Ad imageAd image

Rikthehen radhët kilometrike në Kapshticë, ja sa qytetarë lëvizën në 24 orë

1 min lexim

 

Janë rikthyer radhët kilometrike në pikën kufitare të Kapshticës.
Pala shqiptare po punon me 5 sportele, 4 në dalje dhe 1 në hyrje, ndërsa pala greke është duke punuar me 3 sportele.

Radhët e gjata janë krijuar për shkak të situatës së pandemisë dhe kushteve që do të vendosë Greqia nga data 16 gusht, ku do të rikthejë karantinën për udhëtarët. Gjithashtu, shkak për radhët kilometrike është bërë edhe fundjava, si dhe festa greke “Shën Mëria”

- reklamë -
Ad imageAd image

Ne 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 1356 dhe kanë dalë 4518 shtetas të huaj e shqiptarë.

Ndani këtë artikull