Ad imageAd image

SHBA dhuron komplete të tjera testimi, Yuri Kim: Aleatët gjithmonë ndihmojnë

1 min lexim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim njoftoi se SHBA i kanë dhuruar komplete të tjera testimi Shqipërisë për të luftuar COVID-19 si dhe një makinë të automatizuar me qëllim përpunimin sa më shpejt të tyre.

“Aleatët gjithmonë e ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje!” ka theksuar ambasadorja në Twitter.

 
 

Në shënimin e saj, thuhet: “Për të ndihmuar Shqipërinë të kryejë më shumë teste për COVID-19, këtë javë USAID/Albania dhuroi komplete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik dhe në spitalin “Nënë Tereza”, duke sjella numrin e përgjithshëm të testeve të dhuruara nga SHBA për popullin shqiptar në 32,160.

- reklamë -
Ad imageAd image
 
 
 

USAID dhuroi gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar stafin e ISHP-së të përpunojë më shumë teste dhe më shpejt.

 
 

Jemi krenarë që afrojmë këtë mbështetje ndërkohë që bashkësia botërore vazhdon të luftojë këtë sëmundje.”

Ndani këtë artikull