Ad imageAd image

Një “sekretar personal” robot

1 min lexim

Sekretari personal nuk është më privilegj i shefave dhe zyrtarëve të lartë. Teknologjia e lartë tashmë ia mundëson gjithkujt, prej muajit të ardhshëm me një çmim prej mbi 1500 dollarësh.

Është fjala për këtë robot të quajtur Temi, i prezantuar në panairin e elektronikës në Berlin. Përmes komandave zanore, roboti mund të të ndjekë kudo, nëpër shtëpi ose në zyrë, duke të mundësuar t’i përgjigjesh thirrjeve me video e ato me zë.

Mund të të ndjekë nga pas me muzikën e preferuar e të komandohet edhe përmes smartfonëve në distancë, duke e dërguar aty ku ke nevojë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ka të njejtët funksione si asistenti vokal i smartfonëve të tipit Siri tek Ajfonët, ndaj dhe konsiderohet si një aparat celular me rrota.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull