Ad imageAd image

Konflikt me armë zjarri në Fushë-Krujë, plagosen dy vëllezër

1 min lexim

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në Fushë- Krujë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezër. Shkak i konfliktit mendohet të jetë një çështje pronësie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.10 tek tregu i Fushë Krujës.

Sipas informacioneve paraprake, E.C., 17 vjeç dhe B.C., 25 vjeç janë dëmtuar me levë pas konfliktit me familjen e S. S. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia e cila ka mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Ndani këtë artikull