Ad imageAd image

PS zyrtarizoi kandidatët për zgjedhjet lokale, Dule ironizon Ramën: Timonieri i madh në paradhomën e fashizmit

1 min lexim

Kreu i PDIU, Vangjel Dule i është drejtuar kryeministrit Rama me anë të një postimi në ‘Twitter’, ku shkruan se me zyrtarizimin e emrave për kryetar bashkie rrënoi zgjedhjet dhe parlamentarizmin.

Dule ironizon Ramën duke e quajtur timonier të madh në paradhomën e fashizmit.

‘Rrënoi zgjedhje dhe parlamentarizëm. Shkon i vetëm “me lavdi” drejt 30 qershorit “për të fituar” të 61 bashkitë. Sot ngriti edhe task force partiake, që do të kujdeset edhe për “rendin dhe sigurinë” ditën e zgjedhjeve. Timonieri i madh në paradhomën e fashizmit’, shkruan Dule.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kujtojmë që kryeministri Rama ka mbledhur gjatë ditës së sotme kryesinë e PS ku zyrtarizoi kandidatët për zgjedhjet lokale të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor.

Ndani këtë artikull