Ad imageAd image

U arrestua pse ofendoi Ramën në fb/ Berisha: Turp! Rikthim te xhelatët e fjalës së lirë

1 min lexim

Rigels Topi, 30 vjeç nga qyteti i Elbasanit është shoqëruar që prej ore 23 të mbrëmjes së djeshme nga policia e Elbasanit.

Mësohet se arrestimi i të riut është kryer pasi ky i fundit kishte ofenduar në rrjetin social facebook Kryeministrin Edi Rama.

Familja, e cila pret me ankth daljen e të afërmit të tyre është e shqetësuar pasi nuk i japin asnjë shpjegim. Mësohet se të riut i kanë sekuestruar telefonin.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë sipas të njejtave burime Rigels Topi nuk ka qënë pjesmarrës në asnjë prej protestave te opozitës.

Për rastin ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili e quan një turp dhe rikthim në kohën e diktaturës Hoxhiste. 

“Skizoidi dhe kryesharesi i vendit arreston te rinj se e ofendojne ne FB. Turp! Rikthim tek eterit e tij xhelat te fjales se lire! sb” shkruan ish-kryeministri.

60490986_1273220989505472_5404344652633473024_n.jpg

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull