Ad imageAd image

Durrësi braktiset nga pushuesit

1 min lexim

Moti nuk po i favorizon bizneset që operojnë në zonat turistike.

Në Durrës plazhet janë të boshatisura dhe ka pak pushues në krahasim me vitet e kaluara.

Bizneset që operojnë në zonat turistike të Durrësit janë me sytë nga qielli.

- reklamë -
Ad imageAd image

Moti i paqëndrueshëm ka penalizuar turizmin në këtë fillim sezoni.

Në hotelet dhe restorantet e Durrësit klientët janë të pakët.

Kjo gjendje ka ndikuar negativisht për subjektet private të cilët ishin përgatitur për të pritur pushues.

Nëse kapriçot e motit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, bregdetit durrsak do ti mungojnë frekuentuesit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull