Ad imageAd image

115 familje në Dibë në mëshirë të fatit, nuk ka as mjek për të sëmurët

1 min lexim

Njoftohet se rreth 115 familje në Ternovë të Madhe dhe Terrnovë të Vogël që prej 10 ditësh janë të bllokuara.

Doçi raporton se zona e Gollobordës prej 5 ditëshe është e bllokuar, ndërkohë që banoret bëjnë apel për ndihmë. Po ashtu bëhet e ditur se në fshatin Ostren ka pasur raste të urgjencave shëndetësore, ndërkohë që në zonë mungon mjeku.

Moti i keq me temperatura nën zero dhe reshje dëbore kanë ‘mbërthyer’ prej disa ditësh një pjesë të madhe të vendit, kryesisht zonat veriore dhe ato juglindore.

- reklamë -
Ad imageAd image

Raportohet se disa fshatra në zonën e Dibrës qëndrojnë prej 10 ditësh të bllokuar nga bora, ndërsa rrugët janë të bllokuara. Ndërkohë, probleme paraqiten edhe në qarkun e Elbasanit.

Temperaturat gjatë natës në qarkun e Dibrës kanë shënuar -12 gradë, ndërsa trashësia e dëborës është 70 cm.

Mes të tjerash bëhet e ditur se aksi nacional Peshkopi-Tiranë në disa segmente kalohet me vështirësi pasi është prezenca e akullit në rrugë. Duke mos mjaftuar temperaturat nën zero, në këtë qark ka edhe mungesë të energjisë elektrike.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull