Ad imageAd image

Aksident në rrugën Lezhë-Laç, humb jetën 62-vjeçarja

1 min lexim

Një këmbësore ka mbetur e vdekur mesnatën e djeshme, pasi u përplas nga një automjet në supestradën Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi në afërsi të kryqëzimit të Spitnit, ndërsa viktimë mbeti shtetësja me iniciale P.P 62-vjeçe banuese në Shkodër.

Viktima e cila ishte duke ecur në anë të rrugës u përplas nga një automjet tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi L.GJ 54-vjeç banues në Pukë.

Nga goditja gruaja ka vdekur në mënyrë të menjëhershme, ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nga të dhënat parapake bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë errësira në rrugë si dhe shpejtësia me të cilën po lëvizte drejtuesi i automjetit. Ai nuk e ka parë gruan që po lëvizte në anë të rrugës, duke sjellë edhe përplasjen fatale.

Ndani këtë artikull