Ad imageAd image

Mbyllet plazhi i famshëm nga filmi “The Beach”, arsyeja

1 min lexim

Autoritetet në Tajlandë kanë njoftuar se do “zgjasin pafundësisht mbylljen” e gjirit të bukur që u bë i famshëm nga filmi i Leonardo DiCaprio, “The Beach”.

Gjiri Maya do të qëndrojë i mbyllur derisa të rimëkëmbet nga vite të tëra të dëmtimit të mjedisit, shkaktuar nga turistët e shumtë.

Ata kishin njoftuar më parë se plazhi do të qëndronte i mbyllur nga data 1 qershor deri në 20 shtator të 2018-ës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por përmes një njoftimi në gazetën Mbretërore, autoritetet njoftojnë se gjiri do të qëndrojë i mbyllur “derisa resurset natyrore detare të kthehen në gjendjen e tyre normale”.

Plazhi u bë i famshëm në vitin 1999 kur Leonardo DiCaprio dhe ekipi i Hollivudit zbarkuan për xhirimet e filmit “The Beach”.

Prej asaj dite plazhi është vizituar mesatarisht nga 200 varka dhe 4 mijë turistë në ditë. Studimet e fundit të kryera nga një ekip i biologëve detarë gjetën se një pjesë e madhe e shkëmbinjve koralorë në këtë zonë ishin zhdukur.

Ndani këtë artikull