama, e bën kreu malazez i Ulqinit https://55news.al/politike/550-vjetori-i-vdekjes-se-heroit-kombetar-ate-qe-s-e-ben-rama-e-ben-kreu-malazez-i-ulqinit/ Mon, 29 Jul 2019 13:10:49 +0000 https://new.55news.al/?p=111669 Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendoset në rrethrrotullimin, në qendër të qytetit të Ulqinit, tek ndërtesa e Komunës. Këtë lajm e konfirmoi për portalin Ul-info, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, i cili shtoi se për këtë gjë u mor edhe miratimi i Ministrisë së Kulturës. Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban […]

The post 550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar/ Atë që s’e bën Rama, e bën kreu malazez i Ulqinit appeared first on 55 News.

]]>
Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendoset në rrethrrotullimin, në qendër të qytetit të Ulqinit, tek ndërtesa e Komunës.

Këtë lajm e konfirmoi për portalin Ul-info, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, i cili shtoi se për këtë gjë u mor edhe miratimi i Ministrisë së Kulturës.

Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e këtij heroi kombëtar shqiptar.

Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.

Javë më parë ishte bashkia e Lezhës ajo që planifikoi vendosjen e shtatores së Heroit Kombëtar në sheshin që mban emrin e tij, por që u pengua nga qeveria.

Mesa duket, qeverisë në Tiranë i mjafton “Skënderbeu” që kanë mbi krye ndaj dhe nuk mendojnë shumë për përkujtimin e figurës së Heroit tonë Kombëtar.

The post 550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar/ Atë që s’e bën Rama, e bën kreu malazez i Ulqinit appeared first on 55 News.

]]>
Matteo Salvini: Të luftojmë Sorosin, ashtu si Skënderbeu luftoi turqit https://55news.al/politike/matteo-salvini-te-luftojme-sorosin-ashtu-si-skenderbeu-luftoi-turqit/ Tue, 26 Feb 2019 10:01:27 +0000 https://new.55news.al/?p=87416 Kreu i Lega Nord, njëkohësisht edhe ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini, e ka të qartë strategjinë se si duhet luftuar Xhorxh Soros. Në një prej takimeve të tij, Salvini ka akuzuar Sorosin se ka hedhur 18 miliardë euro nëpër vende të ndryshme në Europë dhe në SHBA, kundër të djathtës dhe konservatorëve. Por […]

The post Matteo Salvini: Të luftojmë Sorosin, ashtu si Skënderbeu luftoi turqit appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i Lega Nord, njëkohësisht edhe ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini, e ka të qartë strategjinë se si duhet luftuar Xhorxh Soros.

Në një prej takimeve të tij, Salvini ka akuzuar Sorosin se ka hedhur 18 miliardë euro nëpër vende të ndryshme në Europë dhe në SHBA, kundër të djathtës dhe konservatorëve.

Por si mund të luftohet Sorosi?

Matteo Salvini është i qartë, ai ka marrë shembullin se si Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu luftoi perandorinë Osmane për më shumë se 25 vite.

Ndiqni në video fjalimin e Matteo Salvinit:

The post Matteo Salvini: Të luftojmë Sorosin, ashtu si Skënderbeu luftoi turqit appeared first on 55 News.

]]>
Skandaloze në Fushë-Krujë, dhunohen lojtarët e Skënderbeut. Kërkohen forca speciale… https://55news.al/sport/skandaloze-ne-fushe-kruje-dhunohen-lojtaret-e-skenderbeut/ Sat, 02 Feb 2019 12:38:21 +0000 https://new.55news.al/?p=83418 Një situatë e turpshme dhe e papranueshme ka ndodhur në qytetin e Fushë-Krujës dhe viktimë e këtij akti skandaloz ka qenë Skënderbeu dhe lojtarët e tij. Kampionët e Shqipërisë udhëtonin në Fushë-Krujë për të zhvilluar takimin e radhës të vlefshëm për javën e 20-të të Kategortisë Superiore kundër Kastriotit, që siç dihet, ndeshjet si pritës nuk […]

The post Skandaloze në Fushë-Krujë, dhunohen lojtarët e Skënderbeut. Kërkohen forca speciale… appeared first on 55 News.

]]>
Një situatë e turpshme dhe e papranueshme ka ndodhur në qytetin e Fushë-Krujës dhe viktimë e këtij akti skandaloz ka qenë Skënderbeu dhe lojtarët e tij. Kampionët e Shqipërisë udhëtonin në Fushë-Krujë për të zhvilluar takimin e radhës të vlefshëm për javën e 20-të të Kategortisë Superiore kundër Kastriotit, që siç dihet, ndeshjet si pritës nuk i zhvillon në stadiumin e tij në Krujë, por në fushën sportive “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Sipas denoncimit që ka bërë klubi korçar, rreth 25 persona, të cilët kanë qenë të pranishëm në mënyrë të paautorizuar brenda stadiumit, kanë goditur dhe dhnuar 3 nga lojtarët e skuadrës së Skënderbeut, Oto Xhon, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç. Por ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë skandaloze, është fakti se në momentin e incidentit, në stadium nuk ka qenë asnjë forcë policie për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes.

Reagimi i ekipit të Skenderbeut:

Skandal përpara fillimit të takimit të javës së 20-të, Kastrioti – Skënderbeu. Reth 25 persona të paautorizuar brënda stadiumit ‘Redi Maloku’ kanë goditur dhe dhunuar lojtarët bardhekuq , Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç

Asnjë forcë policie e pranishme në stadium për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

***

Frika mbizotëron në kampin korçar pas dhunës së turpshme ndaj lojtarëve të tyre. Në kushte të tilla, drejtuesit e Skënderbeut e kanë të pamundur të ruajnë qetësinë brenda ekipit, ndaj kanë kërkuar në stadium praninë e Forcave Speciale.

Vetëm në prezencë të tyre, lojtarët bardhekuq do të mund të vijojnë normalisht ndeshjen, në të kundërt e kanë të pamundur, pasi skandali që ndodhi pak çaste më parë, natyrisht që ndikon në psikologjinë e tyre.

 

Pas dhunimit të 3 lojtarë të Skënderbeut në Fushë-Krujë, reagoi menjëherë për “Panorama Sport” edhe presidenti Adrian Takaj. “Është e papranueshme që shkohet për të luajtur ndeshje në vitin 2019 dhe nuk as polici të shtetit dhe as polici private në stadium. Mbi 20 persona kanë sulmuar lojtarët tanë dhe në këtë moment po mendojmë të bojkotojmë ndeshjen. Është e tmerrshme që nuk ka siguri fare. Nuk e di nëse do të luajmë apo jo, kaq mund të them për momentin”, deklaroi presidenti Takaj.

 

The post Skandaloze në Fushë-Krujë, dhunohen lojtarët e Skënderbeut. Kërkohen forca speciale… appeared first on 55 News.

]]>
Francë, del në qarkullim pulla postare me imazhin e Skënderbeut https://55news.al/kulture/france-del-ne-qarkullim-pulla-postare-me-imazhin-e-skenderbeut/ Wed, 30 Jan 2019 13:04:06 +0000 https://new.55news.al/?p=82806 Franca nxjerr në qarkullim pullën postare me imazhin e Skënderbeut. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. “Imazhi i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është propozuar nga “La Maison de l’Albanie” me vizatim grafik sipas projektit për sheshin “Skanderbeg, Paris”, të piktorit Zamir Mati”, thekson Majko. Sipas tij, pulla postare, […]

The post Francë, del në qarkullim pulla postare me imazhin e Skënderbeut appeared first on 55 News.

]]>
Franca nxjerr në qarkullim pullën postare me imazhin e Skënderbeut.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

“Imazhi i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është propozuar nga “La Maison de l’Albanie” me vizatim grafik sipas projektit për sheshin “Skanderbeg, Paris”, të piktorit Zamir Mati”, thekson Majko.

Sipas tij, pulla postare, me të cilën nderohet figura e heroit kombëtar shqiptar, nxirret në qarkullim nga “La Poste, France”.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, strateg dhe burrë shteti i madh, udhëhoqi luftën kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet me luftën mëse çerekshekullore kundër pushtimit osman. Lufta e shqiptarëve me në krye prijësin e tyre shënoi një kthesë vendimtare në organizimin politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar.

The post Francë, del në qarkullim pulla postare me imazhin e Skënderbeut appeared first on 55 News.

]]>
Superiorja rinis me sfidën Skënderbeu-Partizani https://55news.al/sport/superiorja-rinis-me-sfiden-skenderbeu-partizani/ Fri, 25 Jan 2019 10:46:43 +0000 https://new.55news.al/?p=81889 Pas një muaji pushim, kategoria Superiore ringre siparin e saj me fazën e tretë. Sfida kryesore e kësaj fundjave është ajo që do të luhet në Korçë mes Skënderbeut dhe Partizanit, dy skuadra rivale direkt për titullin.  Partizani vjen në këtë ndeshje si skuadra kampione e dimrit, por në dy fazat e para ka dalë i […]

The post Superiorja rinis me sfidën Skënderbeu-Partizani appeared first on 55 News.

]]>
Pas një muaji pushim, kategoria Superiore ringre siparin e saj me fazën e tretë. Sfida kryesore e kësaj fundjave është ajo që do të luhet në Korçë mes Skënderbeut dhe Partizanit, dy skuadra rivale direkt për titullin.  Partizani vjen në këtë ndeshje si skuadra kampione e dimrit, por në dy fazat e para ka dalë i humbur në sfidën me Skënderbeun. Për trajnerin Skënder Gega, për skuadrën e tij vlejnë vetëm 2 rezultate në këtë ndeshje. Nga ana e tij Skënderbeu, nuk ka pasur aspak rezultate të mira në ndeshjet e fundit të kampionatit, kështu që rëndësia e kësaj sfide për trajnerin Orges Shehi shtohet akoma më shumë.

Java e parë e fazës së tretë të Kategorisë Superiore do të vijojë me ndeshjen e së shtunës mes Kukësit dhe Laçit, ndërsa të dielën do të luhen 3 ndeshjet e tjera; Luftëtari-Kastrioti, Tirana-Kamza dhe Teuta-Flamurtari.

The post Superiorja rinis me sfidën Skënderbeu-Partizani appeared first on 55 News.

]]>
Shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Pukës https://55news.al/kulture/shtatorja-e-gjergj-kastriot-skenderbeut-ne-qytetin-e-pukes/ Fri, 18 Jan 2019 14:19:40 +0000 https://new.55news.al/?p=80629 Shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut është vendosur në  sheshin kryesor të qytetit të Pukës. Përmendorja e heroit kombëtar u zbulua përmes një ceremonie të veçantë organizuar nga bashkia e Pukës, e cila mundësoi veprën e artit falë dhe mbështetjes së biznesit. Kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj e konsideroi këtë një vlerë të shtuar […]

The post Shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Pukës appeared first on 55 News.

]]>
Shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut është vendosur në  sheshin kryesor të qytetit të Pukës.

Përmendorja e heroit kombëtar u zbulua përmes një ceremonie të veçantë organizuar nga bashkia e Pukës, e cila mundësoi veprën e artit falë dhe mbështetjes së biznesit.

Kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj e konsideroi këtë një vlerë të shtuar të qytetit, teksa tha se Puka nuk është ai xhepi i harruar i Shqipërisë.

“Ngritja e shtatores së heroit tonë kombëtar nga sot do të qëndrojë në Pukë si një simbol i kujtesës për kalvarin e gjatë të vuajtjeve të Shqipërisë dhe shqiptarëve drejt lirisë. Vjen si simbol i bashkimit dhe unitetit, që ka karakterizuar gjithnjë pukjanët. Prandaj ne me respekt përkulemi përpara shtatores së prijësit tonë që të sjellim në kujtesë trimëritë e pashoq të këtij burri që në histori janë të rrallë”, theksoi Gjonaj.

Skulptori Ardian Pepa në fjalen e tij falënderoi bashkinë e Pukës për besimin e treguar teksa u ndal tek puna e bërë për veprën e radhës që tashmë qëndron në qytetin e Pukës.

Përmes kumtesave të tjera u soll në kujtesë jeta dhe vepra e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti .

Shtatorja e Skënderbeut qëndron në sheshin e qytetit të Pukës në unison dhe me emblemën e Besëlidhjes duke i dhënë sheshit të qytetit malor ngjyrat patriotike që i takojnë një krahine si Puka.

The post Shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Pukës appeared first on 55 News.

]]>
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Moisiu ynë https://55news.al/kulture/gjergj-kastrioti-skenderbeu-moisiu-yne/ Thu, 17 Jan 2019 08:23:11 +0000 https://new.55news.al/?p=80342 Nga Azgan Haklaj Arbërorët e quanin Kryezot Papët e Romës e emërtuan “Atlet i Krishtërimit”  Studiuesit e artit ushtarak e kanë vendosur Gjergj Kastriotin – Skënderbeun në Panteonin e strategëve gjenialë, përkrah Aleksandrit të Madh, Jul Qezarit, Kostandinit të Madh, Napoleon Bonapartit. Shumë kritikë e krahasojnë me Rikard Zemërluanin, me Frederiko Barbarosën. Disa studiues e […]

The post Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Moisiu ynë appeared first on 55 News.

]]>
Nga Azgan Haklaj

Arbërorët e quanin Kryezot Papët e Romës e emërtuan “Atlet i Krishtërimit”

 Studiuesit e artit ushtarak e kanë vendosur Gjergj Kastriotin – Skënderbeun në Panteonin e strategëve gjenialë, përkrah Aleksandrit të Madh, Jul Qezarit, Kostandinit të Madh, Napoleon Bonapartit. Shumë kritikë e krahasojnë me Rikard Zemërluanin, me Frederiko Barbarosën. Disa studiues e krahasojnë me Babain e Evropës, Karlin e Madh.
Ndërsa unë në këtë rekuem për Të, në prag të 550 vjetorit të vdekjes së Tij, do ta emërtoj: “Moisiu Ynë”.
Aureola e lavdisë, me të cilën kryetrimi shqiptar u rrethua qysh në të gjallë të tij, na shfaq një dimension të mahnitshëm të emblemës së shndritshme të Shqipërisë dhe Evropës njëherësh: dimension i një Prijësi, Strategu, Udhërrëfyesi të pagabueshëm të popullit të vet nëpër terrin dhe shtrëngatat e historisë.
Ashtu si Moisiu rreth 3.300 vjet më parë, Gjergj Kastrioti ynë në betejat e tij epike u riktheu bashkatdhetarëve të vet Tokën e Premtuar, trojet amtare mijëravjeçare të uzurpuara me zjarr e hekur, me dredhi e pabesi nga pushtuesit turqë (otomanët).
Kur u shfaq Gjergj Kastrioti në skenën e historisë për t’u bërë protagonisti absolut i epopesë, që mban me meritë emrin e tij, Arbëria ishte një vend i robëruar dhe stërgjyshërit tanë vuanin në skllavërinë e Sulltanit ashtu si izraelitët në skllavërinë e Fareonit të Egjiptit.
Burrështetasi i madh e me vizion të jashtëzakonshëm, Heroi ynë Kombëtar e njihte me refleksion historinë e mbretërive Iliro-Dardane, atë të Shtetit të Arbërit dhe të dinastive të njohura të Balshajve, Arianitëve, Muzakajve, Topiajve, Dukagjinëve, Zenebishtëve, Spanëve, Shpatajve.
Ai nuk ia lejoi vehtes dhe princërve arbërorë të binin në gabimet e tē shkuarës së largët dhe të afërt historike.
Me Besëlidhjen e Lezhës iu dha shqiptarëve kohezionin e brendshëm politiko- ushtarak dhe moral, i cili iu kishte munguar duke u bërë faktor themelorë në betejat çlirimtare e në krijimin e shtetit të përqendruar Arbëresh të trojeve shqiptare, si bazament i shtetit nacional, që sot në gjuhën juridike e diplomatike emërtohet: Shteti-Komb.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e nxori popullin e tij nga zinxhirët e skllavërisë aziatike dhe e riktheu atë në familjen e popujve të lirë të Evropës Perëndimore duke e projektuar kështu të ardhmen e tij të shkëputur njëherë e përgjithmonë e jashtë demonit të perandorive turko-bizantine.
Heraldika, Stema e Flamuri që na lá, Shqiponja Dykrenare në fushë të kuqe, e kurorëzuar me stemat mbretërore dhe yllin 6 cepësh tē Balshajve, simbol ky i Yllit të Davidit të Kombit të zgjedhur Hebre, na tregojnë qartë e pa ekuivoke simbolikën e shtetit që Heroi ynë Kombëtar krijoi në zjarrin e betejave.
Rëndësinë që Ky Burrështetas gjenial i jepte historisë së lashtë të Shqiptarëve, e bënte për t’i treguar botës se Atdheu i Tij ishte një vend që duhet të respektohej, jo nga madhësia e territorit, por nga lashtësia e tij dhe kontributi që ka dhanë në historinë e njerëzimit përmes personaliteteve të shquara shqiptare.
Kur princi Orsini i akuzonte Arbërorët si njerëz të pagdhendur, pa kulturë e histori, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu shkruante: “Në mos më gënjevshin kronikat e vjetra ne jemi pasardhësit e Pirros që luftoi me romakët dhe u nda me nder, ne jemi pasardhës të fitimtarit Aleksandrit të Madh. Për çfarë më flet ti për tarentinët e tu, rracë nevrike që është e aftË vetëm për të peshkuar”.
Orientimi politik i Shtetit Arbëror dhe aleancat e fuqishme që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu krijoi me Mbretërinë Hungareze, atë të Napolit, me Raguzën, Venedikun e Papatin, krijuan de fakto një aleancë Evropiane Antiturke në krye të së cilës qëndronin Arbërit, të udhëhequr nga Prijësi i tyre legjendar.
Se kush ishte dhe çfarë është akoma statura e Gjergj Kastriotit si Simbol i Lirisë së Shqipërisë, dhe njëherësh si Strateg e Burrështeti i Koalicionit Botëror, që frenoi për 25 vjet vërshimin e armatave Turke drejt Perëndimit duke i hapur rrugë Rilindjes Evropiane, e tregon popullariteti i jashtëzakonshëm me të cilën u prit botimi i parë i veprës së Barletit në Romë në vitin 1510. Brenda një dekade kjo kryevepër e historisë shqiptare u ribotua 30 herë në gjuhët kryesore të kontinentit duke i dhënë Heroit tonë Kombëtar dhe Epopesë së udhëhequr prej Tij një vend nderi e të pavdekshëm në Historinë e Kombeve.
Sot bibliografia e veprave kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut i kalon 1.200 titujt, duke e bërë kampionin tonë të lirisë një nga personazhet më të lançuara të historisë, figura e të cilit jo vetëm nuk është zvetnuar gjatë shekujve, por përkundër është kthyer në burim frymëzimi për popujt që luftojnë për liri.
Ai vjen në ditët tona me staturën e një heroi modern, siç shprehet me të drejtë një autor i njohur italian në librin e tij të titulluar “Skënderbeu, një hero modern”.
Përtej portretit të strategut gjenial tē betejave, Heroi ynë ishte dhe një diplomat e humanist i kalibrit të lartë.
At Dhimitër Frangu, biografi e bashkëkohësi i tij, na tregon se në Shtetin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut ishte hequr dënimi me vdekje, një fakt mahnitës, të cilin Evropa e qytetëruar e ka berë vetëm para 2-3 dekadash.
Marrëdhëniet diplomatike dhe aleancat me Fuqitë e Mëdha Evropiane të kohës: Mbretëritë Polake, Hungareze, Aragonase, Papatin, Republikën e Raguzës e të Venedikut tregojnë jo vetëm vizionin e jashtëzakonshëm të Prijësit Shqiptar, por dhe faktin se Stërgjyshërit tanë Arbërorë, së bashku me hungarezët, shiheshin në Evropën Perëndimore si faktori determinues në rezistencën antiosmane, dhe si forca kryesore goditëse në planet e Vatikanit e të Papa Piut të Dytë, me rastin e organizimit të një kryqëzate pan-Evropiane anti-Turke.
Pushtimi i Kostadinopojës nga Sulltan Mehmeti i Dytë në vitin 1453 i tregoi Evropës se çfarë rreziku i kanosej nga fuqia e Mehmetit të Dytë, i cili e kishte shpallur vetvehten: “Perandor të Dy Romave”.
Sulltani turk i dërgoi me anë të ambasadorit të tij Prijësit Shqiptar, Skënderbeut, një letër me dy fraza, ku shkruhej:”Kostadinopoja ra. Sulltan Mehmeti”.
Luani Shqiptar i kthen po ashtu një përgjigje të shkurtër e krenare: “Kruja nuk do të bjerë kurrë. Gjergj Kastrioti”.
Pritja që i banë Heroit Kombëtar Shqiptar Papët e Romës, Kolegji i Kardinalëve, Paria e populli i Qytetit të përjetshëm në vizitën e tij në Vatikan, janë evenimente që nuk i janë rezervuar asnjë perandori, mbreti apo burrështetasi në shekujt e mëvonshëm.
Emërimi nga Papa Piu i Dytë si Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë, apo thënë ndryshe: Komandant i Ushtrisë Aleate të Evropës, na sjell në mendje se qysh në tē gjallë të tij Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte ngjitur në Apogjeun e lavdisë së përjetshme, duke u bërë personaliteti më i fuqishëm i Epokës.
Në se Karli i Madh me të drejtë quhet “Babai i Evropës”, katër shekuj më vonë historia e vendosi Heroin tonë Kombëtar në Piedestalin e Kryembrojtësit dhe të Kampionit të Lirisë së saj.
Këtë fakt e thekson fort Albanologu me famë botërore Milan Shuflaj kur shprehet: “Produkti më Hyjnor, luftëtari më i tmerrshëm që prodhoi përplasja e Evropës me Turqit është Gjergj Kastrioti”.

Pas goditjes së tmerrshme që mori në Albulenë, më dt. 7 shtator 1457, Sulltan Mehmeti nuk guxoi të sulmonte Shqipërinë për 5 vjet. Kanë mbetur proverbiale fjalët e tij kur mori vesh për vdekjen e Kryetrimit tonë: “Luan të tillë nuk do ta lindë më dheu kurrë. Mjerë Krishtërimi që i iku shpata e mburoja”.
Personalitetet më të shquara të Evropës përgjatë shekujve janë përulur para tij dhe kanë evokuar figurën vigane të Gjergjit të Madh.
Mbreti Ferdinand e quante: “Baba”.
Papët Nikola, Kalisti e Piu i Dytë: “Atlet i Krishtit”.
Mbretëresha Elisabeta e Parë: “Shfarosës i Turqëve”.
Volteri shprehej: “Sikur perandoret e Bizantit të ishin si Skënderbeu, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar”.
Perandori Napoleon Bonaparti e radhiste Gjergjin e Madh me pesë gjeneralët më të mëdhenj të kohërave.
Simbolika e Besëlidhjes së Lezhës dhe krijimi i Shtetit Arbëror të Përqendruar i dhanë fund separatizmit e tradhtisë, i cili jetësoi projekt-idenë gjeniale të shtetit që përfshinte të gjitha trojet shqiptare, që sot quhet:  Shteti-Komb.
Jo vetëm Heraldika e Shtetit të Tij, Flamuri e Stema me Yllin e Balshajve, por së pari gjeografia e betejave çlirimtare nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim të trojeve etnike arbnore-shqiptare na tregojnë se Prijësi i Lirisë vështronte përtej egocentrizmit e partikularizmit të krerëve të principatave dhe e kishte qëllim të jetës së tij bashkimin e trojeve etnike Arbërore nën një Shtet të Vetëm e nën një Flamur.
E nëse kjo nuk u realizua plotësisht në ato kohëra heroike e të trazuara amaneti i Gjergjit të Madh për Bashkim Kombëtar në emër të Lirisë, flamuri i tij ngadhnjimtar e Kastriotizmi- si filozofi nacionale, janë sot premisat mbi të cilat klasa politike panshqiptare duhet të funksionojë si ansambël e të konstruktojë Shtetin-Komb sipas porosisë, amanetit të Atit e Kryezotit të Arbërit, Gjergjit të Madh.
Shteti-Komb ndalon projektimin e “Jugosllavisë së Re” të maskuar me “Komunuellthin Ekonomik Ballkanik”, “Tregun e Përbashkët Ballkanik” apo “Ballkaniaden”- me një Serbi tē fortë brenda për të minimizuar Faktorin Shqiptar, me qëllim ngadalësimin e procesit të Bashkimit të Kombit Shqiptar, tashma të pashmangshëm. Klasa politike panshqiptare duhet ta ketë të qartë se Amanetin e Bashkimit Kombëtar të Gjergjit të Madh nuk e tret as dheu.
Në këtë 550-Vjetor të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut mesazhi i thuprave është kuptimplotë edhe për faktin se ky përvjetor përkon me 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, që shembi disa perandori, por fatkeqësisht Konferenca e Paqes në Paris e vitit 1919 krijoi Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene. Gjysma e shqiptarëve u bá pjesë e saj nga “loja e kungulleshës” e Fuqive tē Mëdha për të kënaqur interesat utilitare të tyre dhe për të ruajtur gjoja “ekuilibrat”(!). Prandaj Amaneti i Gjergjit sot i thotë: “Jo, Jugosllavisë së Re”.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar(UAKSH) do ta kthejë “Vitin e Gjergj Kastriotit –Skënderbeut” në një vit peligrinazhi artistik. Uragani i artistëve të Kombit Shqiptar do të marshojë në të gjitha kalatë, malet, qytetet, ku ka luftuar Gjergj Kastrioti. Të gjitha aktivitetet, festivalet, koncertet tematike do të organizohen me moton: “GjergjKastrioti-Skënderbeu – Moisiu Ynë” dhe “Një Komb, Një Shtet”.

___________

Referenca:

Marlin Barleti –  “Historia e Skënderbeut”.
Dhimiter Frangu – “Veprat e lavdishme të Skënderbeut”.
Frang Bardhi – “Përse fajësohet Skënderbeu”.
Virgjil Kule – “Gjergj Kastrioti, kryqtari i fundit”
Mark Milani “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve”.
Mis Edit Durham  – “Brenga e Ballkanit”.
Dr. Milan Shuflaj – “Akta Albanika”
Dr. Abaz Ermenji – “Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë”.
Akademik Kristo Frashëri – “Historia e Skënderbeut”.
Rezoluta e Kongresit Amerikan për Pavarësinë e Kosovës.

The post Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Moisiu ynë appeared first on 55 News.

]]>
Një “Torre di Scanderbeg” në Shllinza të Fushkuqes https://55news.al/kulture/nje-torre-di-scanderbeg-ne-shllinza-te-fushkuqes/ Thu, 27 Dec 2018 14:42:41 +0000 https://new.55news.al/?p=76752 NE KUADRIN E 550-VJETORIT TE VDEKJES SE SKENDERBEUT Nga Ndue HOTI Kryporet e Shënkollit afër Gurëzit  Një “Torre di Scanderbeg” është hedhur në hartë në v. 1689 nga hartrografi G. Cantelli . Kulla e Skënderbeut është vendosur diku mbi lumin Ishem apo Gjapsh (siç quhet segmenti lumor në grykderdhje të tij), apo në krahun e […]

The post Një “Torre di Scanderbeg” në Shllinza të Fushkuqes appeared first on 55 News.

]]>
NE KUADRIN E 550-VJETORIT TE VDEKJES SE SKENDERBEUT

Nga Ndue HOTI

Kryporet e Shënkollit afër Gurëzit

 Një “Torre di Scanderbeg” është hedhur në hartë në v. 1689 nga hartrografi G. Cantelli . Kulla e Skënderbeut është vendosur diku mbi lumin Ishem apo Gjapsh (siç quhet segmenti lumor në grykderdhje të tij), apo në krahun e djathë të tij.

thumbnail.jpg

Lumi Ishëm ngjitej nga veriu gati paralel me vijën bregdetare në veri të Kepit të Rodonit dhe derdheshin pothuaj në një grykderdhje me lumin Mat. Ky i fundit kishte lënë grykderdhjen dhe shtratin tradicional pingul me vijën bregdetare, duke kaluar  pjerrtas nëpër fushën e krijuar nga vetë ky si një mekanizëm automatik e duke u derdhur në një gji detar te Skela e Shë Fadasë, e cila tre shekuj më herët në v. 1393 i ishte dhënë me konçesion Venedikut nga Balsha III. Në v. 1583 kjo skelë popullohej me tremijë banorë. E gjithë fusha bregdetare në veri të Kepit të Rodonit është ngritur mbi shtretërit e lumit Mat në milenium e shekuj.Vëndi ku hartografi i mësipërm ka vendosur një Kullë të Skënderbeut konçidon me Shllinzat një hidronim, pra një emërvendi, një gji detar në brendësi të fushësqë lidhej me Skelën e Shë Fadasë, sot ndërtuar mbi të e në funksion hidrovori me të njëjtin emër që ngre ujrat e larta nga fusha për në detin Adriatik nga v. 1962.

 

thumbnail (4).jpgthumbnail (5).jpg

 

Sipas një peshkatari të vjetër Shllinzat ishin një gji detar dhe kishin formën e dorës me gishta të të hapur, kishte thellesi deri në pesë metra dhe “gishti” i madh ishte i gjërë deri në dyzet metra, ishin të pasura me peshk e ngjalë si dhe shpendë.Një kushri i timeti para se të ndahej nga jeta, N.Z.(1919-2003), më pati treguar se kur ishte i ri kishte shkuar aty mes Sh` Njergjave( 23 prill deri 6 maj) v. 1938 per gjyeti me një mikun e tij dhe atje kishte vënë re një vend si  më i ngritur, ledh mbi të cilin bari ishte i shkurtër dhe shumë i dendur mes të cilit sytë i dalluan dy gur në formë  rrasuke apo pllake siç u themi sot. Keto dy rrasuka ia tregova mikut tim F.Z. dhe ai si djalë për shpi që ishte mi kërkoi, se rrasat i donte për gratë në shpi se nuk kishin ku të rrihnin rrobat kur i lanin . N.Z. ia kishte dhuruar dy rrasat mikut dhe ishte kthyer përsëri te ledhi dhe kishte kërkuar pa dijeninë e mikut të tij përsëri për gurë. Në thellësinë 0,7 m shkopi kishte ndaluar. Kishte zbuluar një vend me gurë dhe me kaq ishte larguar me mikun e tij. Në v. 1946 vllaut të madh i lindi idea për të ndërtuar shtëpi të re me themel guri e tulla të pjekura. Këtë ide vllai i madh ia tregon vllezerve më të rinj: do të fillojmë këtë vit të afrojmë gurë nga Miloti për shtëpinë e re, tullat e tjegullat do t`i prodhojmë në vend, trentë dhe kshanzat do t`i presim në Pyllin e Butë afër Mamurrasit. N.Z. u kujtua se para disa vitesh kishte zbuluar në krahun e majtë të Shllinzave një gomilë me gurë dhe mund t`i nxirrnin vetë dhe nuk kishin pse të mundoheshin të blenin gurë nga Miloti aq larg kur i kishin pranë dhe pa shpenzuar lekë. Gurët i kam gjetur dhe duke organizuar miqtë tanë , duke i rënë me qerre e qe` përmes Vorbzës dhe stomeve te Bardha, në Stomin e Fushkuqes, anë Qarrit 600 vjeçar,, Stomi i Çapit, kthehna nga Bishti i Fllugave e në krahun e majtë të Shllinxave, ose nga Gjinazesi në Bishtin e Giatë, anës Rrotullares e në Shllinza. Propozimi i N.Z. u mirprit dhe ashtu u veprua. Në fillim shkuan dhe gërmuan me lopata deri në 70 cm thellesi, vunë re se aty ishte një themel i vjete rreth 70 cm i lartë, i cili mund të kishte shërbyer për një ndërtesë prej pesë dhomash. Gurët u nxorën dhe u transportuan në vendin e duhur, por askujt nuk i ra ndërmend se për cfarë kisahte shërbyer ajo ndërtesë në anë të Shllinzës , pra vendit ku qe mbytur Prëk Toma 19 vjeç kur po kthehej në shtëpi hypur sipër kalit. Prandaj dhe vendit herë i thonin “Te Pusi i Prëk Tomës”, herë te Kulla e Nizamit.N. Z. para se të ndahej nga jeta, pa patur mundësi të na shoqronte te vëndi i gurve, na pati sygjeruar që të shkonim e të kontrollonim , se çfarë kishte mbetur midis dhomave.Vetëm vitet e fundit mund të identifikonim vëndin. Gjetëm vetëm mbetje ndërtimore të grimcuara nga mjetet e punimit të tokës, plugje, disk, frezë dhe në fillim kishte ndodhur shpyllzimi, nivelimi me mjete gërmuese të makinerisë së rëndë duke shperndarë ato mbetje në një territor prej dhjetë dynymësh.Gjetëm mbetje gurësh, tullash, llaç gelqereje.

thumbnail (6).jpgthumbnail (1).jpg

“Torre di Scanderbeg” mendoj, pas pushtimit turk, pas rënies së Krujës(1478) ose Durresit(1501) ishte pushtuar dhe shndrruar në një “Kullë Nizami”. Po të ishtë në hartë një “Castello di Scanderbeg” do të mendoja se hartografi italjan Cantelli kishte gabuar në vendosjen së “TORRE”-s e tij në Shllinza në vënd të asaj në Kepin e Rodonit rreth 10 km larg lumit Ishëm , e cila ka ende mure të pa rrëzuara. Aty për aty më lindi dyshimi: A ndodhej Skënderbeu në këtë Kullë, te rojat e tij bregdetare, kur sulltan Murati II kishte rrethuar Krujën për herë të dytë në 13 shtator v. 1450 kur dërgoi një delegacion prej disa vetash(lexo te Hist. Sk. Marin barlewti, botim i IV, perkth. S. Prifti,v. 2005, i përmirsuar pas çensurës të “akademikëve” komunistë v.1967, fq.246 (Skënderbeu) i kishte shpënë stremet,çaklat në Fushkuqe apo më sipër fq.215, ” këtej thonë se Skënderbeu kishte marrë me rrogë në atë luftë shumë nga ata që u ishin shtruar dhe shërbenin venedikasve në qytetet(si shkodrantë), kryporet(si ata më afër me Dalmacinë, banorët e Malsisë Madhe në Shllinza, kryporet në Fushkuqe), portet apo skelat (si i Shë Fada-it në përëndim të Shllinzave apo vete Shllinza apo porti i vetëm i Shqi-PAT-arit. Një libër i “qethur” bukur për një skenar filmi, bazuar te Barleti është edhe “Skënderbeu” i Alessandro Cutolo-v.1940 e ribotuar në v. 2018, kap. XVIII, fq.213)) mes tyre dhe katër shqiptar, luftarë të Skëndërbeut të kapur rob , për t`ë gjetur Skënderbeun për t`i  bër` një propozim Atij, që kundrejt një haraçi do  të hiqte rrethimin e Krujës e të lironte robërit e qytetarët e ngujuar në kështjellë”.

kull.jpg

        Pra, “gishti i madh” i Shllinzës me “Torre di Scanderbeg” me mbetje të tjera ndërtimore në maje të degëve gjire të shllinzës, kishin krijuar në mesjetë një qytet të vogël. Mendoj se zgjedhja e atij vëndi për të ndërtuar atë  “qytet”-krypore-skelë 4-5 km në jug të shtratit tradicional të  lumit Mat, ka qënë shmangia e rrezikut nga përmbytja e lumit, sigurimi I investimeve4  apo I qytetit . Në lindje ky “qytet” në një gji tjeter . kishte Gjin-Azesin me trojet e kishës së Shën Marisë. “Qyteti” duket se ishte një kopipejstë I qytetit në Kepin e Rodonit. Prandaj, histojanët nuk duhet ta presin me “thikë” vazhdimësinë historike Rodon-Fushkuqe.

        Por sulltani nga kjo humbje vdiq në fund të dhjetorit të këtij viti.Vitet 1451 deri më 1458, që fillojnë me martesën, marrjen e titullit “Atlet i Krishtit” më 11 shtator 1457  dhe përmbyllen me shpalljen e Skënderbeut mbret, janë dhe vitet më të bukura të Arbërisë këtu kishte ndërtesa për doganjerët, dokerët, marinarët, peshkatarët, magazinat për drithërat, vaj ulliri,venë,  lëkurat e regjura, leshin e larë,lëndën ndërtimore, etj., që eksportoheshin dhe këmbeheshin me klering, krypë që nxirrej në vënd apo vinte nga kryporet e tjera ytë bregdetit Adriatik.Për vendosjen e Skënderbeut në Fushkuqe ka shkruar prifti shkodran Marin Barleti(1450-1512).Në këtë “qytet me një “Kullë të Skënderbeut”(Kastriotët trashëguan pushtetin e Balshajve me anën e lidhjeve miqsore, politike dhe ushtarake), Skënderbeu u lind në Gurëz(sipas N. Veshtaj, shqiptaro-amerikan nga v. 1970, lexuar në një libër të dhuruar nga prifti i kishës ortodokse ku kishte shërbyer Fan Noli, librin ia kishte kërkuar H. Dosti që ishte drejtues i  “Vatrës”pas Nolit dhe nuk ia kishte kthyer ma.). Mendoj se Veshtaj këtë fakt e kishte marrë nga libri historik “L`Albanie et l`invasion turque au  XV siecle” i dr. Athanas Gegaj(1904-1988), ish-sekretar i Nolit përgjatë 25 vjetësh deri në v.1965 kur vdiq Noli. Me vdekjen e Kryetarit të “Vatrës”, Gegaj fill largohet dhe shkon për të kaluar jetën që i kishte mbetur pranë vllezerve të tij në Santa Monica, ku edhe vdes në v. 1988. Për mua At Athanas Gegaj është historiani më i besueshëm për Histpororinë e Skënderbeut si edhe prifti i Tivarit i cili kishte marrë informacion për nga i vllai i tij,i cili shërbente si oficer në ushtrinë e Skënderbeut.Te prifti i Tivarit apo Anonimi i Tivarit ishin mbështetur edhe Barleti, edhe italiani Biemi.por nuk perjashtohet mundësia , se Veshtaj të ketë pasë në dorë edhe ndonjë kopje të revistës “HYLLI i DRITëS” ku ishte botuar “Fjalori toponomastik” i Don Nikoll Gazullit(1891-1946), në të cilin te shkronja “G”-Gurëzi, vendlindja e Gjergj Kastriotit (!!??). Këtë “zbulim” Veshtaj e lexoi në një fjalim para një tubimi shqiptarësh në ShBA, më 26 Nëndor 1996: “Skëndërbeu, u lind në Gurëz”.

thumbnail.png

        Një vënd të rëndësishëm në veprimtarinë ekonomike e tregtare në veprat që janë shkruar për Skënderbeun dhe vendin e tij, zënë edhe “Kryporet e Shënkollit afër Gurëzit”.Gegaj, te libri i tij, botuar postmortum nga familjarë të tij me titullin “Arbëria dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” v. 2003, fq.53, skjarime: “Petrela ose Petrella e vendosur jo larg Durrësit në një kodër . Sot ajo quhet Gurzi, prej nga vjen emri Petrella”,përsëri,fq,96, skjarime shkruan se Petrela është Gurzi i ditëve tona, midis lumit Mat dhe Krujës në afërsi të detit. Petrela është përkthimi fjalë pëe fjalë i Gurzit .

Interesant janë edhe toponimet dhe hidronimet per rreth Gurëzit që mund të kenë prejardhja nga emervendi Petrela, si 1-Pet=Pat-oku, 2-rela=Rrela, nje hidronim degë e lumit Mat që përshkonte Fushkuqen e derdhej në lagunën e Patokut, ela, 3-El(k)a,(N)Egla,4- Alku, Zalli i  Gurëzit, si dhe 5-patronimi P.M. Rreli, banor i Gurëzit.

Edhe te libri i Dh. Frangut “Luftrat e turqve kundër Skënderbeut “,bot. v. 2000, fq. 9 shkruan:”Skënderbeu u bë zot i edhe i Kryporeve të Tij pranë San Nicolo della Pietra”, pra Kryporeve të Shënkollit afër Gurëzit.

    Edhe te libri i Françesk Sansovinit “Historia e Pergjithshme e Prejardhjes dhe e sundimit të turqve “, përkthyer nga Gj. Shllaku, dorshkrim , fq. 4 shkruhet” : Prej nga çdo vjetë(Skënderbeu)kishte të ardhuna dyqindmijë dukatë tue llogaritë Kryporet e Shën Nikollës afër Gurit=Gurëzit, ku diktatori Çezar me dhandrrin e tij Pompeun kryeprijësin e romakve bani aq luftna mizore”.

     Mendoj se Fusha e Gurzit me qëndër sot Fushkuqen përbën një objekt studimi të rëndësishëm për historinë mesjetare, për tri principatat kryesore: Balshajt, Topiajt dhe Kastriotët. Ky studim do t`i shërbente për mirë turizmit historik. Sot kjo kjo fushë paraqet kapitullin e pashkruar të historisë së Kastriotëve dhe  Skënderbeut. Historia e Kepit të Rodonit nuk mund të shkruhet pa historinë e Fushkuqes.. Ndoshta këtu ishtë ngjizja e pare e kumptit të shëjte  apo Sh` K.O.M.B. , që dha emrin Arbëri/Albani dhe Shqiperi nga Skela e Shë Fada – s në Patok , ë Shkopet, në (I) Peshkopi, në (Ipe)Shko/u/y/i/p, etj.. Nga Ili-Ada(=Ylli I Dritës), te Du-rrahiumi, Day-ti, Mer-Day, Deja, Mbas-Deyia, Vau I Dejës, Tau-lant, Day – Laç, Dau –la në Kurbin, (ndoshta) edhe Tir-ana si Dirr-ahy. Të gjitha me një emrues të madh të përbashkët me mjë ditë të madhe që Dai-të e Dheut shqiptar luftuan me një trimëri të rrallë kundër një perandorie të madhe . Shën Fada nëse nuk do të thotë Famulli e Durrësit, atëherë nuk kemi pse të trembëmi nga St. Fifth Day, nga Dita e V-të e javës, si një emër kishe në Durrës, Kurbin,, që iu dha emrin (i)bjeshkëve tona, Shqi-PET-arve dhe gjuhës së tyre (Epi)Shk/o/u/y/i/pe apo Shqipe nga më të vjetrat në botë, etj.

image004.jpgimage007.jpgimage005.jpg

The post Një “Torre di Scanderbeg” në Shllinza të Fushkuqes appeared first on 55 News.

]]>