Ad imageAd image

Shqiptarët të dashuruar me “Gabi-n”, importohen 2.9 mln kilogram rroba të përdorura

1 min lexim

Shqiptarët vishen tek gabi dhe ky treg është i preferuari i tyre. Të dhënat zyrtare, flasin për sasi të mëdha të importit të veshjeve dhe këpucëve të përdorura.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për pesë muajt e parë të këtij viti, në Shqipëri janë importuar nga jashtë mbi 2.9 milionë kilogramë rroba dhe këpucë të përdorura, atë që rëndom në Shqipëri njihet si “gabi”.

Të dhënat e detajuara tregojnë se në janar 2018 u importuan 563.444 kilogram rroba dhe këpucë të përdorura.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në muajin Shkurt janë importuar 658,067 kilogram, në Muajin Mars 653,955 kilogram, në muajin Prill 592,737 kilogram, ndërsa në 20 ditët e para të muajit Maj, kanë hyrë në Shqipëri 444,004 kilogram rroba të përdorura.

Në total, në 5 muajt e parë të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 2,912,206 kilogramë rroba dhe këpucë të përdorura.

Ndani këtë artikull