teliti Archives - 55 News https://55news.al/tag/teliti/ Thu, 30 Jul 2020 10:02:02 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png teliti Archives - 55 News https://55news.al/tag/teliti/ 32 32 “Jam krenar që jam pjesë e Rilindjes”,Teliti i përgjigjet Beqjas:“Krenaria” e mashtrimit Rilindas, për paga, pensione, ndihmë ekonomike https://55news.al/politike/jam-krenar-qe-jam-pjese-e-rilindjes-teliti-i-pergjigjet-beqjas-krenaria-e-mashtrimit-rilindas-per-paga-pensione-ndihme-ekonomike/ Thu, 30 Jul 2020 10:02:02 +0000 https://new.55news.al/?p=169709   Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me deklaratat e një dite më parë nga ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj. “Vazhdojnë të jenë krenarë për mashtrimet e Rilindjes, shkruan Teliti ndërsa shton se shqiptarët me votë do I japin ndëshkimin e […]

The post “Jam krenar që jam pjesë e Rilindjes”,Teliti i përgjigjet Beqjas:“Krenaria” e mashtrimit Rilindas, për paga, pensione, ndihmë ekonomike appeared first on 55 News.

]]>
 

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me deklaratat e një dite më parë nga ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj.

“Vazhdojnë të jenë krenarë për mashtrimet e Rilindjes, shkruan Teliti ndërsa shton se shqiptarët me votë do I japin ndëshkimin e merituar.

Postimi i plotë:
Ndonese ne 7 vite mbyllet dhjetera mijera vende pune duke i shtyre te rinjte drejt emigrimit, ndonese moret 2.1 miliarde euro nga xhepat e shqiptareve vetem nga rritja e taksave, ndonese rritet me 3.2 miliarde euro borxhin publik, ndonese ngarkuat 3 miliarde euro ne kurriz te shqiptareve per disa kontrata koncesionare PPP korruptive dhe klienteliste (per te cilat cdokush duhet dhe do te jape llogari perpara drejtesise) ndonese braktiset dhe rrenuat ekonomine e brishte, qytetaret dhe bizneset, gjate ketyre muajve te pandemise, dolet sot perseri te genjeni qytetaret per “arritjet” tuaja, brrockulla qe as vete nuk i besoni dhe bene per te qeshur edhe ata mjeranet qe po ju degjonin ne seance.
“Krenaria” e mashtrimit Rilindas: per paga, pensione, ndihme ekonomike, aftesine e kufizuar, papunesine, ish te perndjekurit politike dhe demshperblimin e pronareve, viti 2019 rezulton te jete 39% me e larte sesa 2013.
FAKTI: transfertat buxhetore per keto shtresa ne vitin 2019 jane vetem 21% me te larta sesa ato te vitit 2013.
Per “KRENARINE” e folesit te sotem, i kujtojme qe shtresat qe permendi ne fjalen e tij, jane perfaqesues te shtresave te varfera te shoqerise, jane ata qytetare te vendit qe ato dy leke qe i jep qeveria “krenare” i cojne pothuajse te gjitha per te blere ushqimet baze per te mbajtur frymen gjalle.
FAKTI: sipas INSTAT, cmimet e ushqimeve jane rritur me 26% gjate kesaj periudhe.
Pra e thene thjesht dhe qarte: keta “KRENARET” te japin 21% me shume transferte nga buxheti shtetit qe mbushet nga taksapaguesit per te blere ushqime 26% me te shtrenjta.
Dhe me lart folem vetem per shporten e ushqimeve, pasi nese permendim edhe cmimin e rritur te energjise pasi hoqet me “krenari” fashen mbrojtese prej 300kë, apo cmimin e rritur te ujit me 44% vetem ne Tiranen e depozitave 24-oreshe, apo cmimin e karburantit te rritur me 240 leke/liter, apo shume e shume taksa e tarifa te tjera te rritura “krenarisht” nga ju, varferia e shqiptareve thellohet akoma edhe me shume.
Per borxhin me mire mos flisni, se cdo shqiptar (perfshire edhe shtresat lart) ka aktualisht nje borxh per fryme 1100 euro me te larte sesa 7 vite me pare, borxh i marre teresisht per fasada, shpenzimet tuaja te luksit dhe tenderat & koncesionet per miqte e shoket e oborrit qeveritar.
Shifrat jane kokeforta…kujdes kur genjeni me to.
Ndersa persa i perket vleresimit nga qytetaret me vote, mos kini frike, e afert eshte ajo dite dhe ska skeme apo taktike tju shpetoje nga ndeshkimi i merituar.

The post “Jam krenar që jam pjesë e Rilindjes”,Teliti i përgjigjet Beqjas:“Krenaria” e mashtrimit Rilindas, për paga, pensione, ndihmë ekonomike appeared first on 55 News.

]]>
Dorian Teliti:Mashtrim pas mashtrimi, ‘Ramavirusi’ nuk ka prezantuar asnjë plan për ekonominë https://55news.al/politike/dorian-teliti-mashtrim-pas-mashtrimi-ramavirusi-nuk-ka-prezantuar-asnje-plan-per-ekonomine/ Wed, 15 Jul 2020 08:53:40 +0000 https://new.55news.al/?p=167971 Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti ka publikuar sot në rrjetet sociale një video ku shkruan se liston mashtrimet e kryeministrit Rama lidhur me planin për ekonominë e vendit. “Gënjeshtër pas gënjeshtre, mashtrim pas mashtrimi, 1 muaj pas premtimeve të bujshme, RAMAVIRUSI nuk ka prezantuar asnjë plan për ekonominë. Vetëm […]

The post Dorian Teliti:Mashtrim pas mashtrimi, ‘Ramavirusi’ nuk ka prezantuar asnjë plan për ekonominë appeared first on 55 News.

]]>
Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti ka publikuar sot në rrjetet sociale një video ku shkruan se liston mashtrimet e kryeministrit Rama lidhur me planin për ekonominë e vendit.

“Gënjeshtër pas gënjeshtre, mashtrim pas mashtrimi, 1 muaj pas premtimeve të bujshme, RAMAVIRUSI nuk ka prezantuar asnjë plan për ekonominë. Vetëm koncesione korruptive dhe vizatime në 3D.” shkruan Teliti në statusin që shoqëron videon me deklaratat e kryeministrit Edi Rama.

The post Dorian Teliti:Mashtrim pas mashtrimi, ‘Ramavirusi’ nuk ka prezantuar asnjë plan për ekonominë appeared first on 55 News.

]]>
Eurobondi 650 mln euro/ Teliti: Propaganda e Ramës se tregjet na besuan, një mashtrim më shumë në thesin e të pavërtetave https://55news.al/politike/eurobondi-650-mln-euro-teliti-propaganda-e-rames-se-tregjet-na-besuan-nje-mashtrim-me-shume-ne-thesin-e-te-pavertetave/ Wed, 10 Jun 2020 19:08:05 +0000 https://new.55news.al/?p=164436 Dorian Teliti, shefi i Kabinetit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratikem duke komentuar Eurobondin 650 milion euro të marrë së fundmi nga qeveria Rama e ka cilësuar si propagandë deklaratën e këtij të fundit se ‘Tregjet na besuan, duke na konsideruar me risk zero’ ‘Propaganda: Tregjet na besuan, na kane konsideruar me risk zero. Realiteti: […]

The post Eurobondi 650 mln euro/ Teliti: Propaganda e Ramës se tregjet na besuan, një mashtrim më shumë në thesin e të pavërtetave appeared first on 55 News.

]]>
Dorian Teliti, shefi i Kabinetit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratikem duke komentuar Eurobondin 650 milion euro të marrë së fundmi nga qeveria Rama e ka cilësuar si propagandë deklaratën e këtij të fundit se ‘Tregjet na besuan, duke na konsideruar me risk zero’

‘Propaganda: Tregjet na besuan, na kane konsideruar me risk zero.

Realiteti: Nje mashtrim me shume ne thesin e madh te te pavertetave. Treguesi i besimit te tregjeve ka nje emer, quhet “risk spread” (marzhi i rrezikut). Sa me i larte “risk spread” aq me i ulet eshte besimi i tregjeve ndaj ekonomise dhe financave te vendit

FAKTI: Eurobondi i dy diteve me pare pati nje “risk spread” prej 3.77%, nderkohe qe dy vite me pare ishte 2.91% (ne eurobondin e 2018), me pak fjale renie e ndjeshme e besimit.

Propaganda: Tregjet na dhane mundesine te financojme ekonomine.

Realiteti: Nje gje eshte e sigurt, qe tashme nuk do kete nevoje Rama e qeveria e tij te shkurtojne 100 milione eurot e pagesave te ketij viti per PPP apo shpenzimet e tyre te luksit.

Fakti: Vetem sot, per te “festuar” eurobondin, u paguan mbi 1 milione euro per Inceneratorin e Fierit, nderkohe per paketat ekonomike u paguan 4 here me pak.

Konkluzioni: Imagjinojeni cdo te behet me parate e marra borxh ne emer te shqiptareve te cilat fatkeqesisht do te shpenzohen per miqte e Ramavirusit’

The post Eurobondi 650 mln euro/ Teliti: Propaganda e Ramës se tregjet na besuan, një mashtrim më shumë në thesin e të pavërtetave appeared first on 55 News.

]]>
“‘Korona-ekonomia’ do vrasë më shumë”, Teliti: Vendi do kalonte krizën nëse zbatohej plani i PD https://55news.al/politike/korona-ekonomia-do-vrase-me-shume-teliti-vendi-do-kalonte-krizen-nese-zbatohej-plani-i-pd/ Wed, 29 Apr 2020 13:03:42 +0000 https://new.55news.al/?p=158453 Teksa vendi ynë po përballet me momente të vështira për shkak të pandemisë, ku ende shumë biznese rezultojnë të mbyllura, këshilltari për Ekonominë në PD, Dorian Teliti deklaron se qeveria duhet t’ju vijë në ndihmë sektorëve që kanë nevojë. Në një intervistë për ‘News24’ Teliti tha se paketat ekonomike të qeverise janë tërësisht të pamjaftueshme […]

The post “‘Korona-ekonomia’ do vrasë më shumë”, Teliti: Vendi do kalonte krizën nëse zbatohej plani i PD appeared first on 55 News.

]]>
Teksa vendi ynë po përballet me momente të vështira për shkak të pandemisë, ku ende shumë biznese rezultojnë të mbyllura, këshilltari për Ekonominë në PD, Dorian Teliti deklaron se qeveria duhet t’ju vijë në ndihmë sektorëve që kanë nevojë. Në një intervistë për ‘News24’ Teliti tha se paketat ekonomike të qeverise janë tërësisht të pamjaftueshme dhe se propozimet e PD për këtë situatë do të nxirrnin vendin nga kriza.

Mes të tjerash ai tha se PD ishte e para që ngriti shqetësimet për rrezikun që i kanoset fasoneve apo dhe call-centre, të cilat duhet të ishin mbyllur për të paktën për një periudhë 4 javore, dhe se bizneset apo dhe familjet, duhet të ndihmoheshin.

Demokrati teksa komentoi deklaratën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që propozonte ulje të pagave dhe pensioneve deri në muajin dhjetor, tha se kjo do të ishte abuzive. Teliti nënvizoi faktin se qeveria ka fonde për të përballur këtë situatë.

“Janë 70 mijë familje që punojnë në fisnori. Janë 760 biznese që punojnë. Pjesa më dërrmuese e tyre janë gra, gra familjare. Pagat në këto fasone janë të ulëta. Ne kemi kërkuar që në momentin e parë të pandemisë, duke qenë se këto biznese janë me shumë njerëz, që të mbylleshin këto biznese, në mënyrë që të mos kemi kontaminim të njerëzve. Vetëm para disa minutash kemi një rast tjetër të një fasonerie këtë afër Tiranës. Nëse një person preket, ai rrezikon dhe persona të tjerë. Fatkeqësisht situata ka dalë jashtë kontrollit. Kostoja ishte 15 milionë euro në muaj. Pse nuk i ka qeveria aq? I ka. Pasi ka 40 mln euro për shërbime luksi dhe për koncesionet. Ka fonde rezervë. Paratë janë dhe gjenden. Nuk kemi para pa fund. Për të menaxhuar 3 muajt e parë të krizës, për t’i ardhur në ndihmë fasonëve, dhe call centreve, biznesit të vogël dhe të madh, konsumatorëve, jua siguroj se me paketën e PD, situata do menaxhohej.”, tha ai.

Këshilltari për Ekonominë në PD, Dorian Teliti tha se ‘korona-ekonomia’ do vrasë më shumë në këtë situatë që ndodhemi.

“Dy paketat që ka ndërmarrë qeveria janë të pjesshme. Ne propozojmë që çdo biznes që ka nevojë për mbështetje minimale. Duhet të mbështetet me fonde buxhetore, pasi ato do të falimentojnë. Do kemi dhe problematika sociale në rritje. Janë 60 mijë familje që nuk kanë të ardhura minimale për të jetuar. A duhet të jetojmë ne një vend që qeveria ka para për oligarkë dhe për tendera sekretë, për abuzimet që bën, po nuk ka para për ti dhënë një pagesë financiare familjeve në nevojë?! Qeveria shqiptare, ministri i njohur i aferave korruptive, Beqaj, propozon ulje të pensioneve dhe pagave. Por t’ju them se nga këta 174 mijë punonjës që ministri propozon që t’i ulë pagat, ato janë punonjës të thjeshtë. Çfarë propozon qeveria? Propozon që nga muaj maj deri në dhjetor, atyre muaj për muaj t’i jepet nga 10 përqind më pak. A mund të jetojnë këta njerëz me aq? Ndërkohë që paguhen kontratat koncensionere dhe bëhen abuzime. Qeveria duhet të tërhiqet pas nga këto masa shkatërruese për konsumin familjar tek familjet e varfra.”, pohoi Teliti.

The post “‘Korona-ekonomia’ do vrasë më shumë”, Teliti: Vendi do kalonte krizën nëse zbatohej plani i PD appeared first on 55 News.

]]>
Teliti: Fatura e korrupsionit 1,3 miliardë euro, KLSH fundos sërish propagandën e Ramës https://55news.al/politike/teliti-fatura-e-korrupsionit-1-3-miliarde-euro-klsh-fundos-serish-propaganden-e-rames/ Fri, 06 Mar 2020 11:15:37 +0000 https://new.55news.al/?p=148705 Nga Dorjan Teliti/ Vetëm gjatë 2019, plot 1.3 miliardë euro është fatura e korrupsionit, vjedhjes, paaftësisë, abuzimit dhe shpërdorimit me fondet dhe pronën publike nga qeveria dhe emisarët e saj në cdo qelizë të administratës publike, të cilët po zhvasin para largimit me turp nga qeveria, gjithcka po u del përpara. Nëse flasim me gjuhë […]

The post Teliti: Fatura e korrupsionit 1,3 miliardë euro, KLSH fundos sërish propagandën e Ramës appeared first on 55 News.

]]>
Nga Dorjan Teliti/

Vetëm gjatë 2019, plot 1.3 miliardë euro është fatura e korrupsionit, vjedhjes, paaftësisë, abuzimit dhe shpërdorimit me fondet dhe pronën publike nga qeveria dhe emisarët e saj në cdo qelizë të administratës publike, të cilët po zhvasin para largimit me turp nga qeveria, gjithcka po u del përpara.

Nëse flasim me gjuhë të thjeshtë për të kuptuar dëmin e shkaktuar, kjo keq-qeverisje i ka kushtuar vetëm vitin e kaluar cdo familje shqiptare mbi 1900 euro/vit ose 160 euro/muaj.
Pasi ua bleu votat shqiptarëve, kjo qeveri ua merr me dhjetëra fish përmes korrupsionit, vjedhjes dhe paaftësisë.

Po cfarë do mund të bëhej me 1.3 miliardë euro?
Do mund të dy-fishohesin pensionet.
Ose do mund të tre-fishohesin investimet publike, aq të nevojshme në rrugë, ujësjellësa, shkolla, spitale e qëndra shëndetësore, bujqësi, etj.
Pse jo, do mund të përmbyllej plotësisht dëmshpërblimi i ish të përndjekurve politikë dhe njëkohësisht të katër-fishohej fondi për ndihmën ekonomike & aftësinë e kufizuar.

 

Edi Rama dhe qeveria e tij, nuk kanë punuar asnjë ditë për shqiptarët. Të vetmit që kanë përfituar kanë qenë miqtë e tyre të afërt, klientelistë e oligarkë, të cilëve ua ka dhënë me përqindje pasurinë publike përmes, tenderave, licencave, koncensioneve, PPP, etj. Në 6 vite kjo qeveri ka shkaktuar dëme, korrupsion dhe abuzime marramendëse, duke arritur në mbi në 6 miliardë euro (mbi 9 mijë euro për cdo familje shqiptare).

Shqiptarët nuk duhet të ikin nga vendi, por nevojitet që të gjithë bashkarisht të largojnë shkaktarin e varfërisë së tyre.
Partia Demokratike është në krah të shqiptarëve. Bashkë do të clirojmë vendin nga grabitësit e pasurisë publike dhe abuzuesit e së tashmes dhe të ardhmes tonë.

The post Teliti: Fatura e korrupsionit 1,3 miliardë euro, KLSH fundos sërish propagandën e Ramës appeared first on 55 News.

]]>
Në buxhet mungojnë 260 mln dollarë, Teliti: Kjo është KÇK më e rrezikshme https://55news.al/politike/ne-buxhet-mungojne-260-mln-dollare-teliti-kjo-eshte-kck-me-e-rrezikshme/ Thu, 20 Feb 2020 11:20:08 +0000 https://new.55news.al/?p=145945 Eksperti i çështjeve ekonomike, njëkohësisht shefi i kabinetit të kreut të PD-së, Dorian Teliti skruan se qeveria Rama ka dështuar totalisht me ekonominë. Sipas tij, për vitin 2019 në arkën e shtetit mungojnë 260 milionë dollarë. Reagimi i plotë i Dorian Telitit: Edi Rama ka dështuar plotësisht me ekonominë. Në fund të qeverisjes së tij […]

The post Në buxhet mungojnë 260 mln dollarë, Teliti: Kjo është KÇK më e rrezikshme appeared first on 55 News.

]]>
Eksperti i çështjeve ekonomike, njëkohësisht shefi i kabinetit të kreut të PD-së, Dorian Teliti skruan se qeveria Rama ka dështuar totalisht me ekonominë.

Sipas tij, për vitin 2019 në arkën e shtetit mungojnë 260 milionë dollarë.

Reagimi i plotë i Dorian Telitit:

Edi Rama ka dështuar plotësisht me ekonominë. Në fund të qeverisjes së tij kundër interesit publik, ai e ka thelluar gropën e vjedhjes, plaçkitjes dhe skamjes për qytetarët. As të dhënat zyrtare të sapopublikuara nuk e fshehin dot këtë.

Për vitin 2019 mungojnë 260 milionë dollarë në arkën e shtetit. 190 milionë prej tyre mungojnë në dogana dhe tatime, treguesi më i qartë se korrupsioni dhe evazioni fiskal janë në nivele skandaloze.

260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit nga vjedhja e qeverisë së Edi Ramës në çdo qelizë së saj, janë një shumë e përafërt me grantet e ofruara në Konferencën e Donatorëve.

Korrupsioni dhe paaftësia janë arsyeja pse këto 260 milionë dollarë nuk mblidhen dot dhe në vend që të shkojnë për rritje pagash, për rritje pensionesh, për shërbim më të mirë shëndetësor dhe shkolla më të mira, gllabërohen nga pushtetarë grabitqarë.

Këta që na vjedhin me një dorë 260 milionë dollarë janë banda më e rrezikshme e KÇK-së.

The post Në buxhet mungojnë 260 mln dollarë, Teliti: Kjo është KÇK më e rrezikshme appeared first on 55 News.

]]>
Ndihmat për tërmetin e 26 Nëntorit/ Teliti: 1,15 mld euro nuk janë dhuratë, mbi 70% janë borxhe https://55news.al/politike/ndihmat-per-termetin-e-26-nentorit-teliti-1-15-mld-euro-nuk-jane-dhurate-mbi-70-jane-borxhe/ Tue, 18 Feb 2020 15:21:04 +0000 https://new.55news.al/?p=145597 drejtori i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti ka komentuar situatën pas Konferencës së Donatorëve, zhvilluar dje në Bruksel. Sipas ekspertit të financave,  rreth 70% e 1,15 miliardë eurove janë borxh dhe jo dhuratë. “Vlera prej 1,15 miliardë nuk është dhuratë.  Mbi 70% e saj është borxh.  Çdo dhuratë është e mirëpritur. Kur mund të […]

The post Ndihmat për tërmetin e 26 Nëntorit/ Teliti: 1,15 mld euro nuk janë dhuratë, mbi 70% janë borxhe appeared first on 55 News.

]]>
drejtori i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti ka komentuar situatën pas Konferencës së Donatorëve, zhvilluar dje në Bruksel.

Sipas ekspertit të financave,  rreth 70% e 1,15 miliardë eurove janë borxh dhe jo dhuratë.

“Vlera prej 1,15 miliardë nuk është dhuratë.  Mbi 70% e saj është borxh.  Çdo dhuratë është e mirëpritur. Kur mund të disbursohen këto grante, që nuk bëhet as për një javë e as për një muaj. Duhen projekte konkrete. Ka procedura tejet të komplikuara dhe zgjasin me muaj dhe vite. Në rastin më të mirë zgjasin 1 deri 2 vite. Paratë nuk kanë ardhur ende dhe nga kalimi nga fjalët te puna është në mes një lum i madh”, u shpreh Teliti.

Sipas tij, nuk mund të marrim më kredi pa ulur borxhin publik. Ndërsa shtoi se puna në ndihmë të qytetarëve të dëmtuar duhej të kishte nisur me kohë pa pritur ardhjen e ndihmave.

“Këto janë kredi të buta dhe Rama e shpalli si fitore. Kredinë e butë nuk e ka shpikur as Rama, as Berisha dhe as Basha. Ka 30 vite që Shqipëria ka mundësi të marrë kredi të buta. Të prezantohesh para publikut shqiptar si hero mundësinë që të japin ndërkombëtarët për të marrë kredi me interes të ulët, është nonsens dhe e pakuptueshme. Paratë nuk vijnë për kryeministrat, por për ata që janë të prekur nga tërmeti. Kjo ka ndodhur edhe me Italinë, edhe me Francën, edhe me Turqinë, që janë shtete më të fuqishme se ne. Nuk është risi kjo që ka ndodhur. Ajo që duhet bërë tani është puna për njerëzit. Qytetarët shqiptarë nuk do ti shohin as për një javë, as për një muaj këto para. Në rastin më të mirë në vitin 2021, ose edhe në vitin 2022. Pjesën dërrmuese të dëmeve të tërmetit do ti paguajmë ne”, shtoi Dorian Teliti. 

The post Ndihmat për tërmetin e 26 Nëntorit/ Teliti: 1,15 mld euro nuk janë dhuratë, mbi 70% janë borxhe appeared first on 55 News.

]]>
PD takime në Rrogozhinë, Teliti: Në krah të biznesit me taksa të ulta https://55news.al/politike/pd-takime-ne-rrogozhine-teliti-ne-krah-te-biznesit-me-taksa-te-ulta/ Thu, 26 Dec 2019 12:31:32 +0000 https://new.55news.al/?p=136686 Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime në Rrogozhinë me biznesin lokal. “ Në momentin që do të marrim drejtimin e punëve do të jemi vetëm në krah të biznesit. Taksa të ulëta, çmim të ulët të energjisë, pa TVSH, pa tatim fitim për çdo biznes që bën xhiro deri në 140 mijë dollarë në […]

The post PD takime në Rrogozhinë, Teliti: Në krah të biznesit me taksa të ulta appeared first on 55 News.

]]>

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime në Rrogozhinë me biznesin lokal.

“ Në momentin që do të marrim drejtimin e punëve do të jemi vetëm në krah të biznesit. Taksa të ulëta, çmim të ulët të energjisë, pa TVSH, pa tatim fitim për çdo biznes që bën xhiro deri në 140 mijë dollarë në vit, do paguash vetëm 0.5% të xhiros, bëre 20 milionë lek xhiro në vit, do paguash 40 mijë lek të vjetra”, u deklarua gjatë takimeve të shefit të kabinetit në PD, Dorian Teliti.

Ja njoftimi

Rrogozhina është pasqyra e varfërisë dhe e zbrasjes së Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Tregtarët dëshmojnë për rënie drastike të konsumit. “Kam bërë vetëm 2 mijë lekë të vjetra xhiro”- I tha një zonjë përfaqësuesve të një prej grupeve të grupeve të PD, të cilët janë prej dy javësh në takime intensive me biznesin, në të gjithë Shqipërinë.

“Kam shitur vetëm një palë atlete 10 mijë lekë të vjetra”- tha një tregtar tjetër, ndërsa pronari i një furre buke u shpreh se shitjet janë përgjysmuar vitin e fundit” dhe bizneset po mendojnë edhe mbylljen e tyre. Në një market zonjë zonjë u shpreh se krahasuar me vjet, rënia e xhiros është gati pesëfish, duke dëshmuar për një situatë të rëndë ekonomike, me konsum në rënie dhe fuqi blerëse të pakët.

Përfaqësuesi i PD-së, Dorian Teliti i inkurajoi bizneset të rezistojnë dhe t’i bashkohen Partisë Demokratike me votë për të ndryshuar për mirë jetën e tyre.

“ Në momentin që do të marrim drejtimin e punëve do të jemi vetëm në krah të biznesit. Taksa të ulëta, çmim të ulët të energjisë, pa TVSH, pa tatim fitim për çdo biznes që bën xhiro deri në 140 mijë dollarë në vit, do paguash vetëm 0.5% të xhiros, bëre 20 milionë lek xhiro në vit, do paguash 40 mijë lek të vjetra. Kaq do të jetë detyrimi yt. Pjesën tjetër, çfarë do të fitosh do ta shpërndash brenda familjes tënde, të rrisni mirëqenien dhe të paguash rrogat e punonjësve që do të merrni këtu. Çmimi i energjisë do të ulet deri në masën 40% në varësi të llojit të biznesit, çmimi që do të lëvizë do të ulet nga -20% deri në -40%. Është e vetmja mënyrë për t’i ardhur në ndihmë biznesit. Kjo ditë do të vijë kur të gjithë ne me votë të ndershme t’i themi mirupafshim këtij kryeministri i cili mendon vetëm për oborrin e tij dhe për shokët e tij. Këtij kryeministri që nuk e vret mendjen se ti ke shitur vetëm një palë këpucë sot 1000 lekë të vjetra, por një kryeministri që e vret mendjen si të shpërndajë vitin e ardhshëm 150 milionë dollarë për 12 veta. Ju do të jeni më të fuqishëm, ju do të paguani më shumë rroga për punonjësit tuaj, ju do të jeni më të mirëqenë, ju do të konsumoni”.

 

The post PD takime në Rrogozhinë, Teliti: Në krah të biznesit me taksa të ulta appeared first on 55 News.

]]>
Teliti: “Biznesi i prekur nga tërmeti është lënë në mëshirë të fatit” https://55news.al/politike/teliti-biznesi-i-prekur-nga-termeti-eshte-lene-ne-meshire-te-fatit/ Mon, 23 Dec 2019 14:34:14 +0000 https://new.55news.al/?p=136154 Eksperti i ekonomisë në radhët e Partisë Demokratike Dorjan Teliti shkruan në “Facebook” se ka vizituar biznese në Kombinat, të cilët janë lënë në harresë, edhe pse janë dëmtuar nga tërmeti. Teliti thekson se shteti duhet të ndihmojë qytetarët, të anulohen koncesionet e paratë të shkojnë për ata biznese, që janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore. […]

The post Teliti: “Biznesi i prekur nga tërmeti është lënë në mëshirë të fatit” appeared first on 55 News.

]]>
Eksperti i ekonomisë në radhët e Partisë Demokratike Dorjan Teliti shkruan në “Facebook” se ka vizituar biznese në Kombinat, të cilët janë lënë në harresë, edhe pse janë dëmtuar nga tërmeti.

Teliti thekson se shteti duhet të ndihmojë qytetarët, të anulohen koncesionet e paratë të shkojnë për ata biznese, që janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Dorjan Telitit:

Sot bashkë me Cimin, Flamurin dhe Dashin, gjatë një takimi me një biznes të madh në zonën e Kombinatit në Tiranë, u përballëm me një sërë shqetësimesh që fillojnë që nga harresa totale e shtetit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, te detyrimi per respektimin e afateve për kontratat e firmosura e deri te pagesat e detyrimeve në zyrat e tatim&taksave.

Në kushtet kur biznesi po përballet me situatën e menaxhimit të dëmeve të tërmetit, punonjësit janë larguar për shkak se u janë dëmtuar shtëpitë dhe nuk vijnë dot në punë. Transporti i tyre nga këto vendqëndrime larg punës është kosto shtesë për biznesin, të cilit po i shterojnë të gjitha opsionet për mbijetesë në treg.

 

Drejtuesi i këtij biznesi, Dashamir Brari, thotë se e ka shumë të vështirë vijimësinë e punës me këto kushte dhe kërkon mbeshtetjen e shtetit, të këtij shteti që i ka paguar rregullisht taksat për plot 20 vite.

Ashtu si cdo ditë takimesh në terren me biznesin e madh, cdokush shprehet se paketa emergjente me 5 pika e Partisë Demokratike & Opozitës së Bashkuar, i gershetuar edhe me implementimin e taksës së sheshtë 9%, uljen deri në 40% të cmimit të energjise elektrike, heqjen e taksës Rama mbi karburantet,etj, për ti ardhur në ndihmë biznesit të prekur nga tërmeti dhe jo vetëm, është rruga e vetme dhe e sigurtë për të qëndruar në punë e për të mos shpallur falimentin.

Partia Demokratike është në krah të biznesit dhe këto propozime konkrete janë tërësisht për tu mundësuar atyre vijimësinë e aktivitetit ekonomik.

Reflektimi dhe zbatimi i këtij plani është tashmë domosdoshmëri, pasi biznesi privat është zemra e funksionimit të ekonomisë në vend.

Për të mos u kthyer në një ekonomi të falimentuar, inplementimi i kësaj pakete është tashmë emergjencë kombëtare.

The post Teliti: “Biznesi i prekur nga tërmeti është lënë në mëshirë të fatit” appeared first on 55 News.

]]>
PD: Rama, koncesion trafikantit të drogës https://55news.al/politike/pd-rama-koncesion-trafikantit-te-droges/ Tue, 22 Oct 2019 10:07:14 +0000 https://new.55news.al/?p=124580 Partia Demokratike ka denoncuar gjatë ditës së sotme dhënjën me koncesion të Kepit të Rodonit dhe portit të Sarandës “Rama i jep me koncesion krimit dhe oligarkëve portin e Kepit të Rodonit dhe të Sarandës. Vendimet janë korruptive dhe klienteliste”, deklaroi në një dalje publike shefi i kabinetit në PD Dorian Teliti. “Kapja e shtetit […]

The post PD: Rama, koncesion trafikantit të drogës appeared first on 55 News.

]]>

Partia Demokratike ka denoncuar gjatë ditës së sotme dhënjën me koncesion të Kepit të Rodonit dhe portit të Sarandës

“Rama i jep me koncesion krimit dhe oligarkëve portin e Kepit të Rodonit dhe të Sarandës. Vendimet janë korruptive dhe klienteliste”, deklaroi në një dalje publike shefi i kabinetit në PD Dorian Teliti.

“Kapja e shtetit nga krimi dhe oligarkët është arsyeja kryesore që Shqipëria është jashtë Bashkimit Europian”.

“Europa do ta refuzojë Ramën derisa ne ta largojmë nga pushteti dhe t’u  kthejmë njerëzve qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha ai.

Ja deklarata e plotë, Partisë Demokratike, Dorian Teliti:

Në kohë krize, në kohë tërmetesh, në kohë negociatash, në çdo kohë, Edi Rama nuk e ndal vjedhjen e Shqipërisë.

Javën e shkuar në Bruksel, Bashkimi Europian diskutonte për hapjen e negociatave, kurse në Tiranë Edi Rama i dha me koncesion krimit dhe oligarkëve dy pasuri të mëdha strategjike të Shqipërisë: portin e jahteve në Kepin e Rodonit dhe portin e Sarandës.

Të dyja këto koncesione u dhanë me tendera fallco, ku pati vetëm një ofertë, nga personat me të cilët Rama kishte bërë pazaret që më parë.

Kepin e Rodonit ia ka dhënë për 35 vjet Roland Ziut, i njohur nga mediat si trafikant ndërkombëtar droge. Prej vitesh ky trafikant është lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës. Para pak kohe, Erion Veliaj i dha atij koncesionin e terminalit jugor të transportit. Në këtë koncesion trafikanti i drogës i shndërruar në biznesmen pranë qeverisë, është bashkë me kompaninë R&T, e Renis Tërshanës.

Koncesioni i Portit të Sarandës i është dhënë për 30 vjet dyshes Kastrati-Dulaku. Kastrati është oligarku më i ngushtë i Edi Ramës, që ka marrë koncesion 400 milionë euro të Rrugës së Kombit, furnizon ekskluzivisht prej 6 vjetësh me karburant qeverinë dhe ka përfituar leje ndërtimi në zonat e gjëlbërta të Tiranës.

Porti i Sarandës i ishte dhënë më qira për 20 vjet kompanisë së biznesmenit Artan Dulaku dhe nuk dihet sesi qiraja u kthye në koncesionin Dulaku-Kastrati.

Vendimet për të dhënë me koncesion dy pika të rëndësishme të pasurisë dhe sigurisë kombëtare tek krimi dhe oligarkët e Edi Ramës janë pazare të paracaktuara. Për to nuk pati garë reale, kompanitë e huaja u përjashtuan de facto, koha e plotësimit të dokumentacionit ishte shumë e shkurtër, duke eliminuar konkurrencën dhe duke i shndërruar vendimet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në vendime korruptive dhe klienteliste.

Kapja e shtetit nga krimi dhe oligarkët është arsyeja kryesore që Shqipëria është jashtë Bashkimit Europian. Europa ka 6 vjet që e refuzon Ramën dhe krimin e tij. Europa do ta refuzojë atë deri sa ne ta largojmë nga pushteti dhe t’u  kthejmë njerëzve qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

The post PD: Rama, koncesion trafikantit të drogës appeared first on 55 News.

]]>