Ad imageAd image

Raporti i tre mujorit/ Pas skandalit Facebook rrit numrin e përdoruesve

2 min lexim

Pas skandalit të të dhënave që Cambridge Analytica nxorri per Facebook shumë përdorues mbyllën llogaritë e tyre po ashtu edhe nga rregullatorët por sipas raportit të tremujorit, kjo gjë nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh te shpenzimet e reklamuesve.

Rezultati i tremujorit tregoi se fitimi është rritur me 63% dhe ka një shtim të madh të përdoruesve. Pasi theu projeksionet e Ëall Street,  aksioni i FB u rrit me 7.1% në 171 dollarë,  duke kompensuar rënien që nisi në muajin Mars me skandalin e marrjes së të dhënave nga Cambridge Analytica.

Fitimi i Facebook theu projeksionet, ndërkohë që rritja me 49% e të ardhurave tejkaloi rritjen me 39% të shpenzimeve. Biznesi i reklamave në celularë u rrit prej iniciativës për të shtuar më shumë përmbajtje në video.

- reklamë -
Ad imageAd image

Facebook deklaroi se numri i përdoruesve aktiv mujor u rrit në 2.2 miliardë gjatë tremujorit të parë, rritje me 13% nga e njëjta periudhë një vit më parë.   Rezultati përbën lajm pozitiv për rrjetin më të madh social në botë, në një kohë të titujve negativ mbi kompaninë mbi dhënien e informacionit personal. Facebook ka rritur shpenzimet për të siguruar që të mos shkaktohet panik te përdoruesit nga skandalet. Kreu i Financave, David Ëehner ka thënë se shpenzimet këtë vit do të rriten në mbi 50% dhe se pjesa më e madhe do të jetë për sigurinë, përfshirë identifikimin e llogarive false dhe heqjen e videove me përmbajtje dhune.

Facebook bëri të ditur se në fund të tremujorit të parë punësonte 27,742 persona, apo 48% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.   Hera e fundit që aksionet e Facebook rriten sipër 7%-shit ishte përpara dy vite.  Fitimi i pashpërndarë u rrit në 4.99 miliardë dollarë apo në 1.69 dollarë për aksion, nga $1.04 që ishte një vit më parë.

Ndani këtë artikull