skenderbeupartizani Archives - 55 News https://55news.al/tag/skenderbeupartizani/ Wed, 22 Aug 2018 13:34:24 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png skenderbeupartizani Archives - 55 News https://55news.al/tag/skenderbeupartizani/ 32 32 Dhuna në stadiumin e Korçës, Komisioni i Disiplinës merr vendimin https://55news.al/sport/dhuna-ne-stadiumin-e-korces-komisioni-i-disiplines-merr-vendimin/ Wed, 22 Aug 2018 13:34:24 +0000 https://new.55news.al/?p=43729 Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot për të analizuar sjelljet josportive të konstatuara në javën e parë të Kategorisë Superiore. Vëmendja më e madhe ka qenë te dhuna e shënuar në stadiumin “Skënderbeu”, ku tifozëria korçare dhe ajo e Partizanit u përleshën, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes përreth 15 minuta. […]

The post Dhuna në stadiumin e Korçës, Komisioni i Disiplinës merr vendimin appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot për të analizuar sjelljet josportive të konstatuara në javën e parë të Kategorisë Superiore.

Vëmendja më e madhe ka qenë te dhuna e shënuar në stadiumin “Skënderbeu”, ku tifozëria korçare dhe ajo e Partizanit u përleshën, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes përreth 15 minuta.

Komisioni i Disiplinës reagoi me dorë të ashpër, duke dënuar klubin korçar me 300 mijë lekë gjobë dhe 5 ndeshje pa spektatorë, ndërsa atë të Partizanit me 200 mijë lekë dhe 4 ndeshje pa spektatorë.

Gjithashtu u pezullua me dy ndeshje edhe presidenti i skuadrës së Laçit, Pashk Laska, për sjellje të pahijshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në sfidën e Superkupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut.

JA VENDIMET:

1.Zyrtari i KF “Laçi”, Pashk Laska për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu” e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës dhe stolit të rezervave.

2.KF “Tirana”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

3.FK “Kukësi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të reagimeve paragjykuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

4.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër FK “Partizani”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek dhe zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

5.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

6.Mos shqyrtimin e kërkesës së lojtarit të KF “Vora”, Artur Sejdini, duke mos qënë kjo kërkes në kompetencë të Komisionit të Disiplines Sportive.

The post Dhuna në stadiumin e Korçës, Komisioni i Disiplinës merr vendimin appeared first on 55 News.

]]>
Dhunë dhe tension, një penallti në fund vendos sfidën Skënderbeu-Partizani https://55news.al/sport/dhune-dhe-tension-nje-penallti-ne-fund-vendos-sfiden-skenderbeu-partizani/ Fri, 17 Aug 2018 20:06:55 +0000 https://new.55news.al/?p=42859 Ka nisur me tensione edicioni i 80 i kampionatit shqiptar.  Skënderbeu ka arritur që të mposhtë Partizanin në takimin hapës të sezonit të ri. Penallti e Muzakës në minutën e fundit i dha fitoren kampionëve në fuqi. Një fitore mes dhunës për korçarët, të cilët dështuan në organizimin e ndeshjes. Ishte Dejvi Bregu ai që […]

The post Dhunë dhe tension, një penallti në fund vendos sfidën Skënderbeu-Partizani appeared first on 55 News.

]]>
Ka nisur me tensione edicioni i 80 i kampionatit shqiptar.  Skënderbeu ka arritur që të mposhtë Partizanin në takimin hapës të sezonit të ri. Penallti e Muzakës në minutën e fundit i dha fitoren kampionëve në fuqi. Një fitore mes dhunës për korçarët, të cilët dështuan në organizimin e ndeshjes. Ishte Dejvi Bregu ai që fitoi 11-metërshin në minuten e 90+1-të, teksa Muzaka e ekzekutoi saktë.

Tifozët e të dy skuadrave hyrën në fushën e lojës dhe u përplasën me njëra-tjetrën. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, teksa rifilloi përsëri. Një ndeshje e barabartë dhe pa shumë raste shënhimi, në fund janë korçarë ata që festojnë.

The post Dhunë dhe tension, një penallti në fund vendos sfidën Skënderbeu-Partizani appeared first on 55 News.

]]>
Mbyllet pjesa e parë/ Çfarë ndodhi në 45 minuta në në Skënderbeu – Partizani https://55news.al/sport/mbyllet-pjesa-e-pare-cfare-ndodhi-ne-45-minuta-ne-ne-skenderbeu-partizani/ Fri, 17 Aug 2018 18:42:42 +0000 https://new.55news.al/?p=42847 Skënderbeu dhe Partizani i kanë mbyllur në barazim 45 minutat e para të takimit hapës të kampionatit të 80 në Kategorinë Superiore. Në Korçë ka pasur emocione nga të dyja ekipet, por rrjetat kanë mbetur të paprekura. Edhe nervozizmi e faullat nuk munguan. Ndeshja nisi me të dyja ekipet të cilat u kujdesën që të […]

The post Mbyllet pjesa e parë/ Çfarë ndodhi në 45 minuta në në Skënderbeu – Partizani appeared first on 55 News.

]]>
Skënderbeu dhe Partizani i kanë mbyllur në barazim 45 minutat e para të takimit hapës të kampionatit të 80 në Kategorinë Superiore. Në Korçë ka pasur emocione nga të dyja ekipet, por rrjetat kanë mbetur të paprekura. Edhe nervozizmi e faullat nuk munguan.

Ndeshja nisi me të dyja ekipet të cilat u kujdesën që të qarkullonin topin në mesfushë. Në vazhdim ishte Partizani që e mori iniciativën. Por situata u mor shpejt në kontroll nga korçarët, të cilët nisën të shtonin presionin në portën e mbrojtur nga Alban Hoxha.

Në të 28’, Muzaka pati një rast shumë të mirë për të shënuar golin e parë, por i vetëm përballë gardianit të të kuqve gaboi. Në të 36′, pati një tjetër rast të rrezikshëm në portën e të kuqve, ku Gripshi harkoi por Progni u tregua i shpejtë dhe e largoi nga zona. Minutat e fundit kanë sjellë momente tensioni dhe kartonë të verdhë për Bregun dhe Asanin.

The post Mbyllet pjesa e parë/ Çfarë ndodhi në 45 minuta në në Skënderbeu – Partizani appeared first on 55 News.

]]>
Ngre siparin Superliga / Ja formacionet zyrtare e Skënderbeu-Partizani https://55news.al/sport/ngre-siparin-superliga-ja-formacionet-zyrtare-e-skenderbeu-partizani/ Fri, 17 Aug 2018 17:20:18 +0000 https://new.55news.al/?p=42827 Në Korçë në orën 19:45 do të ngrejë siparin kampionati i 80 i Superligës së Shqipërisë me një sfidë mjaft interesante si Skënderbeu-Partizani. Korçarët vijnë në këtë përballje me ndryshime të shumta, teksa gjatë merkatos kanë qenë shumë aktivë. Më interesantja është së ne pankinë do të drejtojë për herë të parë Orges Shehi, ish-portieri […]

The post Ngre siparin Superliga / Ja formacionet zyrtare e Skënderbeu-Partizani appeared first on 55 News.

]]>
Në Korçë në orën 19:45 do të ngrejë siparin kampionati i 80 i Superligës së Shqipërisë me një sfidë mjaft interesante si Skënderbeu-Partizani.

Korçarët vijnë në këtë përballje me ndryshime të shumta, teksa gjatë merkatos kanë qenë shumë aktivë. Më interesantja është së ne pankinë do të drejtojë për herë të parë Orges Shehi, ish-portieri i kësaj skuadre që sezonin e kaluar u tërhoq nga futbolli i luajtur.

Ndërkohë edhe Partizani këtë sezon të ri vjen me ndryshime në pankinë, pavarësisht se Gega ishte në stol gjatë ndeshjeve të “Europa League”. Interesante është se sot nga minuta e parë do të luajë sulmuesi i ri Hebaj, ndërsa Bardhi do qëndrojë në stol.

SKËNDERBEU-PARTIZANI ORA 19:45

SKËNDERBEU: Teqja, Radas, Vangjeli, Abazi, Aliti, Muzaka, Dita, Demte, Gripshi, Bregu, Krasniqi.

Trajner: O.Shehi

PARTIZANI: Hoxha, Atanda, Ibrahimi, Belica, Trashi, Telushi, Hila, Asani, Mala, Progni, Hebaj.

Trajner: S.Gega

The post Ngre siparin Superliga / Ja formacionet zyrtare e Skënderbeu-Partizani appeared first on 55 News.

]]>