Ad imageAd image

Pse i duhen Ramës 300 m2 në qendër të Tiranës?! Po kujt po ja merr…

2 min lexim

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka bërë një denoncim duke aluduar për përvetësim të tokës në pronësi të Akademisë së Shkencave dhe ia ka kaluar atë ministrisë së Brendshme. 

Ja denoncimi i Dhurata Çupit në FB:

“Për çfarë i duhen Kryeministrit dhe 300 metër katror mu në qendër të Tiranës duke ia hequr Akademisë së Shkencave??!!
Kush mundet ta kuptojë këtë VKM?
Kush e përvetëson këtë sipërfaqe të kërkuar nga Xhafa?
Babëzia për përvetësimin e çdo prone publike ka prekur edhe Akademinë e Shkencave.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pasi morën prona në cdo cep të Tiranës, duke pêrfshirë edhe Teatrin e çdo pronë tjetër shtetërore, përmes projektit grabitqar PPP tashmë radhën e ka Akademia e Shkencave duke i hequr kësaj të fundit nga lista e pronës shtetërore një sipërfaqe prej 297 metër katror të fondit të librave.
Për cfarë i duhet Ministrit te Brendshem, që ka propozuar heqjen e kësaj sipërfaqe nga lista e pronave shtetërore, pikërisht në godinën ngjitur me atë të sallës së seancave plenare?

Asnjë informacion nuk është publikuar, madje as Akademia e Shkencave nuk është vënë në dijeni për këtë akt grabitqar të ambjenteve të saj.
Kjo qeveri përmes PPP nuk po lë më asnjë pronë shtetërore pa e privatizuar e duke ua dhënë miqve të tij, vetëm karrigen e tij në kryeministri mendon se e ka personale dhe nuk e ka nxjerrë në ankand”.
Prandaj zëri i revoltës do të kumbojë me 26 maj në Tiranë në protestën kundër krimit e cdo të keqeje që ka mbjellur kjo qeveri në 5 vitet e fundit”.Vendimi.jpg

Ndani këtë artikull