Ad imageAd image

Braimllari: Rama, diktatori që kërkon të shkatërrojë kulturën

2 min lexim

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, në një postim në rrjetet sociale tha se Rilindja nuk do hyjë në histori vetëm për kriminalizimin e vendit, varfërinë, emigrimin e të rinjve, pasigurinë dhe korrupsionin, por dhe për shkatërrimin e kulturës e të vetmit Teatër Kombëtar me ligj.

Postimi i plotë

Sjellja në parlament e ligjit me procedurë të përshpejtuar për prishjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave klienteliste të Edi Ramës është shenja më e mirë se ky kryeministër do të heqë çdo përgjegjësi nga ana e tij.

- reklamë -
Ad imageAd image

Me votën e parlamentit kërkon të shkatërrojë në mënyrë të ligjëruar të vetmin Teatër Kombëtar dhe të ndërtoj kullat e tij klienteliste. Kjo përpjekje e Edi Ramës tregon dhe njëherë kulturën e tij diktatoriale që vetëm me votat e Rilindjes kërkon të ligjërojë prishjen e Teatrit Kombëtar.

Rilindja nuk do hyjë në histori vetëm për kriminalizimin e vendit, varfërinë, emigrimin e të rinjve, pasigurinë dhe korrupsionin, por dhe për shkatërrimin e kulturës e të vetmit Teatër Kombëtar me ligj.

Kjo tregon, natyrën diktatoriale të Edi Ramës i cili për çdo gjë bën një fajtor dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Fajin e ka populli, fajin e kanë artistët dhe nesër kur të prishet Teatri Kombëtar me ligj dhe të ndërtohen kulla klienteliste do thotë fajin e ka Kryetari i Bashkisë dhe deputetët e mi që e votuan këtë ligj në parlament.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull