Ad imageAd image

SHBA/ Vritet reperi i famshëm (foto)

1 min lexim

Reperi 20-vjeçar amerikan XXXTentacion, i cili u bë i famshëm falë dy albumeve hit të njëpasnjëshme, 7sht7 vrar7 dit7n e djeshme.

Vrasja ka  ndodhur në jug të Floridës ditën e hënë, kur një person e ka qëlluar me armë zjarri.

Sipas policis7 XXXTentacion, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Onfroy, u dërgua në spital përpara se të ndërronte jetë. Mësohet se reperi po dilte nga një koncesionar motorësh kur dy persona të armatosur iu afruan dhe njëri prej tyre e qëlloi.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të dyshuarit u larguan me një SUV me ngjyrë të errët.

20-vjeçari ishte një artist që gjithmonë u rrethua nga polemika gjatë karrierës së tij të shkurtër dhe aktualisht po përballej me akuza për dhunë në familje.

Ndani këtë artikull