Ad imageAd image

Bllokohen produkte masive, arrestohet pronari i firmës

1 min lexim

Policia e krimit ekonomik në Shkodër ka arrestuar dje pronarin e një firme dhe 2 punonjës të saj, pasi prodhonin produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin.

Ato akuzohen për veprat penale të “ Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimi u bë pas kapjes në flagrancë, në lagjen “Skënderbeg” të shtetasve të mëposhtëm:

- reklamë -
Ad imageAd image

Gëzim Bala , 60 vjeç, banues në lagjen ” Ahmet Haxhia”, pronar i firmës,

Elis Bala, 26 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i punësuar në firmë,

Hydajete Elbasani, 60 vjeçe, banues në lagjen “Partizani”, e punësuar merceologe në firmë,

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi D.H 45 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, provat materiale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë, Shkodër

 

Ndani këtë artikull