Ad imageAd image

E konfirmon policia: Një i vdekur dhe 2 të plagosur nga aksidenti, emrat

1 min lexim

Janë nxjerrë nga mjeti 3 personat që ranë në greminë mbrëmjen e sotme në Surrel. Policia njofton se një prej personave ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerët janë dërguar drejt spitalit.

“Personat u nxorën nga mjeti.

Shtetasit Lulzim Balla, rreth 60 vjeç dhe Zyhdi Alcani, rreth 55 vjeç janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi tjetër ende i paidentifikuar i moshës rreth 25-30 vjeç ka ndërruar jetë”, njofton policia.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull