Ad imageAd image

Rama tregon se ku është ‘zhdukur’: Po ‘punoj’ për KÇK-në!

2 min lexim

Gjatë ditëve të fundit në disa media janë hedhur pyetje retorike; se ku “është zhdukur” kryeministri Edi Rama, i cili ka anuluar kohët e fundit pjesëmarrjen në disa takime e aktivitete të rëndësishme.

Duket se shqetësimi ka arritur kulmin ditën e sotme, kur Rama ka munguar edhe në një aktivitet të rëndësishëm siç ishte ai me Partinë Socialiste të Tiranës, ‘Ti Zgjedh’, nga i cili do të dalin delegatët për kongresin e 16 Nëntorit.

Kanë qenë pikërisht artikujt në media të ndryshme dhe mungesa e sotme në aktivitetin e PS-së, Tiranë, edhe arsyeja që duket se e ka detyruar Edi Ramën, që nëpërmjet një shënimi në Twitter, të tregojë se përse nuk ka qenë aq shumë prezent publikisht, siç edhe jemi mësuar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Rama lë për të kuptuar se është në hall me daljet e tij publike: ‘Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava’.

Gjithsesi ai tregon se po bëhet gati që ditën e sotme të niset për në qytetin e Ohrit, ku do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për çështjen e Mini-Shengenit ballkanik.

Ndërkohë “zhdukjet” publike të shumëpërfolura gjatë ditëve të fundit, ai i ka justifikuar me ngarkesën që ka pasur duke u marrë me projektin që ka prezantuar së fundmi për të zhdukur organizatën,  KÇK, (Kap ça të kapësh).

“Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër. Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK. Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale”, shkruan Rama sot në faqen e tij në Twitter.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull