Ad imageAd image

Samsungu synon të prodhojë së paku 1 milion telefona të palosshëm

1 min lexim

Gjiganti jug-korean i teknologjisë, Samsung, javën e kaluar ka prezantuar telefonin e shumëpritur të palosshëm me ekran Infinity Flex në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve.

Gjatë prezantimit, nënkryetari i presidentit të Samsungut për marketing, Justin Dennison, ka thënë se ky telefon i parë i palosshëm do të shkojë në prodhim masiv “në muajt e ardhshëm”.

Siç raporton Yonhap News, kreu i Samsungut, D J Koh ka thënë gjatë konferencës se kompania do të prodhojë së paku 1 milion njësi të këtij telefoni dhe nëse tregu do të përgjigjet mirë, atëherë Samsungu do të prodhojë edhe më shumë, shkruan phonearena, transmeton Koha.net.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjithashtu, Samsung thotë se këtë telefon do ta lansojë globalisht në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Telefoni i ri i palosshëm, i cili transformohet nga tableti 7.8-inçësh në telefon 4-inçësh, përmban specifika të teknologjisë së fundit dhe çmimi i tij do të jetë 1290 dollarë, 1435 dollarë dhe 1865 dollarë – varësisht nga modeli.

Deri tani, ky telefon është në dispozicion për para-porositje vetëm në Kinë dhe do të fillojë të shpërndahet muajin e ardhshëm.

Ndani këtë artikull