Ad imageAd image

Kujdes! Veprimet që mund t’ju bllokojnë iPhonen tuaj

2 min lexim

Pronarët e iPhonëve paralajmërohen që të kenë kujdes nga një koleksion i ikonave të cilat mund t’ua bllokojnë telefonat e tyre.

Kushdo që merr këto karaktere, është në rrezik sepse nëse klikoni mbi ta aplikacioni i mesazheve që e përdorni do t’ju bllokohet.

Virusi “Pika e Zezë” punon ngjashëm me virusin “text bomb” të Whatsappit i cili fatkeqësisht ua shkatërroi Ditën Publike të Pushimit (Bank Holiday) disa njerëzve këtë javë në Britani të Madhe, shkruan “Metro.co.uk”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në tekst shfaqet emotikoni në formë të një “rrethi të zezë mesatar” në mes të simboleve “<” dhe “>”, me një ikonë të vogël të gishtit tregues drejtuar kah kjo vrimë e zezë me pamje ogurzi.

Nëse e klikoni atë kur vjen si njoftim, aplikacioni të cilin e përdorni për mesazhe do t’ju bllokohet dhe nuk do të mund ta rregulloni derisa ta riinstaloni.

“Boom, nëse e klikoni atëherë aplikacioni juaj i mesazheve do të bllokohet dhe do të qëndrojë ashtu për një kohë të pacaktuar”, thotë kanali i njohur në YouTube, EverythingApplePro.

Ky kanal i njohur në YouTube thotë se virusi ka prekur iPhone X-in dhe iPhone 8-shin.

Virusi “Pika e Zezë” e bllokon telefonin sepse është e mbushur me karaktere të padukshme të cilat me sa duket ngarkohen në telefon pa ndalë dhe kështu vënë presion masiv në procesorin e tij, përcjell Koha.net.

Megjithatë, Apple pritet ta rregullojë këtë në përditësimin e ardhshëm. Dërgimi i tekstit “vdekjeprurës”, po ashtu, kërkon një kohë të gjatë, që do të thotë se disa njerëz mund të mërziten duke provuar t’i bezdisin miqtë e tyre.

Ndani këtë artikull