Ad imageAd image

Kryemadhi: Rama dhe pak kohë jetë, ja mjekët e tij

1 min lexim

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat reagoi ashpër ndaj sjelljes së kryeministrit Edi Rama. Kryetarja e LSI deklaroi qëndrimi i qeverisë ndaj protestës së studentëve duke i dhunuar natën me polici është shprehje e degradimit të shtetit.

Kryemadhit tha se sot “studentët dhe populli ndodhen para kriminelit Edi Rama”.

Kryetarja e LSI u shpreh se kreu i qeverisë po tregon probleme serioze mendore me sjelljen e tij dhe me urdhrat që ka dhënë. Ndaj kryetarja e LSI, i bëri thirrje deputetëve të PS dhe njerëzve të përgjegjshëm në mazhorancë që të marrin në dorë fatet e vendit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjithashtu, Kryemadhi pati dhe një apel për mjekët personal të Kryeministrit, të cilët sipas saj, duhet të kujdesen më shumë për shëndetin mendor të kreut të qeverisë dhe të rekomandojnë heqjen e të drejtës së tij për të dhënë urdhra.

Ndani këtë artikull