Ad imageAd image

Të “dashurohesh” me një robot

1 min lexim

Global Expo Robot është një nga panairet teknologjike më të mëdha në botë, i cili u mbajt më 20 prill në  Madrit.

Ata që e kanë vizituar kanë parë mes të tjerëve Macco-n. Ky është roboti i parë me morfologji humanoide të krijuar nga Macco Robotic. Falë krahëve të tij dhe një ekrani  të prekshëm dhe me një software specifik, Macco ka aftësinë të përgatisë çdo lloj pije që nga birra, një përzierje, me akull, pa akull, në gotë kristali, kupë ose gotë plastike, ose një martini. Ka një ekran të prekshëm nga ku bëhet porosia, ka një sistem për të marrë pagesën, si para të thata, kartë ose pagesë përmes një smartphoni. Sipërmarrja që e ka krijuar bën pjesë në një program mbështetës të nxitur nga Porche.

Ndani këtë artikull