Ad imageAd image

Saturni “merr fronin”, planeti me më shumë hëna

1 min lexim

Saturn i ka zënë vendin Jupiterit si planeti me më shumë hëna, sipas studiuesve amerikanë. Një ekip zbuloi 20 hëna të reja që rrotullohen rreth planetit, duke e çuar numrin total në 82.

Ndërsa Jupiteri ka zbritur në vendin e dytë me 79 Hëna që rrotullohej rreth tij. Hënat u zbuluan duke përdorur teleskopin Subaru në Maunakea, Hawaii.

Secila prej Hënave të zbuluara rishtazi në orbitë rreth Saturnit ka një diametër rreth 5 km. Jupiteri ka qenë planeti me më shumë hëna që nga fundi i viteve 1990.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull