Ad imageAd image

Banorët në Lushnjë ushqehen nga koshat e plehrave me ushqime të skaduara

1 min lexim

Ushqimet e skaduara duhet të asgjësohen nga autoritetet përkatëse, por në Lushnjë ato hidhen në koshat e plehrave. ABC News ka mësuar se shumë nga ato produkte po përdoren e konsumohen nga banorët e varfër.

Në etiketat e produkteve duket qartë data e skadencës dhe viti. Shumë nga ato afatin e përdorimit e kanë pasur deri në vitet 2016 – 2017.

Jashtë kameras banorët në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë tregojnë që sapo koshat e mbeturinave mbushen me ushqime, familjet në nevojë nxitojnë t’i marrin ato, kryesisht  detergjentet dhe ushqimet e paketuara. Ata u druhen vetëm kutive të qumështit dhe çokollatave. I lënë në kosh pasi kanë frikë t’i konsumojnë. Artikujt e tjerë karamelet, patatinat, pijet freskuese, lëngjet e frutave, apo pijet energjike në të shumtën e rasteve rrëmbehen sapo hidhen nga subjektet tregtare.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nga ana tjetër autoritetet ligj zbatuese akoma nuk kanë marrë masa për kontrolle mbi subjektet tregtare në zonë.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim nga AKU për asgjësimin e mallrave të skaduara të ushqimeve në Lushnjë.

Ndani këtë artikull