Ad imageAd image

Basha pas takimit me prodhuesit e energjisë: Kërkesat e tyre ishin të qarta, pas 25 prillit qeveria do jetë aleate e tyre

2 min lexim

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep një mesazh pas takimit në selinë blu me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshm.

Basha thekson se “kërkesat e prodhuesve të energjisë ishin të qarta: Shqipëria ka nevojë për klimë favorizuese ndaj prodhimit të energjisë në vend, për liberalizim të tregut dhe për bursën e energjisë. I garantova se për 4 vite si kryeministër do të garantoj stabilitet dhe parashikueshmëri për investimet e tyre”.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Mesazhi i plotë i Bashës:

Diskutuam sot me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme programin e Partisë Demokratike për energjinë. 8 vitet e fundit Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën edhe në sektorin e energjisë.

Të gjithë investitorët ishin njëzëri të shqetësuar për rrënimin e klimës së investimeve, ndryshimin e rregullave të lojës, korrupsionin dhe favorizimin e monopoleve. Investimet e huaja në këtë sektor kanë ndalur me ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

 

Kërkesat e prodhuesve të energjisë ishin të qarta: Shqipëria ka nevojë për klimë favorizuese ndaj prodhimit të energjisë në vend, për liberalizim të tregut dhe për bursën e energjisë. I garantova se për 4 vite si kryeministër do të garantoj stabilitet dhe parashikueshmëri për investimet e tyre.

Ndava me sipërmarrësit detaje të planit tonë për energjinë. Ata e vlerësuan këtë plan si një nevojë urgjente për të ringjallur tregun e energjisë dhe për të zbutur kostot për prodhuesit dhe për konsumatorët familjarë. I sigurova përfaqësuesit e Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme se pas 25 prillit, qeveria do të jetë aleate e tyre dhe jo ortake që kërkon të gllabërojë fitimet e tyre.

Më 25 prill, zgjedhja për çdo shqiptar është e qartë: ndryshimi dhe rikthimi i shpresës në çdo fushë të jetës në Shqipëri me planin tonë të punës përballë mbetjes në vendnumëro me Ramën. Unë jam i bindur se më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton

Ndani këtë artikull