Ad imageAd image

Shembja e banesave në zonën e Unazës së Re, banorët konfliktojnë verbalisht me policinë..

1 min lexim

Sot ka vazhduar aksioni i prishjes së banesave në  zonen e unazes se re .Banorët kundershtojnë forcat e policisë bashkiake dhe forcat “Shqiponja” dhe ku i akuzojnë këta te fundit që po mbrojnë pushtetarët që po u shkatërrojne jetën .

Ka ndodhur një debat verbal mes banorëve dhe punonjësve të policisë.

Banoret policeve: 

- reklamë -
Ad imageAd image

“Skemi pune me ju por me Edi rame edhe Edi Ramen qe po na marri shpirtin. A ke familje ti? A ke shtepi ti? Me te marr djersen e nje jete te tere. “….

Polici: Un po bëj detyrën….

Banori tjeter policit:

“Ca ke me shume se un qe mbron kete padrejtesi qe po behet ndaj nesh. Na keni vu keni vene kemben ne fyt, cfar ka Siria me shume se ne. Vetem uniformen ke me shume se un, edhe femijet na kane emigruar vetem per faj te ketij pushteti te korruptuar. Nuk do iu lejojme te na i prishni shtepite ne qoftese nuk na sillni dokumentat se pse po shemben banesat ne menyre qe ata tiu drejtohen gjykatave per te marr shperblimin e shpronesimit.. Nuk iu lejojme ne asnje menyre pa na sjell dokumentat. Pa njoftim me shkrim ne nuk e lejojme IKMT .”…

Ndani këtë artikull