Ad imageAd image

Takimi i Zuckerberg me Parlamentin Europian do të transmetohet live, ja detajet…

1 min lexim

Një takim i Parlamentit Europian me shefin e “Facebook”, Mark Zuckerberg, ditën e sotme do të transmetohet live, bënë të ditur zyrtarë të lartë Europian.

 

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Zuckerberg kishte kërkuar që ky takim të mbahej me dyer të mbyllura. Presidenti i Parlamentit, Antonjo Tajani, përshëndeti përmes rrjetit social “Twitter” këtë vendim.

“Po presim me padurim takimin dhe jemi të gëzuar që do të transmetohet live”,- u shpreh një zëdhënës i rrjetit social.

Zuckerberg del përballë Parlamentit Europian për të mbrojtur kompaninë e tij të përfshirë në skandale të profilit të lartë si ai i Cambridge Analytica.

Ai do të takohet me Tajanin dhe liderët e partive të Parlamentit Evropian në Bruksel. Gjithashtu të Mërkuren ai do të vizitojë Presidentin Francez Emanuel Makron.

Ndani këtë artikull